Sunday, October 23, 2016

HIV dhe AIDS

Virusi i mungesës së imunitetit njerëzor – HIV (Human immunodeficiency virus), është virusi që shkakton Sindromën e mungesës së fituar të imunitetit – AIDS (Acquired immune deficiency sindrome). Ky virus dobëson aftësinë e organizmit për t’i luftuar infeksionet ose kancerin.

SIMPTOMAT E HIV

Disa njerëz shfaqin simptoma të ngjashme me gripin rreth një muaj pasi janë infektuar. Këto simptoma zakonisht kalojnë pas një javë ose më rrallë një muaj. Një person mund ta ketë HIV-in për shumë vite, para se të sëmuret.

Me përparimin e sëmundjes, edhe femrat edhe meshkujt përjetojnë infeksione mikotike në gjuhë, ndërsa femrat mund t’i zhvillojnë këto infeksione edhen vaginë ose shfaqet sëmundja inflamatore e pelvikut. Herpesi, po ashtu shfaqet herët.

Cilat janë simptomat e AIDS-it

Ethe që nuk largohen
Djersitje në gjumë
Ndjenjë e lodhjes gjatë gjithë kohës (jo nga stresi ose mungesa e gjumit)
Ndjeheni të sëmurë gjatë gjithë kohës
Humbje në peshë
Ënjtje të gjëndrave (të qafës, ijëve ose sqetullave)
Infeksion mikotik në gojë
Cilat infeksione i marrin njerëzit me AIDS

Njerëzit me AIDS janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve, të quajtura si sëmundje të përcaktuara nga AIDS-i dhe zakonisht shfaqin këto gjendje:

Sarkoma Kaposi (tumor i lëkurës)
Ndryshime mendore dhe kokëdhimbje (të shkaktuara nga infeksionet mikotike ose tumoret në tru dhe palcën kurrizore)
Frymëzënie dhe vështirësi në frymëmarrje (për shkak të infeksioneve në mushkëri)
Demencë
Kequshqyerje.

TRAJTIMI I HIV-IT

Më herët diagnostikimi me HIV ishte i njëjtë me dënimin me vdekje. Sot, ekzistojnë një numër i madh mjekimesh, të cilat kur përdoren në formë të kombinuar mund ta ngadalësojnë dhe nganjëherë edhe ta ndalojnë progresin e infeksionit.

Pasi të konfirmohet infeksioni me HIV, mjeku do të fillojë me terapi medikamentoze, kombinime të disa barnave anti-HIV (që quhen HAART - highly-active antiretroviral therapy). Këto barna duhet të merren çdo ditë në kohën e caktuar. Ato mund të shfaqin edhe disa efekte anësore, si barkqitje, nauze (mundim në lukth), skuqje, halucinacione ose shpërndarje anormale të yndyrës trupore. Ndërkaq, nëse barnat nuk merren si duhet, virusi mund të ndryshojë (të bëjë mutacion) duke u bërë rezistues ndaj terapisë. Nëse infeksioni ka progresuar në AIDS, atëherë në kuadër të mjekimit përfshihen barna për të luftuar dhe parandaluar infeksione të caktuara (sëmundjet e përcaktuara nga AIDS-i).

Si të mbroheni më së miri nga marrja e infeksionit

Është e pamundur që ta kuptoni duke e shikuar dikë se ka HIV, prandaj gjithmonë mbrojeni veten.

Për çfarëdolloj seksi (vaginal, anal apo oral) përdorni prezervativë të lateksit.
Mos përdorni prezervativë të bërë nga produktet shtazore.
Përdorni lubrifikues me bazë ujore (JO me bazë yndyrore, pasi mund t’i dobësojnë prezervativët).
Asnjëherë mos përdorni gjilpërat e dikujt tjetër.
Shmangni dehjen nga alkooli ose droga (sepse nuk jeni në gjendje për ta mbrojtur veten).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive