Sunday, October 23, 2016

Bronkiti

Bronkiti është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes e cila shkakton inflamim (pezmatim) të membranës së mukozës së rrugëve bronkiale në mushkëri. Meqë membrana e irrituar gungëzohet dhe bëhet më e trashë, kjo i ngushton ose i mbyll rrugët e vogla të frymëmarrjes në mushkëri, duke sjellë periudha kollitjesh që mund të shoqërohet nga gëlbazi dhe vështirësi në frymëmarrje.

SHKAKTARËT

Çfarë e shkakton bronkitin?

Bronkiti akut në përgjithësi shkaktohet nga infektime të mushkërive, 90 për qind e të cilave janë me origjinë virusale. Sulmet e përsëritura të bronkitit akut, të cilat me kalimin e kohës dobësojnë dhe irritojnë rrugët bronkiale, mund të çojnë në bronkit kronik.

Ndotja industriale është një shkak tjetër. Bronkiti kronik gjendet në shkallë më shumë se normale te minatorët e qymyrgurit, punëtorët e drithërave, punëtorët e metalit, dhe njerëzit të tjerë të cilët vazhdimisht janë të ekspozuar në pluhur dhe tym.

Por shkaktari kryesor është pirja e rëndë dhe afat-gjate e duhanit, që irriton rrugët bronkiale dhe bën që ata të prodhojnë mukus të tepruar. Simptomat e bronkitit kronik po ashtu përkeqësohen nga përqendrimet e larta të dioksidit sulfurik dhe ndotësve të tjerë të atmosferës.

SIMPTOMAT

Simptomat e bronktitit akut

Simptoma më e shprehur e bronkitit akut është kollitja që fillimisht është e thatë. Pas disa ditësh, kollitja mund të nxjerrë gëlbazë. Ju mund të keni temperaturë të ulët dhe të ndjeheni të lodhur.

Simptomat e bronkitit akut zakonisht fillojnë tre ose katër ditë pas ndonjë infektimi të traktit të sipërm respirator, si hundë, fyt dhe gurmaz (laring). Shumica e njerëzve përmirësohen pas dy ose tre javësh. Por disa njerëz vazhdojnë të kenë kollitje për më shumë se katër javë.

Pneumonia po ashtu mund të ketë simptoma të ngjashme me ato të bronkitit akut. Pasi pneumonia mund të jetë serioze, është e rëndësishme të dallohen këto dy sëmundje. Simptomat e pneumonisë mund të përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, dhe frymëmarrje të shkurtuar.

Mjekimi i bronkitit akut

Shumica e njerëzve mund t’i trajtojnë simptomat e bronkitit akut në shtëpi. Pini sa më shumë lëngje. Përdorni medikamente ndihmëse të kollitjes, të cilat përmbajnë ekspektorant, nëse mjeku ua preferon këtë. Kjo ua lehtëson të nxirrni mukusin (gëlbazën) kur kolliteni. Përdorni pastile (bonbone që përtypen në gojë) ose spërkatës të fytit për të zbutur dhimbjen dhe fytin e tharë. Këto nuk e ndalojnë kollitjen, por bëjnë që fyti juaj të ndjehet më mirë.

Shumica e njerëz nuk kanë nevojë për antibiotikë për të mjekuar bronkitin akut. Tregoni mjekut nëse keni sëmundje të tjera të zemrës ose mushkërive, si pamjaftueshmëri të zemrës, sëmundjen obstruktive pulmonare kronike ose astmë. Ju mund të keni nevojë për mjekim më të gjerë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet