Sunday, October 23, 2016

Semundjet e mishit te dhembeve

Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë sëmundje shumë të përhapura gjithkund në botë. Këto sëmundje mund të jenë nga një inflamacion i thjeshtë i mishit të dhëmbëve deri te sëmundje shumë serioze që rezultojnë me ndryshime të mëdha në indin e butë dhe në ashtin që e rrethon dhëmbin.

Çfarë e shkakton problemin me mishin e dhëmbëve?

Goja jonë është e mbushur me baktere. Këto baktere, së bashku me mukusin (pështymën) dhe grimcaat tjera që qarkullojnë në gojë vazhdimisht formojnë një shtresë (pllakë) të ngjitshme, pa ngjyrë në dhëmbët tuaj. Nëse ju i pastroni me brushë dhe penj dhëmbët tuaj, kjo ndihmon të hiqni këtë pllakëz. Pllakëzat që nuk largohen mund të forcohen dhe të krijojnë shtresë gurore në dhëmbët tuaj të cilën brusha nuk e pastron. Vetëm pastrimi profesional nga dentisti mund ta largojë këtë shtresë të fortë.

SIMPTOMAT DHE DIAGNOZA

Si mund ta dini se keni sëmundje të mishit të dhëmbëve?

Simptomat e mishit të dhëmbëve janë të ndryshme dhe përfshijnë:

Erë e keqe të gojës e cila nuk largohet
Mish të dhëmbëve të skuqur ose ënjtur
Mish të dhëmbëve të ndjeshëm dhe që gjakos
Dhimbje gjatë përtypjes
Dhëmb i çliruar (që lëviz)
Dhëmbë të ndjeshëm
Mish i tërhequr i dhëmbëve ose dhëmbë më të zhveshur se zakonisht.
Cilido prej këtyre simptomave mund të jetë shenjë e ndonjë problemi të madh, që duhet të kontrollohet nga një dentist.

Gjatë vizitës tuaj dentale, dentisti duhet:

T’ju pyesë për historinë mjekësore ose të identifikojë sëmundjet që keni ose faktorët tjerë të rrezikut (si duhani) të cilët mund të ndikojnë në sëmundjen e mishit të dhëmbëve.
Kontrollojë mishin tuaj të dhëmbit dhe të vërejë ndonjë shenjë të inflamimit
Të përdorë një matës të vogël që quajtur “sondë” për të kontrolluar dhe matur gropëzat. Te goja e shëndetshme, thellësia e këtyre gropëzave zakonisht është nga 1 deri në 3 milimetër. Ky test për thellësinë e gropëzave zakonisht nuk shkakton dhimbje
Dentisti po ashtu mund t’ju udhëzojë:

Të bëni një skenim me rreze X për të parë nëse ka humbje të ashtit
T’ju referojë te ndonjë specialist, si periodontisti. Periodontisti është ekspert në diagnostikimin dh mjekimin e sëmundjes së mishit të dhëmbëve dhe mund t’ju ofrojë opsione trajtimi të cilat nuk ua ofroni dentisti.

TRAJTIMI

Si mjekohet sëmundja e mishit të dhëmbëve?

Qëllimi kryesor i mjekimit është të ktonrollohet infeksioni. Numri dhe llojet e trajtimit do të ndryshojë, në varësi të shkallës së sëmundjes së mishit të dhëmbëve. Secili lloj trajtimi kërkon që pacienti të vazhdojë të kujdeset mirë për higjienën e gojës. Mjeku po ashtu mudn t’ju këshillojë t’i ndryshoni disa shprehi, si të hiqni dorë nga pirja e duhanit, si një mënyrë për të përmirësuar rezultatin e trajtimit.

Pastrimi i thellë

Dentisti ose specialisti tjetër i gojës mund t’i largojë pllakëzat përmes një metode të pastrimit të thellë që quhet shkallëzim si dhe përmes rrafshimit të rrënjëve. Shkallëzimi do të thotë copëtimi i gurësve nga sipër dhe poshtë buzës së mishit të dhëmbit. Rrafshimi i rrënjëve pastron njollat në rrënjë të dhëmbëve ku mblidhen mbeturinat si dhe ndihmon largimin e baktereve që ndihmojnë sëmundjen. Në disa raste mund të përdoret edhe laseri për të larguar pllakëzat dhe gurësit. Kjo procedurë mund të rezultojë me më pak gjakderdhje, ënjtje dhe mundim krahasuar me metodën tradicionale të pastrimit të thellë.

Trajtimi me barna

Trajtimi kirurgjik

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet