Friday, October 21, 2016

Kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit eshte nje kancer qe zhvillohet ne indin glandular, ai ndahet ne dy tipe kryesore:
  • Karcinoma duktale ( qe zhvillohet ne duktuset laktifere), pjesa me e madhe te kancereve te gjirit jane te ketij lloji.
  • Karcinoma lobulare zhvillohet ne lobulin e gjirit, pjese qe prodhon qumeshtin.
Kanceri i gjirit mund te jete invaziv dhe joinvaziv ( invaziv –eshte shperndare nga duktuset laktifere ose lobulet ne pjesen tjeter te gjirit, joinvaziv – do te thote qe nuk eshte shperndare ne pjesen tjeter te gjirit, ky i fundit eshte quajtur ndryshe “ in situ”).
Pjesa me e madhe e kancereve te gjirit jane sensitive ndaj estrogjenit,qe do te thote qe hormoni i estrogjenit shkakton rritjen e kancerit te gjirit. Keto tumore kane receptore estrogjeni ne siperfaqen e qelizave te tyre. Ato quhen kancere me receptore estrogjeni pozitive ose kancer ER pozitive.
Nje pjese e grave kane kancer gjiri te quajtur HER2-pozitiv. HER2 i referohet nje gjeni qe ndihmon qelizat te rriten, te ndahen dhe te riparohen. Kur qelizat ( perfshire qelizat kancerogjene) kane shume kopje te ketij gjeni ato rriten me shpejt. Grate me kancer HER2 pozitiv kane semundje me agresive dhe nje rrisk me te larte per rekurrence sesa grate qe nuk e kane kete tip.
Gjithesesi kjo mund te ndryshoje ne saje te mjekimeve specifike kunder HER2. Nje ne tete gra preket nga kanceri i gjirit.
Faktoret e riskut per kancer gjiri jane:
faktore te cilet nuk mund te ndryshohen si :
  1. mosha me rritjen e moshes ritet incuidenca e kancerit te gjirit.
  2. gjenet nese personi eshte mbartes i mutacionit gjenetik BRCA 1 dhe BRCA 2.
    (Mbartja e ketyre gjeneve e rrit probabilitetin per kancer gjiri me 80%.)
  3. faktore personale si fillimi i menstruacioneve nen moshen 12 vjec ose fillimi i menopauzes pas moshes 55 vjec.
Faktore te tjere rrisku per kancer gjiri jane lindja e femijes se pare pas moshes 30 vjec, duhani dhe alkoli, eshte pare dhe nje lidhje midis perdorimit te kontraceptiveve orale dhe kancerit te gjirit.
Shenjat e kancerit te gjirit jane:
  1. Nje gjenderr apo kokerr e prekshme ne gji.
  2. Ndryshim i madhesise apo formes se gjirit.
  3. Rrjedhja nga gjiri.
Nisur nga keto nje rendesi te vecante ka dhe vetekzaminimi i gjirit. Vetekzaminimi i gjirt eshte nje mundesi e mire per te zbuluar kancerin e gjirit ne faza te hershme.
Gjate vetekzaminimit te gjirit duhet te keni parasysh:
  • bejeni zakon te vetekzaminoni gjirin tuaj cdo muaj ne menyre qe te familjarizoheni me menyren se si duket dhe preket gjiri juaj.
  • Vetekzaminimi behet disa dite pas ikjes se ciklit menstrual ( dite ne te cilat gjiri eshte me pak i dhimbshem e me pak i enjtur). Nese nuk keni me perioda zgjidhni nje dite te muajit qe mund te mbahet mend me lehtesi si psh: dita e pare e muajit apo dita e fundit e muajit.
Hapat qe duhen ndjekur gjate vete-ekzaminimit.
Hapi i I-re. Filloni me shikimin e gjirit tuaj nderkohe qe qendroni perpara pasqyres, me shpatullat drejt dhe duart ne mes.
Ju duhet te vleresoni madhesin, formen dhe ngjyren e gjirit tuaj.
Nese vereni nje nga ndryshimet e meposhtme drejtohuni menjehere prane mjekut.
  • Thellim, fryrje, rrudhje te lekures.
  • Thithi ka nderruar pozicion ( ai eshte futur brenda ne vend qe te jete i dale jashte).
  • Skuqje, enjtje.
    
Hapi i II-te. Ngrini duart lart perpara pasqyres dhe vereni gjirin tuaj per te njejtat ndryshime.
Hapi i III-te. Nderkohe qe jeni perpara pasqyres shikoni thithin e gjirit tuaj per ndonje rrjedhje fluide si psh: gjak, qumesht, rejdhje e ujshme apo me ngjyre te verdhe.
Hapi i IV-te. Shtrihuni dhe me doren tuaj te majte ekzaminoni gjirin e djathte kurse me doren e djathte gjirin e majte. Kini kujdes te ekzaminoni te gjithe gjirin. Mund te filloni nga thithi dhe me levizje rrethore te mbuloni gjithe siperfaqen e gjirit nga brenda jashte. Mund te ekzaminoni gjirin tuaj dhe me levizje vertikale nga lart-poshte. Kjo menyre e fundit duket me e lehte per shumicen e grave.
Hapi i V-te.ekzaminoni gjirin tuaj nderkohe qe jeni ulur ose ne kembe. Shumica e grave e kane me te lehte te vetekzaminojne gjirin e tyre nderkohe qe ai eshte i lagur dhe i rreshqitshem, prandaj preferojne ekzaminimin nen dush. E rendesishme eshte te ekzaminohet i gjithe gjiri.
Mammografia ka dy perdorime kresore:
  1. Depistimin e femrave asimptomatike per zbulimin e kancerit te gjirit ne faza te hershme.
  2. Vleresimin e abnormaliteteve te gjirit ne paciente simptomatike.
Depistimi perfshin:
  1. examinim klinik ( vetekzaminimin dhe ezaminim nga mjeku onkolog)
  2. mamografine.
Shoqata amerikane e kancerit rekomandon qe grate nga 20-39 vjec te ekzaminohen klinikisht cdo tre vjet, mamografia nuk eshte e rekomanduar.
Grate nga 40 vjec e siper te ekzaminohen klinikisht cdo vit, dhe te kryejne po cdo vit mamografine.
Nje mamografi fals negative rezulton ne 9-16% te rasteve me kancer gjiri, kancere te cilat zbulohen nepermjet ekzaminimit klinik.
Nje mamografi fals negativ mund te rezultoje per shkaqe te ndryshme si:
  • Lezioni i prekshem nuk perfshihet ne filmin e mamografise.
  • Gjiri eshte shume dens dhe veshtireson vizualizimin e lezionit.
  • Tumori nuk eshte i dukshem ne mamografi.
Rekomandohet qe grate nga 40 vjec e siper ti nenshtrohen kontrolloeve mamografike cdo 1-2 vjet.

Fig. 1. Pamje e Ca mame ne mamografi

Incidenca e kancerit te gjirit rritet me rritjen e moshes. Nuk ka nje moshe te caktuar ne te cilen depistimi nepermjet mamografise duhet te nderpritet.Per grate e moshuara depistimi nepermjet mamografise vleresohet ne baze te gjendjes shendetsore dhe cileseise se jetes te pacientes.
Qellimi i depistimit te grave asimptomatike eshte te diagnostikohet kanceri ne faze sa me te hershme. Sa me heret diagnostikimi i semundjes aq me shume rritet mundesia e mbijeteses.
Madhesia minimale e nje kanceri gjiri i cili mund te kapet ne ekzaminimin klinik eshte 1.5 deri ne 2 cm.
Ne rastin e nje lezioni te prekshem ne gji ne ekzaminimin klinik por me mamografi negative, kerkohen ekzaminime te tjera si ekografia apo rezonanca magnetike.
Ekografia jep mundesine e diagnostikimit te kancereve te gjirit te prekshem klinikisht por me mamografi negative. Eshte me pak kosto efektive ( kushton pak).
Parimi i punes se saj mbeshtet ne perdorimin e ultra-tingujve qe jane te pademshme per pacietin. Krijon mundesine e ekzaminimit te gjirit dhe ne gra te reja nen 39 vjec ose shtatzena qe jane simptomatike.
Jep mundesine e marrjes se materialit nga lezioni i prekshme klinikisht dhe ekzaminimin te metejshem te tij nepermjet biopsise.
Fig: 2 Pamje e Ca mame ne Ekografi

Trajtimi bazohet ne:
  • Tipin dhe stadin e kancerit Nese sensistivitetin ndaj disa hormoneve.
  • Ne ekspresivitetin e genit HER2.
Ne pergjithesi trajtimi i kancerit te gjirit perfshin:
  • Kimioterapi
  • Radioterapi
  • Kirurgji – kuadratektomi ose mastektomi.
Terapia hormonale aplikohet ne rastet ER pozitive nje shembull i terapise hormonale eshte Tamoksifeni, i cili bllokon efektet e estrogjenit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive