Monday, October 24, 2016

PLAGOSJET DHE HEMORAGJITË

Plaga
Quhet kështu një thyerje e vazhdimësisë së lëkurës dhe indeve që provokon daljen e gjakut dhe mund të rëndohet në se bakteret depërtojnë indet duke provokuar infeksionet. 
Nëse viktima e një aksidenti rrugor paraqet një plagosje me rrjedhje të gjakut:


ÇFARË DUHET BËRË

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të mbulohet plaga me material steril,për të bllokuar daljen e gjakut(të mbulohet me garza sterile apo copë
të pastër);
-të lahet me ujë nëse është bërë me dhe;
-të mos lëvizim trupat e jashtëm që janë në të.
-të nxirren trupat e jashtëm që janë në të dhe pastaj të mbulohet plaga;
-të mos mbulohet plaga për të lehtësuar mpiksjen e gjakut;
-të rregullohet plaga në mënyrë që të zvogëlohet dalja e gjakut;
-ti jepet të pijë ujë ose çaj në se është pa ndjenja.



 Hemoragjia

Është një dalje e gjakut nga enët e gjakut dhe dallohet në arteriose ose venoze,sipas mënyrës së dëmtimit
(një arterie apo një venë).

Hemoragjia venoze: gjaku del në mënyrë të ngadaltë dhe të
vazhdueshme dhe ka ngjyrë të kuqe të errët.

 Hemoragjia arteriose: gjaku del me presion më të madh me
hedhje me ndërprerje pasi shtyhet drejtpërdrejt nga zemra
dhe ka një ngjyrë të kuqe të çelët.


 Hemoragjia e brendshme
Gjaku derdhet në brendësi të organizmit duke krijuar komplikime nëse shtyp organet vitale(p.sh.truri).
I dëmtuari mund të paraqesë simptomat e shokut,frymëmarrja bëhet e dobët dhe në disa raste gjaku mund të dalë jashtë nga hunda,nga goja dhe nga veshët.Në këto raste i dëmtuari vendoset në pozicion antishok pa ndaluar në mënyrën më absolute daljen jashtë të gjakut.
Në rast se i dëmtuari është pa ndjenja vendoset në pozicionin anësor të sigurisë,i kthyer nga pjesa e dëm-
tuar.

Ne rast te hemoragjise se jashtme:

ÇFARË DUHET BËRË

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të përpiqemi të ndalojmë rrjedhjen e gjakut duke mbyllur shpejt me presion plagën,me material steril;
-të mbahet i dëmtuari në pozicion ulur apo shtrirë dhe
të njoftohet menjëherë ndihma e shpejtë.
-të kufizohemi duke e mbuluar plagën dhe të bëjmë të
lëvizë të dëmtuarin për të evituar shfaqjen e shokut;
-ti japim pije alkolike(mund të pijë ujë).












Në rast të hemoragjisë arteriose:
Të shtypet arteria e vendosur ndërmjet plagës dhe zemrës dhe të fashohet ajo kur shtypja mbi plagën nuk është e mundur apo është inefikase.Shtypja nuk duhet të kalojë 10/15 min,më pas të lirohet vendi i shtrën-
guar për të lejuar qarkullimin e gjakut.

Në rast të hemoragjisë venoze:

Të shtypet vena pranë hemoragjisë kundrejt zemrës dhe të ngrihet krahu në mënyrë që plaga të ndodhet më lart se zemra.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive