Monday, October 24, 2016

TRAUMA DHE PLAGOSJE NË GJOKS

Traumat e barkut provokohen zakonisht(në aspektin rrugor) nga një përplasje violente kundër timonit,me dëmtime nga goditja direkte apo nga kundërgoditjet.

Mund të dallohen:
-traumat e mbyllura,si pasojë e shtypjeve,me thyerje në brinjë dhe dëmtime
në organet e brendshme(zemër,mëlçi,shpretkë etj.);
-trauma të hapura, e karakterizuar nga një plagë e thellë që prek strukturën
kockore dhe muskolare të kafazit të gjoksit apo direkt mushkëritë me komu-
nikim midis zgavrës barkore dhe ambientit të jashtëm.

Simptomat: I dëmtuari ka një dhimbje të fortë në gjoks,që rritet nëse frymë-
marrja nuk është sipërfaqësore apo kur kollitet,frymëmarrje e vështirë,gjendje
shoku,cianozë e buzëve,thonjve dhe lëkurës si dhe plagë e hapur e gjoksit në nivel thyerje.
Si të ndërhyjmë(vetëm në rast traume të mbyllur):
nëse i plagosuri është i ndërgjegjshëm dhe nuk dyshohen dëmtime në kolonën
vertebrale,të sistemohet me kujdes të madh në pozicionin gjysëm-ulur,me trupin e përkulur nga ana e dëmtuar(për të zvogëluar dhimbjen) dhe të zgjidhen rrobat pranë qafës dhe mesit(për të lehtësuar frymë-
marrjen).Nëse i dëmtuari humb ndjenjat të vendoset në pozicionin anësor të sigurisë,duke e xhiruar nga
ana e dëmtuar.

Nëse i dëmtuari,i ndërgjegjshëm,ka pësuar një traumë të kafazit të gjoksit:



ÇFARË DUHET BËRË

ÇFARË NUK DUHET BËRË
-të kërkojmë të lehtësojmë frymëmarrjen duke e
vendosur të dëmtuarin gjysëm-ulur;
-në rast të plagosjes së dukshme dhe të thellë,të mbulohet shpejt me një copë të pastër;
-të ndihmohet deri në arritjen e ndihmës së përshtat-
shme.
-ti bëjmë të dëmtuarit frymëmarrje të thellë;
-të vendoset i dëmtuari në pozicion shtrirë;
-në rast të plagosjes së thellë,të pastrojmë,dizinfek-
tojmë dhe të mjekojmë plagën;
-të vendoset i dëmtuari në pozicion të ngritur lart
për të kufizuar daljen jashtë të gjakut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet