Sunday, October 23, 2016

Kanceri i prostates


Ne kete artikull informativ do te jepen te dhena per kancerin e prostates, diagnozen dhe trajtimin, duke pretenduar qe keto te dhena te jene te vlefshme per te njohur dhe diagnostikuar ne kohe kete semundje te shpeshte te seksit mashkullor. Per te realizuar kete informacion, jane shfrytezuar burime te besueshme te literatures bashkekohore te huaj dhe Shqiptare.
Per personat e prekur nga kjo semundje si edhe per familjaret e tyre, berja me dije per kete patologji, krijon nje gjendje shoku. Menyra e zakoneshme e jetes ndryshon ne menyre te pa pritur, kombinohet gjendja e frikes me ate te shpreses.
Kanceri i prostates influencon edhe ne sferen seksuale. Por cdo burre e percepton gjendjen e tij te paaftesise seksuale ne menyren e vet. Disa meshkuj e kane te veshtire te flasin ne menyre te hapur per aftesite e tyre seksuale. Por nese problemet nuk do te behen te njohura dhe te evidentohen, do te jete e veshtire qe te gjenden zgjidhje te drejta nga mjeku si edhe nga partneri. Per kete aresye rekomandohet qe problemet e seksualitetit te diskutohen me mjekun kurues perpara se te fillohet terapia.
Aktualisht sot, ne saje te mundesive te vendosjes se diagnozes se hereshme si edhe te progreseve te mjeksise, trajtimet jane bere me te efekteshme dhe me pak invazive. Per te gjetur trajtimin me te mire per rastin specifik, eshte i domosdoshme nje bashkebisedim i ngushte me mjekun.
Ne shume raste sot kanceri i prostates eshte i kurueshem, ne raste te tjera dekursi i semundjes mund te ngadalesohet dhe te permiresohet cilesia e jetes.
Urojme qe keto te dhena te influencojne ndaj te prekurve nga kjo semundje, familjareve te tyre, ekipit kurues si edhe specialisteve, qe te gjejne mundesi per tu perballur me kete semundje si edhe me konseguencat e saj.
Sipas mjekeve shqiptare, “meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates. Se pari i themi keto fjale per te larguar dritherimat qe shkakton kjo patologji te keta te semure “. (Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates. A.Gjokutaj; A.Hoxhaj; E.Enesi; E.Isufi; Sh.Beqiri) 2006.
Incidenza dhe etiologjia
Ne shumicen e vendeve perendimore, karcinoma e prostates eshte nga tumoret me te shpeshta te seksit mashkullor. Kohet e fundit vihet re nje shtim i incidences se karcinomes se prostates, qe aktualisht ne vendet perendimore zen vendin e dyte ndermjet tumoreve te seksit mashkullor. Ne disa vende si ne Shtetet e Bashkuara dhe ne vendet Skandinave, karcinoma e prostates eshte tumori me i shpeshte i meshkujve. Ne vendet e Komunitetit Europian incidenca e karcinomes se prostates eshte 55 raste per 100.000 banore dhe mortaliteti eshte 22,6 vdekje per 100.000 banore.
Faktoret genetike jane pergjegjes per incidencat e shtuara ne rastet me precedente familjare. Incidenca e semundjes eshte e ndryshme ndermjet rracave humane. p.sh. incidenca eshte e larte ne popullaten me ngjyre ne Shtetet e Bashkuara ; perkundrazi ne disa vende ne Jug-Lindje te Azise, incidenca eshte shume e ulet, 10 here me e ulet se sa incidenca ne Ameriken e Veriut si edhe ne shume vende te Europes. Ne vitin 1997 eshte regjistruar nje incidence 137 per 100.000 banore Afro-Amerikane dhe 2 per 100.000 Kineze ne Shangai. (Basi scientifiche per la definizione di linee guida in ambito clinico per I tumori della prostata. Coordinatore: Francesco BOCCARDO, Genova. Gruppo di Studio: Michele BATTAGLIA, Bari e Col.) 2004.
Aktualisht nuk vihet ne dyshim qe etiologjia e karcinomes prostatike eshte shume faktoriale dhe influencojne faktoret genetike dhe ambjentale si edhe me moshen, per situaten hormonale te subjekteve ne rrezik.
Sipas nje studimi 10 vjecar, te bere nga mjeket urologe te Qendres Spitalore Universitare te Tiranes (QSUT) te referuar ne Maj te vitit 2007, nga 299 raste te studjuara, verehet se 12% e te semureve i perkisnin moshes 50 – 60 vjec, 48% ishin ne moshat 60 – 70 vjec dhe 40% e pacienteve te mare ne studim i perkisnin moshes mbi 70 vjec. (Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates A.Gjokutaj; A.Hoxhaj; E.Enesi; E.Isufi; Sh.Beqiri).
Faktoret qe mund te shkaktojne tumorin e prostates jane shume te panjohur. Por shkaqet qe favorizojne cfaqjen e kesaj patologjie jane te njohura mire : Dieta, obeziteti dhe menyra e jeteses, luajne rol ne prekjen e prostates. Meshkujt ne moshe mund te zvoglojne rrezikun e prekjes nga kjo semundje me ane te ushtrimeve te lehta fizike, qofte edhe duke aplikuar ecje ne natyre se paku per 30 deri 60 minuta ne dite. Një studim që është publikuar në “Journal of Urology” tregon se njerëzit të cilët ecnin me 3 deri 6 orë në javë, ulnin rrezikun e kancerit në prostatë për 66%.Eshte vene re se burrat qe perdornin medikamente (statina) kunder kolesterolit, kishin me pak rrezik per te patur nje karcinoma prostatike.
Mendimi se nje prostate e zmadhuar nga Hiprplazia benigne (HPB) mund te transformohet ne kancer, nuk ka konfirmim shkencor.
Mosha dhe etnia
Incidenca e tumorit rritet me moshen ; tumori eshte shume i rralle poshte moshes 45 vjecare, ndersa pas kesaj moshe incidence rritet ne menyre progressive. Nga studimet eshte vene re se shumica e meshkujve te prekur nga tumori i prostates jane mbi moshen 60 vjecare, ndersa mosha mesatare e pacienteve ne momentin e diagnozes eshte ne moshen 70 vjecare. Por shume meshkuj nuk behen kurre me dije se e kane kete tip tumori.
Ne SHBA incidence eshte me e larte ne meshkujt e etnise afro-amerikane.
Historia familjare
Eshte e vertetuar dhe e pranuar tashme se rreziku i prekjes eshte me i larte ne personat qe kane patur te afert te tyre me karcinoma te prostates dhe shkon ne menyre proporcionale me afersine fisnore. Burrat qe kane nje famljar te grades se pare qe ka patur kancer te prostates, kane 50% me shume probabilitet per ta patur ne krahasim me ata qe nuk kane raste ne familje. Personat me histori familjare per tumor te prostates duhet ti nenshtrohen kontrolleve periodike (Bostwick 2004).
Faktoret dietetike
Stili i jetes oksidentale dhe ne vecanti dieta e pasur me yndyrna (sidomos me origjine shtazore). (Gao 2005).
Faktoret hormonale
Androgenet luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e prostates normale si edhe ne trajtimin e karcinomes se prostates.Supozohet se nivelet e larta te testosteronit dhe te Dihidro-testosteronit per nje kohe te gjate, mund te rrisin rrezikun e karcinomes prostatike.
Faktore te tjere
Faktore te tjere jane akuzuar si nxites, por jo te konfirmuar plotesisht, si p.sh.: influencojne faktoret ambientale, duhani, konsumi i alkoolit, aktiviteti fizik, aktiviteti seksual, faktore socio-ekonomike, etj. (Bostwick 2004).
Ne 70% te rasteve adenokarcinoma e ka origjinen nga pjesa periferike e prostates, zakonisht me lokalizim posterior (te pasem). Per kete aresye ekzaminimi digital rektal, mer nje rendesi te vecante diagnostike sepse kjo zone eshte e prekshme me ane te ketij ekzaminimi. Ne rreth 20% te rasteve adenokarcinoma lokalizohet ne pozicionin antero-medial. Zona qendrore rralle here eshte zona ku lokalizohet tumori me rreth 5% te rasteve.
Evolucioni natyral i semundjes vazhdon me perhapje lokale ne vete gjendren dhe mandej ne infiltrimin ne vezikulat seminale, ne qafen e fshikezes se urines dhe ne uretren prostatike, qe manifestohet me fenomenet obstruktive me veshtiresi ne urinim, me urinim te shpeshte (polakiuria) dhe nganjehere edhe me gjak ne sperme (emospermia).
Ne stade te avancuara ndodh edhe infiltrimi ne dyshemene pelvike, ne rektum qe manifestohet me tenezma. Metastazat mund te perhapen ne rruge limfatike dhe me kete rruge infiltrohen limfonodulat pelvike dhe para-aortike, ndersa me rrugen hematike (te gjakut), zakonisht metastazat zhvillohen ne kolonen vertebrore lumbare dhe me rralle ne kockat e kofshes, ne pelvis si edhe ne brinje.
Simptomat
Ne stadet fillestare simptomat jane si ato te Hipertofise Benigne te Prostates me simptoma urinare:
  • Urinime te shpeshta, sidomos naten.
  • Fluks te dobet te urines.
  • Fluks te urines me nderprerje (veshtiresi per te filluar urinimin apo urinim me nderprerje).
  • Dhimbje apo djegje gjate urinimit.
  • Urinim me gjak apo ne lengun spermatik.
  • Ereksion i veshtire.
Gati te gjithe tipat e kancereve te prostates jane adenokercinoma.
Ne stade te avancuara mund te kete shenja shtese ne pjese te ndryshme te trupit. Shenja me e shpeshte eshte dhimbja e kockave, shpesh here e lokalizuar ne shtyllen kurrizore, ne pelvis apo ne brinje, qe shkaktohen nga metastazat ne keto vende.
Karcinoma e prostates paraqet nje problem onkologjik te rendesishem per shendetin publik ; ajo zen vendin e trete te vdekjeve per tumoret ne meshkujt. Incidenca e saj eshte ne rritje ne shume vende te botes, por vdekshmeria prej saj ka mbetur stabile, kjo si rrjedhoje e shperndarjes se informacioneve per kete tumor dhe kjo ka cuar qe te behen kontrolle te hereshme dhe semundja te diagnostikohet ne fazat fillestare.
Diagnoza
Tumori i prostates shpesh zbulohet nga nje ekzaminim klinik me ane te eksplorimit digital rektal apo edhe nga niveli i larte i PSA-se (antigenit specifik prostatik). Kur dyshohet per nje tumor te prostates, ai duhet te konfirmohet me ane te biopsise. Ekzaminime te tjera jane Ekografia, Radiografia tradicionale, Kompiuter Tomografia (Scaner) si edhe Sintigrafia kockore, behen kur duhet te vleresohen metastazat kockore.
Ekzaminimi digital rektal (DRE) eshte nje procedure me ane te te ciles mjeku ekzaminues vlereson dimensionet, formen dhe konsistencen e prostates : zonat jo te rregullta, te forta apo me noduse duhet te bejne te dyshosh sepse mund te jene te shkaktuara nga tumori i prostates.Ky ekzaminim vleresohet me nje sensibilitet qe varion nga 44 deri 97% dhe me nje specifitet ndermjet 22 dhe 69% (Selley 1997).
Adenokarcinoma e prostates ne 70% te rasteve lokalizohet ne pjesen periferike te gjendres dhe kjo eshte zona e prekshme mire nga DRE. Ne rreth 20% te rasteve, lokalizimi i tumorit eshte ne pjesen e perparme te mesme te prostates qe quhet zona tranzicionale qe eshte zona karakteristike e hipertrofise benigne te prostates. Vetem ne 5% te rasteve tumori e ka origjinen nga zona qendrore, por me shpesh tumori perhapet gjeresisht ne gjender dhe konsiderohet e tipit multifokal.
Dozimi i PSA-se percakton nivelin ne gjak te nje enzime qe prodhohet nga prostata. Vlerat normale konsiderohen ato qe jane nden 4 ng/ml, nivelet nga 4 deri ne 10 ng/ml tregojne per probabilitet tumori, ndersa vlerat mbi 10 ng/ml te bejne detyrimisht te kerkosh nje tumor te prostates. Por duhet te themi se PSA nuk eshte nje test perfekt, sepse disa meshkuj me tumor te prostates nuk kane nivele te larta te PSA-se, sikurse edhe si shume meshkuj me nje nivel te larte te PSA-se, nuk kane nje tumor te prostates.
Megjithate PSA propozohet si testi kryesor per kerkimin e tumoreve te prostates. PSA mund te rezultoje e rritur edhe ne proceset inflamatore apo ne Hipertrofine benigne te prostates, apo pas nje ekzaminimi digital rektal, sikurse edhe pas nje raporti seksual pak perpara ekzaminimit. po keshtu edhe disa medikamente mund te influencojne ne vlerat e PSA-se.(Andriole dhe Di Paola, 1998).
Niveli i PSA-se eshte ne raport te drejte me moshen ne rritje. Per vlerat e PSA nga 4 deri ne 10, jane gjetur me tumor te prostates 26% e subjekteve (Postma 2005).
Per te permiresuar vlerat e PSA-se per diagnostiken e hereshme te kancerit te prostates, jane perdorur edhe metoda te tjera te dozimit te PSA (PSA e lire dhe PSA totale, PSA specifike me moshen, shpejtesia e PSA-se) por asnjera prej tyre nuk ka qene me bindese se PSA totale.
Ka studime per te gjetur metoda me te besueshme diagnostike, por deri tani jane keto qe cituam.
Ekografia Trans Rektale (ETR) ne kancerin e prostates. Nese ekzaminimi digital rektal (DRE) jep te dhena mbi prezencen e kancerit te prostates duke u bazuar edhe ne rezultatet e nivelit te PSA atehere mjeku kerkon te marre nje imazh visual ekografik te prostates me ane te ETR. Theksojme se ekzaminimi ETR ndihmon ne venien e diagnozes por nuk jep diagnoze ekzakte pasi me kete ekzaminim nuk mund te diferencohet nje inflamacion nga nje proces malinj dhe diagnoza eshte e diskutushme pa konfirmimin me punksin biopsi. Ekzaminimi ETR ndihmon per realizimin e punksion biopsise, kjo e fundit realizohet nen drejtimin e ekografise. Komplikacionet e biopsise nen drejtimin ekografik jane te rralla, por infeksioni dhe hemoragjia mund te takohen nga 0.1% deri ne 4% te rasteve qe u nenshtrohen punksion biopsive.
Biopsia Trans-Rektale nden Ekografi (TRUS) :
Cfare mund te zbulohet nga biopsia prostatike ?
  1. Prostatiti : shume biopsi negative per karcinome mund te vene ne dukje nje inflamacion te prostates qe njihet si prostatitis. Kjo eshte shume e shpeshte ne popullaten e meshkujve te rritur.
  2. Neoplazi prostatike intra-epiteliale (PIN).Ky eshte nje stad qe me kalimin e viteve mund te evoluoje drejt karcinomes prostatike.
  3. Thame me lart qe gati te gjithe tipet e kancereve te prostates jane adenokarcinoma. Ato ne 85% te rasteve jane multifokale. Ndermjet shume klasifikimeve per vleresimin e diagnozes se kanserit te prostates, me i pranueshmi eshte klasifikimi i Gleason.
Stadet e zhvillimit te tumorit:
Ekzistojne disa sisteme per kategorizimin e nivelit te zhvillimit te kancerit te prostates. Me i pranuari eshte sistemi TNM.
  • Faza e pare (T1): tumori eshte i vogel, i kufizuar ne prostate dhe qe nuk mund te zbulohet me ane te DRE. Ky eshte nje kancer qe zakonisht zbulohet rastesisht pas nje interventi ne prostate per hipertrofi benigne te prostates. Biopsia e indeve te hequra, zbulon kancerin.
  • Faza e dyte (T2): tumori eshte akoma i kufizuar ne prostate, por eshte me i madh dhe mund te konstatohet me ane te DRE.
  • Faza e trete (T3): kanceri i prostates ka kaluar kapsulen prostatike dhe mund te infiltroje indet rreth prostates dhe vesikulat seminale.
  • Faza e katert (T4): Kanceri i prostates ka dhene metastaza dhe ka arritur ne nyjet limfatike, ne kocka dhe ne organe te tjera si ne melci apo ne mushkeri.
Avancimi i semundjes
Tumori i prostates eshte zakonisht nje tumor qe progreson ngadale. Per kete jane dhene informacione nga nje studim i publikuar ne JAMA (the Journal of the American Medical Association). Meshkujt me grade te ulet te tumorit te prostates (Gleason me pike nga 2-4) kane progression te ngadalte te tumorit dhe mbijetesa eshte e mire. E kunderta ndodh kur tipi i tumorit vleresohet ne Gleason 8-10.
Trajtimi i kancerit te prostates dhe obcionet terapeutike:
  • Observacioni dhe pritja me kontrolle periodike
  • Terapia hormonale
  • Radioterapia
  • Prostatektomia radikale
  • Brachiterapia
  • Kriokirurgjia.
Sigurisht qe metoda e trajtimit do te percaktohet nga specialisti i onkologjise urologjike, duke u bazuar ne vleresimin e hollesishem te gjendjes dhe moshes se pacientit si edhe te stadit te zhvillimit te tumorit. Sejcila metode trajtimi ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Ne fund te fundit eshte nje metode trajtimi invazive.
Terapia hormonale: kanceri i prostates rritet ne vartesi nga hormoni i testosteronit qe prodhohet nga testikujt si edhe nga gjendra mbiveshkore (suprarenale). Prodhimi i ketij hormoni mund te nderpritet ne dy menyra.
  1. Me ane te nje interventi orchiectomia (heqjes se testikujve).
  2. Por hormoni i testosteronit mund te nderpritet edhe me perdorimin e medikamenteve si leuprorelide apo dhe goserelin, te cilet frenojne gjendren e hipofizes dhe keshtu bejne qe te zvogelohet prodhimi i hormonit nga testikujt. Kjo terapi zakonisht eshte e rezervuar per tumoret me metastaza.
Medikamente te tjera qe perdoren per bllokimin androgenik jane :
  • Casodex (bicalutamide)
  • Cyproterone acetat
  • Eulexin (flutamide)
  • Lutenizing Hormone Releasing Hormone (LHRU, leuprolide/Zoladex-goserelin).
Per te konkluduar shikojme se per adenokarcinomen e prostates ka shume variante
  • Preventive
  • Diagnostike
  • Kurative invazive
  • Kurative medikale, etj.
Per kete aresye duhet te citojme edhe nje here thenjen e urologeve qe :
“ meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates “.(Vleresimi Ekografik ne semundjet e Prostates. Kanceri i Prostates A.Gjokutaj; A.Hoxhaj;E.Enesi;E.Isufi;Sh.Beqiri.)
Per te vertetuar kete, mund te kujtojme figura te shquara te artit Europian te cilet jane prononcuar vete qe jane trajtuar per kancer te prostates dhe qe aktualisht jane fare mire dhe zhvillojne jete aktive artistike.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive