Monday, October 24, 2016

GJENDJA E PAPËRGJEGJSHMËRISË

I dëmtuari është në gjendje të papërgjegjshme(pa ndjenja) kur,megjithëse merr frymë dhe ka rrahje të zemrës,nuk reagon ndaj ngacmimeve të jashtme(shuplakë,pickim etj.),nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje
dhe nuk është në gjendje të kryejë lëvizje të thjeshta.
Ndonjëherë mund të ketë rrugët e ajrit pjesërisht apo plotësisht të bllokuara duke bërë shumë më të vështirë frymëmarrjen.

Nëse viktima e një aksidenti rrugor është pa ndjenja:

ÇFARË DUHET BËRË

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të shihet nëse merr frymë akoma duke vendosur
dorën në pjesën e poshtme anësore të gjoksit,ose
mbi bark;
-nëse merr frymë spontanisht,të vendoset në pozi-
cionin anësor të sigurisë;
-nëse nuk merr frymë,të lirohet hunda dhe goja nga
pengesat e mundshme;
-të mbahet nën kontroll gjendja e tij deri në mbërrit-
jen e ambulancës.
-ta bëjmë të lëvizë dhe të flasë të dëmtuarin për ta
mbajtur zgjuar;
-të mbahet plotësisht i bllokuar trupi i të dëmtuarit;
-të fashohet dhe të bllokohet koka e të dëmtuarit;
-të pyetet i dëmtuari nëse ka dhimbje në kokë.



















Si të ndërhyjmë
për të dëgjuar frymëmarr-
jen e tij të afrohet veshi pranë gojës së tij ose të
vendoset dora mbi bark.

për ti lehtësuar frymëmarr-
jen të lirohet hunda dhe go-
ja nga pengesat e mundshme.

të rrotullohet koka butë-
sisht prapa.Ky pozicion
lehtëson kalimin e ajrit.



Në këtë pikë,nëse i dëmtuari në gjendje pa ndjenja merr frymë spontanisht,të vendoset në pozicionin anë-sor të sigurisë,ose përndryshe të praktikohet frymëmarrja artificiale.

 POZICIONI ANËSOR I SIGURISË
Ky pozicion realizohet(nëse nuk ka fraktura në kolonën vertebrale) tek të dëmtuarit pa ndjenja që marrin
frymë,për të garantuar frymëmarrje normale dhe për të lehtësuar daljen e papastërtive nga goja të cilat mund të provokojnë mbytjen.

 Pozicioni anësor i sigurisë kryhet sipas mënyrës së mëposhtme:

të vendosemi anash trupit të të dëmtuarit,pastaj i rro-
tullojmë trupin,në mënyrë
që të vendoset anash.

të përkulet dhe të mbështe-
tet në tokë krahu dhe këmba
për të stabilizuar të plagosu-
rin në pozicionin e ri.

të rrotullohet lehtësisht drejt
sipërfaqes së tokës koka e të
dëmtuarit duke i hapur gojën,
në mënyrë që të lehtësojmë
daljen e papastërtive.


Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive