Saturday, October 1, 2016

Lacrinorm (xhel)

Përbërja: Në 100 g xhel përmbahen: klorur benzalkoni 0.01gr, acid poliacrilic 0.2g.
Shtesat: Sorbitol, ujë për përgatitjen e injeksioneve.
Forma farmaceutike:
Xhel oftalmik,tubet 10 gr.
Kategoria farmakoterapeutike
Disinfektant për përdorim oftalmik.
Lubrifikant.
Indikimet terapeutike:
Disifektimi i mukozës së syrit.
Lubrifikant, në pamjaftueshmërinë e lotëve.(Sindromi i syrit të thatë).
Kundërindikimet:
Ndjeshmëri ndaj këtyre përbërësve.
Kujdesje gjatë përdorimit:
Produkti është vetëm për përdorim të jashtëm.
Përdorimi për një kohë të gjatë i preparatit mund të shkaktojë fenomene të ndjeshmërisë.
Në raste të tilla, ndërprisni trajtimin me këtë preparat dhe konsultohuni me mjekun për të zëvendësuar terapinë.
Mos e përdorni Lacrinormin gjatë vendosjes së lenteve të kontaktit por ndërmjet tyre.
Në rastet e aplikimit të Lacrinormit, është e rëndësishme të prisni, rreth 15 minuta përpara se të vendosni lentet e kontaktit.
Ndërveprimet
Evitoni përdorimin e përbashkët të antiseptikëve të tjerë dhe të detergjenteve të syrit.
Vëmendje:
Mos e përdorni preparatin për trajtime të zgjatura.
Pas përdorimeve të shkrurtra dhe pa rezultat konsultohuni me mjekun.
Marrja aksidentale e disa disifenktanteve mund të shkaktojë pasojë të rënda ndonjëherë fatale.
Doza, mënyra dhe koha e përdorimit të barit:
Një pikë në qesen konjuktivale 3-4 herë në ditë.(hedhja e fundit, rekomandohet ,përpara se të shtrihesh).
Gjatë aplikimit mbajeni tubetin pingul, pasi kështu mund të dalë më mirë medikamenti në mënyrë të rregullt.
Mos kaloni dozimin e duhur.
Efekte të padëshiruara:
Eshtë e mundur të verifikohet , në disa raste intolerancë (djegie ose iritime),megjithëse nuk ndalon efektin, nuk kërkon ndryshim të trajtimit.
Menjëherë pas aplikimit mund të verifikohet një vështirësi në pamje,që i dedikohet densitetit të xhelit megjithëse ky efekt zhduket shumë shpejt.
Komunikoni me mjekun ose farmacistin për çfarëdo lloj efekti të padëshiruar që nuk është i pranishëm në fletën shoqëruese.
Vëmendje: 
Mos e përdorni preparatin pas datës së skadencës së treguar në paketim.
Preparati nuk duhet të përdoret pas 30 ditëve nga hapja e parë.
Mbajeni preparatin në vende të pakapshme nga fëmijët tuaj.


Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet