Sunday, October 23, 2016

Hipertensioni arterial

Hipertension arterial përcaktohet rritja e presionit të gjakut permbi vlerat që konsiderohen normale.
Një person konsiderohet hipertonik, ateherë kur presioni arterial është më I madh se 140 mmHg / 90 mmHg.
Fiziologjia e TA
Presioni arterial shpreh  forcën elastike që aplikohet mbi përmbajtjen e gjakut nga muret e arteries.
Qellimi i presionit arterial është të shtyjë gjakun dhe përbërësit e tij (eritrocitet etj…)ne të gjithë organizmin, për të oksigjenuar organet dhe indet e ndryshme të tij. Sa më shumë enët e gjakut lergohen nga zemra, aq më I ulët është presioni arterial. Ky ngadalësim i fluksit të gjakut, lejon depërtimin e oksigjenit nëpër inde.
Faktorët që përcaktojnë TA
Presioni arterial ndryshon:
  1. Sipas vendin ku matet tensioni: sa me afër zemrës të jetë ena ku matet aq më i lartë është presin arterial. Pra, presioni më i madh dhe i saktë është ai i aortës. Presioni i matur në nivel të krahëve është i afërt me atë të aortës.
  2. Sipas ritmit ditor : ai është më i lartë gjatë ditës, kur kryhet aktiviteti fizik, se sa gjatë natës. Ai varion gjithashtu në funksion të emocioneve, gjendjes psikike, etj.
  3. Sipas moshës : ai është më I lartë me rritjen e moshës.
  4. Sipas sezonit : ai është mi i ulët në verë se sa në dimër.
Presioni arterial i përgjigjet rregullit të mëposhtëm : Presioni arterial është i barabartë me rezistencën e enës të gjakut shumëzuar debitin kardiak.
Rezistenca e enës së gjakut dëshmon për rigiditetin e murit të arteries. Ajo mund të rritet si pasojë e  trashjes së murit arterial, është në funksion të moshës.
Debiti kardiak përfaqëson sasinë e gjakut të hedhur nga zemra në cdo kontraksion të saj, kjo është afërsisht 5 litra në minutë. Ai shtohet kur shtohet frekuenca kardiake.
Incidenca e hipertensionit arterial
Afërsisht 10% e popullsisë është e prekur nga hipertensioni. Meshkujt janë më të prekur se sa femrat para menopauzës. Kjo diferencë zhduket pas menopauzës.
Tensioni arterial
Tensioni arterial matet me mmHg. Ai përbëhet nga :
  • Tensioni sistolik:atëherë kur zemra kontraktohet dhe gjaku hidhet nga aorta për të perfuzionuar pjesën tjetër të trupit (presioni arterial maksimal)
  • Tensioni diastolik : që është tensioni arterial kur zemra nuk kontraktohet, është në diastol 9presioni arterial minimal).
Stadet e hipertensionit
Stadi 1 :
  • Sistolik : 140/159 mmHg
  • Diastolik : 90/99 mmHg
Stadi 2:
  • Sistolik : 160/179 mmHg
  • Diastolik : 100/109 mmHg
Stadi 3:
  • Sistolik : më i lartë se 180 mmHg
  • Diastolik : më i lartë se 110 mmHg
Si matet tensioni arterial
  1. Vendosja e një kateteri arterial. Kjo është metoda më e sigurtë, por ajo nuk mund te përdoret në kushte ambulatore.
  2. Matja e tensionit arterial me anë të manshetës. Matja kryhet në qetësi jashtë cdo sforcimi dhe stresi, ne një vend të qetë dhe pasi personi ka qendruar për 5 minuta në qetësi. Kjo është metoda më e përdorshme, që mund të kryhet edhe në kushte shtëpie.
Në pjesën e sipërme të krahut vendoset një manshetë me madhësi adapte në raport me krahun. Stetoskopi lejon të dëgjohen pulsimet kardiake dhe manometri për të vizualizuar vlerat e tensionit arterial. Fillimisht, mansheta komprimon arterien, aq sa gjaku të mos kalojë në të, pastaj ai shfryhet ngadalë. Kur dëgjohet gjaku të kalojë nëpër arterie, ky është presioni sistolik. Kur pulsimet kardiake nuk dëgjohen me, ai cast korrespondon me presion diastolik.
Shkaqet e hipertensionit arterial
Ka dy tipa të HTA :
a)     Hipertensioni esencial ose primar. Flitet për hipertensionin primar, kur nuk gjendet shkaku I vërtetë i sëmundjes. Ky është tipi më i shpeshtë i HTA (95% të rasteve ). Ky ka origjinë gjenetike.
b)    Hipertensioni sekondar: flitet për hipertension sekondar, kur ky është rezultat i një sëmundje ose crregullimi organik.
  • Mosha është një faktor i rendësishëm; sa më shumë plakemi aq më shumë arterie forcohen
  • Disa medikamente provokojnë hipertension anti-migrenozet, kortizoni, disa anti-inflamatorë, pilulat kontraceptive
  • Disa hormone të sekretuara nga surrenalët kanë një efekt hiprertensiv. Bëret fjalë për adrenalinën, kortizolin dhe aldosteronin.
Sëmundjet shoqëruese të hipertensionit
a)     Hiperkolesterolemia : një nivel i lartë i kolesterolit në gjak, në prezencë të hipertensionit, shton rriskun kardiovaskular
b)    Diabeti: po ashtu edhe niveli i lartë i glicemisë ka të njejtin efekt
c)     Duhani: të pish duhan në prani të hipertensionit rrit gjithashtu rrezikun kardiovaskular.
Cilat janë komplikacionet e lidhura me hipertensionin arterial
Komplikacionet e hershme
a)     Rritjet akute të tensionit arterial. Në këtë rast tensioni është më i ulët se rastin e krizës hipertensive akute. Shenjat janë:gjak nga hundët, marrje mendsh, dhimbje koke, shtrëngim ne gjoks. Trajtimi i këtyre hipertensionevektyhet në kushte spitalore nëpërmjet administrimit intravenoztë antihipertensivëvedhe diuretikëve.
b)    Hipertensioni arterial shumë i rëndë. Kriza hipertensive është rreziku kryesor. Tensioni arterial sistolik mund të arrijë mbi 250 mmHg dhe ai diastolik mbi 130 mmHg. Shenjat e saj janë konvulsionet, dhimbje të forta koke, të vjella, humbje të vetëdijes deri në koma, hemorragji cerebrale masive. Edema pulmonare akute është rreziku i dytë më i shpeshtë.
Komplikacionat e vonshme
  • Aksidenti vaskular cerebral. Është komplikacioni kryesor i hipertensionit arterial.
  • Komplikacione kardiake. Për të suportuar presionet e larta të gjakut, arteriet bëhen rigide. Në këtë mënyrë zemra, është e detyruar të punojë më shumë per të pompuar gjakun, në këtë mënyrë ajo hipertrofizohet dhe muret e saj trashen. Nje zemër e hipertrofizuar është shumë e rrezikuar të pësojë infarkt të miokardit dhe crregullime të ritmit kardiak.
  • Insuficincë renale. Një person është shumë i rrëzikuar të pësojë një insuficincë renale.
Ekzaminime komplementare
  1. Gjak : kreatinina, kalemia, glicemia, kolesteroli, trigliceridet, uricemia.
  2. Urinë : proteinuria, hematuria.
  3. ECG : kërkimi i hipertrofisë së ventrikulit të majtë.
  4. Ekografia kardiake
  5. Fundus okuli
Evolicioni i HTA
  • drejt insuficiencës kardiake të majtë fillimisht dhe më pas totale
  • drejt insuficiencës renale kronike
  • edema akute pulmonare
  • aksidenti vaskular cerebral
  • diseksion të aortës
  • hipertension arterial malinj
trajtimi i HTA
  1. përpara se të merret vendimi për trajtimin e HTA, është e rendësishme të përjashtohen hipertensionet false: matjet jo të sakta, sindromi i bluzës së bardhë
  2. në një kohë të dytë, duhen eliminuar shkaqet e hipertensionit sekondar: marrja e medikamenteve hipertensive, alkolit, kokainës
  3. fillimi i një trajtimi jomedikamentoz duke ndjekur disa rregulla higjienodietetik: pakësimi i përdorimit të alkolit, të kripës (më pak se 5gr/ditë), renia në peshë. Këto masa të thjeshta, ndonjëherë mund të evitojnë marrjen e medikamenteve ose të ulin dozën e tyre. Po ashtu duhen patur parasysh duhani, klesteroli dhe diabeti, që janë faktorë rreziku kardiovaskular.
Trajtimi medikamentoz
Në funksion të faktorëve të riskut dhe dëmtimi të organeve, përcaktohen në se është i nevojshëm trajtimi me medikamente.
Faktorët e riskut
  • duhani
  • niveli i kolesterolit shumë i lartë
  • diabeti
  • mosha >60 vjec
  • seksi (meshkujt, femrat pas menopauzës )
  • trashëgimi për sëmundjet kardiovaskulare
Prekja e organeve
  • Prekja kardiake
  • Aksidenti vaskular cerebral
  • Prekje arteriale
Trajtimi medikamentoz
Ky trajtim përbëhet nga disa klasa medikamentesh. Ato ulin mesatarisht tensionin diastolik nga 5 në 10 mmHg dhe atë sistolik nga 15 në 20 mmHg.
Zgjedhja e medikamentit bazohet në: moshën, sëmundjet shoqëruese dhe nga toleranca ndaj atij medikamenti. Dhe në të vërtetë bëhet fjalë për medikamente që përdoren për një kohë të gjatë, pra duhet të tolerohen mire.
Hipertensivët veprojnë qoftë duke ulur rezistencën arteriale, qoftë duke pakësuar debitin e gjakut në arterie.
Medikamentet që ulun debitin e gjakut
  • Beta – bllokuesit. Ato veprojnë duke ulur frekuencën kardiake, duke pakësuar kështu debitin kardiak. Këto janë medikamente shume efikase që kanë njëkohësisht një efekt kardioprotektor.
  • Beta – bllokuesit kryesor jane atenolol, propranolol, metoprolol.
Medikamentet që dilatojnë arterien (me qëllim uljen e rezistencës )
  • Antagonistët e kalciumit, ato veprojnë direkt në muskujt e arterieve. Kalci – bllokuesit kresor nifedipina, diltiazem, verapamil, nicardipinë.
Inhibitorët e enzimës së konversionit
Këto medikamente frenojnë prodhimin e angiotenzinës (enzimë kjo që shkakton kontraktim të arterieve ) nga veshkat. Medikamentet kresore:captropil, enalapril.
Alfa – bllokuesit
Këto medikamente bllokojnë fiksimin e adrenalinës në receptorët alfa, gjë që ndalojnë këtë hormon (adrenalinën) të jape kontraksion të arterieve. Alfa – bllokuesit ktesor janë :prazosinë, urapidil.
Diuretikët
Medikamentet diuretike favorizojnë eliminimin e kripës dhe ujit. Ato shpesh jepen në mëngjes. Diuretikët kryesorë janë : lasiks, hidroklortizid
Medikamentet me veprim cerebral
Anti-hipertensivët cerebral veprojnë direkt në zonën e trurit që rregullojnë TA. Medikamentet kryesore janë : clonidinë, metildopa.
Kriza hipertensive
Kriza hipertensive është një urgjencë,që rritjes brutale të vlerave të tensionit arterial i bashkohen crregullime të tjera organike, duke kërcënuar prognozën vitale. TA sistolik : >210. TA diastolik : > 120.
HTA malinj : HTA e rëndë + komplikacione (insuficencë renale dhe kardiake, hemorragji në fund të syrit )
Klinika
  • Dhimbje koke, marrje mendsh (sidomos në pjesën e dytë të nates )
  • Mauzë, të vjëlla
  • Crregullime të degjimit
  • Crregullime të pamjes
  • Hemorragji gingivale, epistaksis
  • Lodhje, dobësi trupore, crregullime të koshiencës
  • Kriza epileptike
Shenjat kardiake :
  1. Angor
  2. Infarkt miokardi
  3. Dispne
  4. Edemë pulmonare
Trajtimi në urgjencë i krizës hipertensive
  • Kalci-bllokues:
  1. Adalat (nga goja, vepron për 1-2 orë)
  2. Nicardinë 1-5 mg/h IV (vepron për 5-10 min)
  • Diuretikë:
  1. Lasiks 40-60 mg IV
Tek hipertonikët e njohur,ulje progresive e TA deri në :
  • TA sidtolik : 175
  • TAdiastolik : 105
Tek një person normal, ulje progresive e TA deri në
  • TA sistolik : 150
  • TA diastolik : 95
Konkluzion
Tensioni arterial është një faktor rreziku shumë i rëndësishëm dhe shumë i shpeshtë.
Është e nevojshme, që duke filluar nga mosha pesëdhjetë vjecare, të kryhen kontrolle të rregullta, me qëllim të zbulojë një hipertension që më pas ta trajtoj dhe të evitojë pasojat e tij që mund të jenë të rënda.
PARANDALIMI, JA FJALA KYC PËR HIPERTENSIONIN ARTERIAL !
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive