Tuesday, October 25, 2016

Acetylcystein-CIMEX

Çfarë është Acetylcystein-CIMEX dhe kur përdoret?
Acetylcystein-CIMEX përmban substancën aktive acetilcisteinë, e cila prodhohet nga një aminoacid natyror.
Acetylcystein-CIMEX e bën të lëngshme dhe e zbërthen mukozën e fortë në traktin respirator dhe lehtëson kështu nxjerrjen përmes kollës të mukozës së ngelur; ngacmimi për kollitje zvogëlohet dhe frymëmarrje lehtësohet.

Acetylcystein-CIMEX përdoret tek të gjitha sëmundjet e traktit respirator me krijim tej mase të sekretimeve viskoze, që nuk mund të nxirren jashtë përmes kollitjes aspak apo vetëm në masë të pamjaftueshme, p.sh. te sëmundjet e gripit dhe të ftohjes si dhe tek bronkiti akut.

Me përshkrim të mjekut  Acetylcystein-CIMEX mund të përdoret edhe tek bronkiti kronik, tek pezmatimi i mukozës së laringut dhe të mukozës së trakesë, astma bronkiale, pezmatimi i sinuseve paranazale si dhe si trajtim plotësues tek fibroza cistike (mukoviscidoza).

Çfarë duhet të vihet re gjatë përdorimit te acetilcisteines?
Duhani shkakton krijimin përtej mase të mukozës bronkiale. Heqja dorë nga duhani e rrit ndikimin e Acetylcystein-CIMEX.
Nëse pas 14 ditëve nuk shfaqet asnjë përmirësim, duhet të konsultohet mjeku apo farmacisti.

Për diabetikët
Acetylcystein-CIMEX mund të merret nga diabetikët, sepse nuk përmban substanca të ëmbla diabetogjene.
1 qeskë Acetylcystein-CIMEX 100 mg i përgjigjet afro 0,3 njësi buke.

Kur nuk duhet të merret Acetylcystein-CIMEX?

Mos e përdorni Acetylcystein-CIMEX, nëse reagoni në mënyrë alergjike ndaj substancës aktive acetilcisteinë ose nëse vuani nga ulcera e stomakut.
Përveç kësaj Acetylcystein-CIMEX nuk duhet të merret bashkë me barna që zbusin kollën. Përmes mbajtjes së refleksit të kollitjes nuk mund të nxirret jashtë mukoza e holluar përmes Acetylcystein-CIMEX, çka mund të sjellë deri tek ngecja e sekretimeve me rrezikun e ngërçit bronkial dhe deri tek një rrezik i shtuar i infektimit të traktit respirator.
Qeskat me granulat prej 600 mg acetilcisteinë nuk lejohet të merren nëse ekziston sëmundja e metabolizmit të fenilketonurisë.
Qeskat me granulat prej 600 mg acetilcisteinë nuk lejohen të përdoren tek fëmijët nën 12 vjeç (tek fëmijët me sëmundjen e metabolizmit të mukoviscidozës (fibrozës cistike) nën 6 vjeç) për shkak të përmbajtjes së lartë të substancës aktive.
Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Acetylcystein-CIMEX?

Nëse deri tani ndonjëherë gjatë marrjes së ndonjë ilaçi që përmban acetilcisteinë (substancë aktive të Acetylcystein-CIMEX) keni reaguar me ekzantemë apo ankesa gjatë frymëmarrjes, do të duhej ta informoni patjetër mjekun ose farmacistin para marrjes së Acetylcystein-CIMEX.

Nëse tek ju ekziston rreziku i gjakderdhjeve në traktin gastrointestinal (p.sh. ulcera e stomakut), atëherë do të duhej ta merrni ilaçin vetëm nën kontrollin mjekësor.

Marrja e njëkohshme e ilaçeve të caktuara mund të sjellë deri te pengimi reciprok i ndikimit.

Kështu ndikimi i disa ilaçeve kundër ngushtimit të traktit respirator (bronkodilatatorët) si dhe i disa ilaçeve që përdoren gjatë çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në arteriet koronare (nitroglicerina tek angina pectoris) mund të përforcohen përmes Acetylcystein-CIMEX.

Gjatë trajtimit të njëkohshëm me antibiotikë, gjatë marrjes së këtyre antibiotikëve dhe Acetylcystein-CIMEX duhet të përmbahet një distancë kohore prej 2 orësh.

Informojeni mjekun tuaj ose farmacistin  nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A mund të përdoret Acetylcystein-CIMEX gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?

Në bazë të përvojave të deritanishme, në rast të përdorimit sipas rregullave, nuk është i njohur ndonjë rrezik për fëmijën. Por hulumtimet sistematike shkencore nuk janë zbatuar kurrë.

Për kujdes do të duhej të hiqni dorë mundësisht nga ilaçi gjatë shtatzënisë dhe kohës së dhënies së gjirit ose ta pyetni për këshillë mjekun ose farmacistin.

Si ta përdorni Acetylcystein-CIMEX?
Përmbajuni dozës së shënuar në fletën e udhëzimin për pacientë apo të udhëzuar nga mjeku apo farmacisti.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Nëse nga mjeku nuk është udhëzuar ndryshe:
Treteni përmbajtjen e një qeske në ½ gote me ujë dhe përzieni mirë.
Dozimet e zakonshme janë:

Të rriturit dhe të rinjtë mbi 12 vjeç

1 qeskë prej 200 mg 3× në ditë, ose
1 qeskë prej 600 mg 1× në ditë, në mbrëmje.
Fëmijët nga 2–12 vjeç

1 qeskë prej 100 mg 3× në ditë.
Fëmijët nga 1 vjeç deri 2 vjeç

½ qeske prej 100 mg 3× në ditë.
Ndikimi i Acetylcystein-CIMEX shfaqet pas 2–3 ditëve të trajtimit. Kjo do të duhej të vazhdohej gjatë 10 ditëve.
Fëmijëve nën 2 vjeç lejohet t’u jepet Acetylcystein-CIMEX vetëm me përshkrim të mjekut.
Tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël deri në 1 vjeç lejohet të jepet Acetylcystein-CIMEX vetëm në rastet e detyrueshme dhe nën kontrollin mjekësor stacionar.
Trajtimi për kohë të gjatë (tek bronkiti kronik) vetëm me përshkrim mjekësor.
Kohëzgjatja maksimale e trajtimit arrin 3–6 muaj.
1 qeskë prej 200 mg 2× në ditë.

Nëse krijimi tej mase i mukozës dhe kollitja e lidhur me të nuk ndalen pas një trajtimi prej 2 javësh, do të duhej të shkoni te një mjek, në mënyrë që ai të sqarojë shkaktarin e saktë dhe të përjashtojë sëmundjen eventuale të dëmshme të traktit respirator.

Fibroza cistike (Mukoviscidoza):
Fëmijët nga 1 vjet deri 2 vjeç

1/2 bustina prej 100 mg 3× në ditë.
Fëmijët nga 2–6 vjeç

1 qeskë prej 100 mg 3× në ditë.
Më të vjetër se 6 vjeç

2 qeska prej 100 mg 3× në ditë, ose
1 qeskë prej 200 mg 3× në ditë, ose
1 qeskë prej 600 mg 1× në ditë, në mbrëmje.
Kundërmimi i lehtë i hidrogjenit të squfurit gjatë hapjes së qeskës zhduket shpejtë dhe nuk ka ndikim në efikasitetin e ilaçit.

Mos e tretni Acetylcystein-CIMEX njëkohësisht me ilaçe të tjera.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Acetylcystein-CIMEX?
Gjatë marrjes së Acetylcystein-CIMEX mund të shfaqen këto ndikime anësore: rrebulli i lehtë i lëkurës, dhimbje të kokës dhe temperaturë, si dhe gulçim, pështirosje, vjellje dhe/ose diarre.
Në raste të rralla tek personat e prirë për to mund të vije deri tek reaksionet alergjike të lëkurës, me rrebull dhe kruajtje, dhe të organeve të frymëmarrjes, me ankesa në frymëmarrje. Në këtë rast duhet ta ndërpritni marrjen dhe të shkoni tek mjeku juaj.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun ose farmacistin.

Çka duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Ilaçi duhet të ruhet në temperaturë të dhomës (15-25 °C) dhe në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët. Të mbrohet nga nxehtësia, drita dhe lagështia.
Informata të mëtejshme ju jep mjeku juaj ose farmacisti.
Këta persona zotërojnë informata të hollësisshme profesionale.

Çfarë përmban Acetylcystein-CIMEX?
1 qeskë Acetylcystein-CIMEX 100 mg prej 3 g granulat përmban:
Substancë aktive: acetilcisteinë 100 mg.
Substanca ndihmëse: substancë ëmbëlsuese sakarinë (E 954), substancë aromatike.

1 qeskë Acetylcystein-CIMEX 200 mg prej 3 g granulat përmban:
Substancë aktive: acetilcisteinë 200 mg.
Substanca ndihmëse: substancë ëmbëlsuese sakarinë (E 954), substancë aromatike.

1 qeskë Acetylcystein-CIMEX 600 mg prej 3 g granulat përmban:
Substancë aktive: acetilcisteinë 600 mg.
Substanca ndihmëse: substancë ëmbëlsuese aspartam (E 951), substancë aromatike.

Ku mund të merrni Acetylcystein-CIMEX? Cilat paketime ekzistojnë?

30 qeska prej 3 g me 100 mg acetilcisteinë.
30 qeska prej 3 g me 200 mg acetilcisteinë.
10 qeska prej 3 g me 600 mg acetilcisteinë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive