Tuesday, October 25, 2016

Aciklovir (krem) Zdravlje

Përbërja:
1 g krem përmban 50 mg Aciklovir

Forma farmaceutike:
Krem

Indikacionet terapeutike

herpes simplex labialis dhe herpes simplex genitalis.
Doza dhe menyra e administrimit
Kremi Aciklovir Alkaloid duhet të përdoret lokalisht në zonën e infektuar dhe përreth saj, në një shtresë të hollë çdo 4 orë (5 herë në ditë).
Mjekimi zgjat mesatarisht 5 ditë.

Kundërindikacione
Kremi Aciklovir kundërindikohet në pacientë me mbindjeshmëri ose intolerantë ndaj çdonjërit prej përbërësve të tij.

Masa paralajmëruese dhe kujdesi gjatë përdorimit.
Nqs kremi përdoret njëkohësisht me prezervativë me përbërje lateksi (në penis apo rektum) elasticiteti dhe siguria e prezervativëve ulet.
Kremi nuk përdoret për sytë.

Efekte të padëshirueshme
Kremi Aciklovir tolerohet mirë.
Rrallë mund të shkaktojë irritim apo djegie në zonën e mjekimit.

Karakteristikat farmakologjike

Acikloviri është virostatik me selektivitet të lartë kundrejt viruseve Herpes simplex 1 e 2 dhe virusit Varicella zoster. Efekti antiviral arrihet nëpërmjet ndërhyrjes në sintezën e ADN-së dhe frenimit të replikimit viral. Acikloviri frenon sintezën e ADN-se duke ndërhyrë te ADN polimeraza.
Në qelizat e infektuara me herpes in vitro, aktiviteti antiviral i aciklovirit bazohet në shndërrimin brendaqelizor në aciklovir trihidrat.
Acikloviri ka aktivitet të ulët ndaj ADN-së humane pasi faza e parë e shndërrimit në monofosfat katalizohet nga timidin kinaza virale
Përthithja varet nga formulimi dhe vendi i përdorimit. Shpërndarja e medikamentit në epidermën bazale (vendi i infeksionit) gjatë përdorimit lokal ështe 30%-50% e sasisë së arritur gjatë përdorimit oral. Përdorimi në lëkurë të dëmtuar e rrit lehtësisht përthithjen.
Paketimi:
Tub alumini me shtresë të shkëlqyeshme që përmban 5gr krem.

Ruajtja :
të ruhet në temperaturë nën 25 gradë celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet