Sunday, October 23, 2016

Kanceri i Melcise

Kanceri primar i mëlçisë është kancer i cili formohet në indin e mëlçisë. Kanceri sekondar i mëlçisë është kanceri i cili shpërndahet (metastazon) në mëlçi nga një pjesë tjetër e organizmit dhe emërohet si në bazë të vendit nga ka ardhur.

Vetëm në SHBA, numërohen rreth 30 mijë raste të reja në vit dhe rreth 20 mijë vdekje nga kanceri i mëlçisë dhe i qeset së tëmthit.

Teksti në vazhdim do të flasë vetëm për kancerin primar të mëlçisë, do të thotë atë që është krijuar në këtë organ, dhe jo për kanceret që mund të keni metastazuar në mëlçi nga ndonjë pjesë tjetër e organizmit.

Mëlçia dhe ndërtimi i saj

Mëlçia është organikë i madh brenda abdomenit tonë. Ai ndodhet nën brinjë në anën e djathtë të abdomenit.

Mëlçia bën një punë të rëndësishme për ta mbajtur organizmin tuaj të shëndetshëm:

 Ajo largon substancat e dëmshme nga gjaku
 Krijon enzima dhe bilën të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit
 Po ashtu shndërron ushqimet në substanca të cilat janë të nevojshme për jetë dhe për rritje
Mëlçia furnizohet me lëngë ushqyese dhe oksigjen përmes dy enëve të gjakut. Shumica e gjakut vjen nga vena portale hepatite. Pjesa tjetër vjen nga arteria hepatite.



Qelizat kanceroze

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Tumoret në mëlçi mund të jeni beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Tumoret beninje nuk janë aq të dëmshëm sa tumoret malinje:

Tumoret beninje:

 Rrallë janë kërcënuese për jetën
 Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen
 Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre
 Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit
Tumoret malinje:

 Mund të jenë kërcënuese për jetën
 Ndonjëherë mund të largohen, por të kthehen sërish
 Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
 Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.
Shumica e kancereve të mëlçisë fillojnë në hepatolite (qelizat e mëlçisë). Ky lloj i kancerit quhet karcinoma hepatocelulare ose hepatoma malinje.

Kanceri i mëlçisë mund të shpërndahet edhe në pjesë të tjera të organizmit. Ai udhëton kryesisht përmes enëve të gjakut, por qelizat e kancerit të mëlçisë gjenden edhe në nyjat limfatike, qelizat kanceroze mund të kapen për indet tjera dhe të zhvillohen aty duke formuar tumore të reja të cilat mund t’i dëmtojnë këto inde.

SIMPTOMAT

Kanceri i hershëm i mëlçisë zakonisht nuk shkakton simptoma. Kur kanceri bëhet më i madh, njerëzit fillojnë të vërejnë një ose më shumë prej këtyre simptomave:

 dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të abdomenit
 një xhungë ose ndjenjë të rëndesës në pjesën e sipërme të abdomenit
 humbje apetiti dhe ndjenjë ngopje
 rënie në peshë
 dobësi ose ndjenjë lodhjeje
 mundim dhe vjellje
 lëkurë dhe sy të verdhë, feces të zbehtë, dhe urinë të errët nga verdhëza
 temperaturë
Këto simptoma mund të shkaktohen nga kanceri i mëlçisë ose edhe sëmundje të tjera shëndetësore. Nëse keni ndonjërën prej këtyre simptomave, duhet t’i tregoni mjekun ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe trajtohet sa më herët që është e mundur.

SHKAKTARËT

Është po thuajse e pamundshme të përcaktohet se çfarë mund ta ketë shkaktuar kancerin e gjirit. Megjithatë ekzistojnë disa faktorë të caktuar të rrezikut, të cilët mund ta bëjnë një person më të prirë për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Studimet kanë gjetur këta faktorë rreziku për kancerin e mëlçisë:

- Infeksioni me virusin e hepatitit B (HBV) ose hepatitit C (HCV): Kanceri i mëlçisë mund të zhvillohet pas shumë vitesh të infeksionit me cilindo prej këtyre viruseve. Kudo në botë, infeksionet me HBV dhe HCV janë shkaktari kryesor i kancerit të mëlçisë.

HBV dhe HVC mund të përcillen nga njëri te personi tjetër përmes gjakut (si përdorimi i të njëjtave shiringave) ose edhe përmes kontaktit seksual. Foshnjat mund ta marrin virusin nga nëna e infektuar. Edhe pse infeksionet me HBV dhe HCV janë sëmundje ngjitëse, kanceri i mëlçisë nuk është ngjitës. Ju nuk mund ta merrni kancerin nga një person tjetër.

Infeksionet me HBV dhe HCV mund të mos shkaktojnë simptoma, por analizat e gjakut mund të tregojnë nëse ndonjëri prej viruseve është i pranishëm. Nëse po, mjeku mund t’ju këshillojë një trajtim. Po ashtu, mjeku mund të diskutojë me ju edhe mënyrat për të parandaluar infektimin e njerëzve të tjerë.

Te njerëzit të cilët nuk janë të infektuar me HBV, vaksina e hepatitit B mund ta parandalojë infektimin me HBV. Shkencëtarët janë duke punuar për të zhvilluar vaksimin për parandalimin e infeksionit me HCV.

Përdorimi i tepruar i alkoolit: Nëse pini më shumë se dy pije alkoolike në ditë për shumë vite, kjo rrit rrezikun për kancer të mëlçisë dhe kancere të tjera. Rreziku rritet paralel me sasinë e alkoolit që ai person pi.
Aflatoksina: Kanceri i mushkërive mund të shkaktohet edhe nga aflatoksina, një substancë helmuese e prodhuar nga disa lloje të caktuara të myqeve. Aflatoksina mund të formohet në kikirikë, misër, dhe fruta të tjera arrore dhe drithëra.
Sëmundja e akumulimit të hekurit: Kanceri i mëlçisë mund të zhvillohet në mesin e njerëzve me një sëmundje të veçantë e cila bën që organizmi të mbledhë shumë hekur në mëlçi dhe organet tjera.
Cirroza: Cirroza është një sëmundje serioze e cila zhvillohet kur qelizat e mëlçisë dëmtohen dhe zëvendësohen me ind të dhëmbëzuar. Shumë shkaktarë mund të çojnë te cirroza, përfshirë infeksionet me HBV ose HCV, përdorimi i tepruar i alkoolit, deponimi i tepruar i hekurit në mëlçi, barna të caktuara dhe parazitë të caktuar. Në SHBA, për shembull, po thuajse të gjitha rastet e kancerit të mëlçive fillimisht zhvillojnë cirrozë, që zakonisht vjen nga infeksioni me virus të hepatitit B ose hepatitit C, ose nga pirja e tepruar e alkoolit.
Obeziteti dhe diabeti: Studimet kenë treguar se obeziteti dhe diabeti mund të jenë faktorë të rëndësishëm të rrezikut për kancerin e mëlçisë.
Sa më shumë faktorë rreziku që ka një person, aq më të mëdha janë shanset që të zhvillohet kanceri i mëlçisë. Megjithatë, shumë njerëz me faktorë rreziku kurrë nuk preken nga kanceri i mëlçisë.

Trajtimi

Opsionet e trajtimit për njerëzit me kancer të mushkërisë mund të jenë: ndërhyrja kirurgjike (përfshirë transplantimin e mëlçisë), ablacioni, embolizimi, terapia e shënjestruar, terapia rrezatuese dhe kimioterapia.

Trajtimi i duhur për një pacient varet nga disa faktorë, si:

 numri madhësia dhe vendndodhja e tumorit
 sa mirë funksionon mëlçia e të sëmurit dhe nëse ka cirrozë
 nëse kanceri është shpërndarë jashtë mëlçisë
 mosha, shëndeti i përgjithshëm dhe shqetësimet për trajtimin dhe efektet anësore.
Për momentin, kanceri i mëlçisë mund tëshërohet vetëm nëse detektohet në fazën e hershme (para se të shpërndahet) dhe vetëm nëse njerëzit janë mjaft të shëndetshëm për të pasur ndërhyrje kirurgjike. Për njerëzit ët cilët nuk mund të kenë operacion, trajtimet tjera mund vetëm t’u ndihmojnë atyre të jetojnë më gjatë dhe të ndjehen më mirë, por jo edhe të shërohen nga ky problem.

Operacioni kirurgjik

Ndërhyrja kirurgjike është opsion për njerëzit të cilët janë në fazën e hershme të kancerit të mushkërive. Kirurgu mund ta largojë të gjithë mëlçinë ose një pjesë të saj, atë të cilën është e prekur nga kanceri .Nëse e gjithë mëlçia largohet, ajo duhet të zëvendësohet me një mëlçi të re nga ndonjë dhurues.

Ju dhe kirurgu mund të bisedoni se cili lloj i ndërhyrjes është më i mirë për ju para se të zgjidhni.

Largimi i pjesshëm i mëlçisë

Ndërhyrja kirurgjike e cila largon vetëm një pjesë të mëlçisë quhet hepatektomi parciale. Personit me kancer të mëlçisë mund t’i largohet vetëm një pjesë e saj nëse testet laboratorike tregojnë se mëlçia funksiono mirë dhe se nuk ka dëshmi se kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike në afërsi ose në pjesët tjera të trupit.

Kirurgu zakonisht largon tumorin së bashku me një pjesë të indit normal të mëlçisë që e rrethon tumorin. Shkalla e ndërhyrjes varet nga madhësia, numri dhe vendndodhja e tumoreve. Ai po ashtu varet nga ajo sa mirë funksionon mëlçia.

Përmes kirurgjisë mund të eliminohet deri në 80 për qind e mëlçisë. Kirurgu le në vend vetëm indin normal të mëlçisë, e cila merr përsipër punën e përgjithshme të këtij organi. Po ashtu, mëlçia mund të rigjenerojë pjesët që mungojnë. Qelizat e reja paraqiten brenda disa javësh.

Pas ndërhyrjes së hepatektomisë së pjesshme, pacienti ka nevojë për kohë për t’u shëruar, e cila dallon nga njëri te tjetri person. Ju mund të keni dhimbje ose shqetësim në ditët e para, dhe në këto raste mund të përdorni barna të përshkruara nga mjeku.

Është normale që pas ndërhyrjes kirurgjike pacienti të ndjehet dobët se i lodhur, dhe mund të ketë diarre dhe ndjenjë të ngopjes në abdomen.

Transplantimi i mëlçisë

Transplantimi i mëlçisë është opsion nëse tumoret janë të vogla, sëmundja nuk është shpërndarë jashtë mëlçisë dhe mund të gjendet ndonjë donator i përshtatshëm i indit të mëlçisë.

Indi i dhuruar i mëlçisë vjen nga ndonjë person i vdekur ose nga ndonjë donator i gjallë. Nëse donatorë është i gjallë, indi që transplantohet është vetëm një pjesë e mëlçisë, dhe jo e tërë mëlçia.

Kur është në dispozicion indi i shëndetshëm i mëlçisë nga ndonjë dhurues, operacioni i transplantimit largon të gjithë mëlçinë e pacientët (hepatektomi totale) dhe e zënvedëson atë me indin e dhuruar të mëlçisë (të plotë ose të pjesshëm). Pas ndërhyrjes stafi mjekësor përshkruan edhe barna për të qetësuar dhimbjen. Pacienti mund të ketë nevojë të qëndrojë në spital për disa javë. Gjatë kësaj kohe, ekipi shëndetësor përcjell situatën duke parë sa mirë trupi e pranon mëlçinë e re. Pacienti do të përdorë barna për të parandaluar sistemin imun të organizmit për ta refuzuar mëlçinë e re. Këto barna mund të shkaktojnë fryrje në fytyrë, tension të lartë të gjakut dhe shtim të qimeve të trupit.

Ablacioni

Metodat e ablacionit shkatërrojnë kancerin në mëlçi. Përmes këtyre trajtimeve kontrollohet kanceri i mëlçisë dhe zgjatet jeta. Ato mund të përdoren për njerëzit që presin transplantim të mëlçisë. Ose ato mund të përdoren te njerëzit që nuk mund të kenë ndërhyrje kirurgjike ose transplantim të mëlçisë (për arsye të ndryshme, si cirroza, pozita e tumorit në mëlçi ose probleme tjera).

Metodat e ablacionit janë:

Ablacioni radiofrekuentiv: Kirurgu përdor një sondë të veçantë e cila përmban elektroda të holla të cilat vrasin qelizat kanceroze të mëlçisë me anë të nxehtësisë. Ultrazëri, CT ose MR mund të përdoren për të drejtuar sondën drejt tumorit. Mjeku zakonisht e fut sondën drejtpërdrejtë përmes lëkurës dhe në këto raste nevojitet vetëm anestezion lokal. Më rrallë mund të nevojitet anestezion i përgjithshëm. Mjeku e fut sondën përmes një prerje të vogël në abdomen (duke përdorur laparoskop) ose përmes ndonjë prerje më të gjerë që hap abdomenin tuaj
Injektimi perkutan i etanolit: Mjeku përdor ultrazë për të drejtuar një gjilpërë të hollë në tumorin e mëlçisë. Alkooli (etanoli) injektohet drejtpërdrejt në tumor dhe vret qelizat kanceroze. Kjo procedurë mund të aplikohet një ose dy herë në javë. Zakonisht nevojitet anestezioni lokal, por nëse keni shumë tumore në mëlçi, mund të ketë nevojë edhe për anestezion të përgjithshëm.
Embolizimi

Për personat të cilët nuk mund të kenë ndërhyrje kirurgjike ose transplantim të mëlçisë, embolizimi ose kemoembolizimi mund të jetë opsion. Mjeku fut një katetër të hollë në një arterie të këmbës dhe e lëviz katedrën në arterien hepatite. Për embolizimin, mjeku injekton sfungjerë të hollë dhe pjesëz të tjera në katetër. Këto copëza bllokojnë qarkullimin e gjakut përmes arteries. Në varësi të llojit të copave të përdorura, bllokimi mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm.

Pa ndihmën e qarkullimit të gjakut nga arteria hepatite, tumori vdes. Edhe pse arteria hepatite është e bllokuar, mëlçia e shëndetshme vazhdon të furnizohet me gjak nga vena portale hepatite.

Te kemoembolizimi, mjeku injekton një ilaç antikanceroz (kimioterapi) në arterie, para se të injektojë pjesëza të vogla të cilat bllokojnë qarkullimin e gjakut. Pa gjak, ilaçi qëndron në mëlçi më gjatë.

Për këto procedura pacienti duhet të jetë në gjumë, por zakonisht nuk ka nevojë për anestezion të përgjithshëm.

Embolizimi shpesh shkakton dhimbje abdominale, nauze (mundim), vjellje dhe temperaturë. Mjeku përshkruan barna të cilat ndihmojnë lehtësimin e këtyre problemeve.

Terapia e shënjestruar

Njerëzit me kancer të mëlçisë që nuk mund të kenë ndërhyrje kirurgjike ose transplantim të mëlçisë marrin terapi me barna e quajtur terapi e shënjestruar. Tabletat me përmbajtje sorafenib janë terapia e parë e shënjestruar e përdorur te kanceri i mëlçisë.

Terapia e shënjestruar ngadalëson zhvillimin e tumoreve të mëlçisë. Po ashtu redukton qarkullimin e gjakut. Ilaçi merret përmes gojës.

Efektet anësore janë nauze, vjellje, tharje të gojës dhe humbje e apetitit. Ndonjëherë, personi mund të ketë dhimbje në gjoks, probleme me gjakderdhjen ose flluska në duar dhe këmbë. Ilaçi po ashtu jep tension të rritur të gjakut.

Terapia me rrezatim

Terapia rrezatuese përdor rreze me energji të lartë për të shkatërruar qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat në të gjithë zonën e trajtuar dhe mund të jetë opsion për disa persona të cilët nuk mund t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike. Terapia e rrezatimit po ashtu mund të ndihmojë lehtësimin e dhimbjeve nga kanceri i mëlçisë i cili është shpërndarë në eshtra.

Mjekët përdorin dy lloje të terapisë rrezatuese për të mjekuar kancerin e mëlçisë:

Terapia rrezatuese e jashtme: rrezatimi vjen nga një makinë e madhe. Makina lëshon rrezatim në gjoks dhe abdomen.
Terapia rrezatuese e brendshme: Rrezatimi vjen nga disa sfera të vogla radioaktive. Mjeku përdor katetër për t’i injektuar sferat në arterien hepatite. Sferat më pas shkatërrojnë furnizimin me gjak të tumorit të mëlçisë.
Efektet anësore nga terapia rrezatuese përfshijnë nauze, vjellje ose diarre.

Kimioterapia

Kimioterapia përdor barna për të vrarë qelizat e kancerit dhe ndonjëherë përdoren edhe në rastin e kancerit të mëlçisë. Barnat futen në qarkullimit të gjakut dhe përmes tij qarkullojnë në gjithë trupin dhe arrijnë te qelizat kanceroze.

Efektet anësore të kimioterapisë varen kryesisht nga barnat të cilat merr dhe kohëzgjatja e tyre. Efektet më të shpeshta anësore janë nauzea dhe vjellja, humbja e apetitit, kokëdhimbja, temperaturë dhe drithërima, dhe dobësi.

Disa barna ulin nivelet e qelizave të gjakut dhe ju jeni ë të prirë të prekeni nga infeksionet, të mavijoseni ose të gjakoseni me lehtësi, dhe ndjeheni shumë të dobët dhe të lodhur. Ilaçi mund t’i dëmtojë edhe qelizat normale të organizmit të cilat ndahen në mënyrë të shpejtë (për shembull flokët dhe qimet kudo në organizëm).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet