Monday, October 24, 2016

FRAKTURAT

Konsiston në ndërprerjen e plotë ose jo të plotë të pjesës së një kocke për shkak të një goditje violente.
Frakturat mund të jenë të mbyllura(të brendshme) kur megjithëse kocka është thyer nuk del jashtë apo të jashtme kur kocka çan lëkurën dhe del jashtë.
Ky tip i dytë i frakturave janë të rënda jo vetëm sepse mund të
provokojnë një seri hemoragjish të jashtme por edhe sepse bar-
tin rrezikun e infeksionit.Indet kockore,në fakt,nuk vijnë në
kontakt me mikroorganizmat e jashtëm që mund të përbëjnë
një rrezik të madh dhe ti japin origjinë një serie komplikacionesh.
Simptomat: dhimbje e fortë në pjesën e thyer që rritet me lëvizjen                


 më të vogël,vështirësi në lëvizje normale të pjesës së dëmtuar                   
dhe fryrje,deformim të pjesës së goditur dhe prezenca e plagës
si pasojë e thyerjes.
Si të ndërhyjmë: qëllimi kryesor i ndihmës është të ndalojë
çfarëdo lloj lëvizje që mund të shkaktojë dëmtim tek i dëmtuari.
Lëvizja jo vetëm mund të bëjë thyerjen më të dhimbshme por
mund dhe ta rëndojë atë;në të gjitha rastet të kërkohet ndihma e
kualifikuar.                                                                                                           

Në rast se viktima e një aksidenti ka një apo më shumë pjesë të thyera:



ÇFARË DUHET BËRË

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të mos lëvizet pjesa e thyer(të paktën deri sa të ka-
pet me ndonjë mjet të rastit);
-pasi e kemi lidhur pjesën, të kryejmë nëse është e nevojshme masat anti-shok;
-të mbulohet plaga si pasojë e thyerjeve me materia-
le të pastra.
-të përpiqemi të korigjojmë thyerjen për të kufizuar dhimbjen;
-të ftojmë të dëmtuarin të lëvizë pjesën e thyer për të vlerësuar shkallën e dëmtimit;
-në rast thyerje me dalje të kockës,të kërkojmë ri-
vendosjen e saj;
-ti japim të dëmtuarit pije alkolike.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet