Saturday, October 1, 2016

Echinacin MADAUS (shurup, solucion, tableta)

Echinacin MADAUS (shurup, solucion, tableta)
Lënda vepruese
Ext. echinaceae purpureae herba.
Lëng i koncentruar i bimes Echinaceae purpureae (echinaceae purpureae herba).
Indikacionet
·         Përdoret si masë mbështetëse në trajtimin e infeksioneve recidive të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe ato të poshtme urinare.
·         Për trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.
·         Në gjëndjet gripale.
·         Për trajtimin e infeksioneve urinare si  dhe ato rezistente nga antibiotikët.
Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Echinacin MADAUS Shurup
Fëmijët nga 4 deri 6 vjeç duhet të marrin 2.5 ml Echinacin MADAUS Shurup  3 herë në ditë me lëngje te mjaftueshme.
Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç duhet të marrin 5 ml Echinacin MADAUS Shurup 2 herë në ditë me lëngje të mjaftueshme.
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç duhet të marrin 5 ml Echinacin MADAUS Shurup  3 herë në ditë me lëngje të mjaftueshme.
Echinacin MADAUS Solucion:
Fëmijët e grupmoshës 4-6 vjeç duhet të marrin 1.25 ml Echinacin MADAUS Solucion tre herë në ditë e shoqëruar me lëngje të bollshme.
Fëmijët e grupmoshës 6-12 vjeç duhet të marrin 2 ml Echinacin MADAUS Solucion tre herë në ditë e shoqëruar me lëngje të bollshme.
Të rriturit dhe fëmijët e grupmoshës mbi 12 vjeç duhet të marrin 2.5 ml  Echinacin MADAUS Solucion 3 herë në ditë e shoqëruar me lëngje të bollshme.
Echinacin MADAUS Tableta:
Të rriturit 3 here 1 tab në ditë.
Kohëzgjatja e përdorimit është: 8 javë pa ndërprerje, 4 javë ndërprerje (pushim) dhe vazhdohet për 4 deri 8 javë të tjera.
Kunderindikacionet
Echinacin Madaus solucion nuk duhet të përdoret në rast të një mbindjeshmërie ndaj përbërësit veprues ose ndaj njërit prej elementeve përbërës të këtij medikamenti.
Për arsye parimore, nuk duhet të përdorni Echinacin Madaus solucion në raste të sëmundjeve progresive sistemike si tuberkulozi, leuçemia, ose sëmundje të ngjashme me leuçemine (leukoza), sëmundjet reumatizmale të indeve lidhëse (kolagenosa), skleroza multiple, sëmundjet e AIDS, infeksioni HIV dhe sëmundje të tjera autoimune.
Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Skuqe të lëkurës, kruajtje, rrallë edema në fytyrës, e vështirësi frymëmarrje, vertigo dhe uljen e tensionit të gjakut.

Mënyra e ruajtjes
Të mbahet në vend të thatë e të freskët.
Të ruhet larg arritshmërise së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive