Sunday, October 23, 2016

Kanceri i Trurit

Kanceri dhe shkaktarët e tij

Trupi është i përbërë prej qelizave të vogla. Qelizat normale të organizmit zhvillohen dhe vdesin në një mënyrë të kontrolluar. Ndonjëherë qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të rriten pa kontrollin e zakonshëm, duke shkaktuar rritje anormale të quajtura tumor.

Nëse tumori nuk ndodh në afërsi të indeve dhe pjesëve të trupit, ai quhet tumor beninj ose jo-kanceroz. Tumoret beninje rrallë ndodh të jenë kërcënuese për jetën.

Nëse tumori pushton dhe shkatërron qelizat në afërsi të indeve, ai quhet tumor malinj, ose kancer. Kanceret ndonjëherë mund të jenë kërcënuese për jetën. Qelizat kanceroze mund po ashtu të shpërndahen në pjesë të ndryshme të organizmit përmes enëve të gjakut dhe kanaleve limfatike.

Trajtimi i kancerit fokusohet në vrasjen ose kontrollimin e qelizave anormale kanceroze të cilat zhvillohen.

Kanceri primar i trurit

Kanceret në organizëm emërohen në bazë të vendit ku kanceri ka filluar. Kanceri i cili fillon në tru gjithmonë do të quhet kanceri i trurit, edhe nëse ai shpërndahet në vende të tjera.

Kanceri i cili fillon në tru, rrallë ndodh të shpërndahet jashtë truri. Ai ka prirje për t’u zhvilluar me shpejtësi dhe të zgjerohet dhe pushtojë indin rrethues të shëndetshëm të trurit dhe të shkaktojë paaftësi dhe vdekje. Edhe pse mjekët mund ta përcaktojnë vendin prej ku kanceri ka filluar, shkaktari i një kanceri zakonisht nuk mund të identifikohet.

Qelizat përmbajnë material trashëgues ose gjenetik të quajtur kromozome. Ky material gjenetik kontrollon rritjen e qelizave. Kanceri gjithmonë zhvillohet nga ndryshimet që ndodhin në këtë material gjenetik. Kur materiali gjenetik bëhet anormal, ai mund të humbë aftësinë për ta kontrolluar zhvillimin e tij.

Ndryshimet e menjëhershme në materialin gjenetik mund të ndodhin nga arsye të ndryshme. Këto ndryshime mund edhe të jenë të trashëguara nga prindërit.

Ndryshimet në materialin gjenetik po ashtu mund të ndodhin për shkak të ekspozimit të tij ndaj infeksioneve, barnave, duhanit, substancave të ndryshme dhe faktorëve të tjerë.

TERAPIA

Terapia me rrezatim dhe kimioterapia janë dy trajtime shtesë të cilat mund të përdoren për të kontrolluar ose eliminuar tumoret e trurit. Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë njërën ose të dyja këto terapi si shtesë e ndërhyrjes kirurgjike ose si alternativë e saj.

Në rastin e tumoreve malinje të trurit, terapia e rrezatimit është e nevojshme për të mbajtur nën kontroll tumorin dhe ndoshta për të arritur një eliminim afat-gjatë të tij.

Ka disa efekte të mundshme anësore të terapisë rrezatuese; këto përfshijnë mundësinë e shfaqjes së krizave dhe të demencës (harresës). Ashpërsia me të cilën këto pasoja shfaqen, si edhe shanset që ato të paraqiten, përkeqësohen sa më të larta të jetë doza e terapisë. Terapia me rrezatim zakonisht është shumë më mirë e toleruar.

Kimioterapia është një mënyrë e trajtimit të llojeve të ndryshme të kancerit përmes barnave anti-kancer. Disa lloje të kimioterapisë jepen përmes rrugës intra-venoze drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut dhe të tjera mund të merren përmes gojës. Lloje të ndryshme të kimioterapisë mund të përdoren për të ndihmuar trajtimin e tumoreve malinje të trurit.

Efektet anësore të kimioterapisë varen kryesisht nga barnat të cilat përdoren. Shumica e efekteve anësore përfshijnë temperaturë dhe ethe të ftohta, nauze (të përziera) dhe vjellje, humbje të apetitit dhe dobësi. Disa efekte anësore mund të lehtësohen me anë të barnave. Pacientët do të monitorohen për shenja të infeksionit.

Ndonjëherë disa “vaferë”, copëza implantuese të mbushura me produkte kimioterapike, vendosen drejtpërdrejtë në hapësirën e tumorit gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Pacientët të cilët pranojnë impiant (vafer) që përmbajnë një ilaç, duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga një ekip shëndetësor për shenja të infeksionit pas ndërhyrjes kirurgjike.

Përmbledhja

Tumoret e trurit janë tumore relativisht të shpeshta.
Trajtimi dhe pritjet për të ardhmen për pacientë me tumore të trurit në shumicën e rasteve varen nga lloji dhe shkalla e tumorit, si edhe nga shëndeti i pacientit.
Avantazhet mjekësore dhe teknike kanë përmirësuar dukshëm shanset për një shlyerje të tij te pacientët me tumore të trurit.

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive