Sunday, October 23, 2016

Infarkti i zemres

Kur qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen ndërpritet papritur në një pjesë të muskulit të zemrës, atëherë ndodh sulmi në zemër (infarkti i miokardit). Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive, por lajmi i mirë është se ekzistojnë terapi të shkëlqyera, të cilat mund të shpëtojnë jetë.

SIMPTOMAT

Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër

Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks. Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personat e ndryshëm, diku janë më të lehtë, diku më të rëndë. Ka njerëz që nuk kanë aspak simptoma – ky quhet infarkti i heshtur.
Dhimbja në gjoks ose sikleti – është simptoma më e shpeshtë. Në shumicën e rasteve lajmërohet në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, zgjat pak minuta ose largohet dhe lajmërohet përsëri. Sikleti mund të jetë si presion, ngushtim, plotësi ose dhimbje. Ndërsa ndjeshmëria mund të jetë e lehtë dhe e rëndë. Nganjëherë mund të jetë si dispepsi ose djegie stomaku. (Simptomat e anginës mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër).

Shenjat dhe simptomat tjera të shpeshta

Siklet në pjesën e sipërme të trupit, në njërën ose të dy duart, shpinë, qafë, nofull ose në pjesën e sipërme të stomakut.
Frymëmarrje e shkurtër
Nauze (mundim në lukth), vjellje, marramendje, djersitje
Problemet me gjumë, lodhja dhe mungesa e energjisë, janë simptoma të tjera që mund të shfaqen.

TRAJTIMI

Si trajtohet sulmi në zemër?

Trajtimi i hershëm i infarktit mund ta parandalojë ose kufizojë dëmtimin e muskulit të zemrës. Reagimi i shpejtë, pas simptomave të para, mund t’ua shpëtojë jetën.

Personeli mjekësor mund ta fillojë diagnostikimin dhe trajtimin edhe para se të arrini në spital. Trajtime të caktuara zakonisht fillojnë menjëherë nëse dyshohet në infarkt, madje edhe para se të konfirmohet diagnoza. Këtu hyjnë:

Oksigjenoterapia
Aspirina (për hollimin e gjakut dhe parandalimin e formimit të trombëve)
Nitroglicerina për zvogëlimin e ngarkesës së zemrës dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut nëpër arteriet koronare
Trajtim për dhimbjen në gjoks
Pas konfirmimit të diagnozës, mjekët përpiqen ta rikthejnë qarkullimin e gjakut në zemër. Dy trajtimet bazë janë medikamentet trombolitike (për të shpërbërë trombët që mbyllin arteriet koronare) dhe angioplastia (procedurë jokirurgjike, e cila shfrytëzohet për hapjen e arterieve të bllokuara ose të ngushtuara).

1Trajtimet tjera për sulmin në zemër

Medikamentet

Beta bllokuesit (zvogëlojnë ngarkesën e zemrës)
ACE inhibitorët (ulin tensionin e gjakut dhe zvogëlojnë tendosjen e zemrës)
Antikoaguluesit (pengojnë formimin e trombëve)
Po ashtu mund të jepen barna për lehtësimin e dhimbjes dhe ankthit, për trajtimin e aritmive dhe uljen e kolesterolit.

Procedurat mjekësore

Shartimi i ‘bypass-it’ në arterien koronare (merret një arterie ose venë e shëndoshë nga një pjesë e trupit dhe shartohet në arterien e mbyllur koronare dhe tejkalon pjesën e bllokuar duke ofruar një rrugë të re të qarkullimit të gjakut drejt muskulit e zemrës).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive