Sunday, October 23, 2016

Hepatiti A

Hepatiti A është një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme që e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.

Çfarë e shkakton hepatitin A?

Hepatitin A shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.

Kush preket nga hepatiti A?

Çdokush mund të preket nga hepatiti A, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:

Njerëzit të cilët udhëtojnë ose jetojnë në vende të pazhvilluara
Njerëzit të cilët jetojnë me dikë që ka hepatiti A
Njerëzit të cilët përdorin substanca ilegale, përfshirë droga që nuk kanë nevojë të injektohen
Meshkujt të cilët bëjnë seks me meshkuj.
Si mund të merret hepatiti A?

Ju mund ta merrni hepatitin A përmes kontaktit me fecesin e ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:

Keni ngrënë ushqime të bëra nga ndonjë person i infektuar i cili nuk i ka pastruar duart e tij/saj pasi ka përdorur tualetin
Keni pirë ujë të papastër ose keni ngrënë ushqime të lara me ujë të papastër
Keni futur në gojë një gisht ose objekt që ka lënë në kontakt me jashtëqitjen e ndonjë personi të infektuar
Keni kontakte të afërta personale me një individ të infektuar, si për shembull përmes seksit ose nëse kujdeseni për ditë që është i sëmurë (duhet ta ushqeni, ta pastroni; të jeni në kontakte me të).
Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin A nëse:

Dikush ka teshtirë ose kollitur në ju
Nëse jeni ulur afër ndonjë personi që ka hepatiti A
E keni përqafuar ndonjë person të infektuar.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet