Tuesday, November 1, 2016

Bactrin (tableta)

Veprimi
Bactrin ® është një kombinim i dy barnave bakteriostatike të cilat kur kombinohen kanë veprim baktericid, që me vështirësi mund të krijohet rrezistenca bakteriale.
Inhibon dy reaksione të njëpasnjëshme të sintezës së acidit folinik të bakteries, i cili është i domosdoshëm për rritje dhe zhvillim të shkaktarëve patogjenë.
Trimetoprimi inkibon dihidrofolat-reduktazën, kurse sulfametoksazoli inkorporimin e PABA në acid folik.

Indikimet
Infeksionet e aparatit urogjenital: uretriti, cistiti akut dhe kronik, pieliti, pielonefriti, prostatiti; gonorrea.
Infeksionet e aparatit të frymëmarrjes: bronkiti akut dhe kronik, bronkiektazia, abscesi i mushkërive, bronkopneumonia, pneumoniti nga Pneumocystis carinii, sinuziti dhe otitis media.
Infeksionet e aparatit gastrointestinal të shkaktuara nga Salmonella typhi dhe paratyphi si: dizinteria, paratifoja, tifoja abdominale, kolera.
Indikohet edhe në infeksionet e lëkurës; ndërlikimet bakterore të disa sëmundjeve infektive në pediatri, si: fruthi, skarlatina, kollë e mirë; osteomielit akut e kronik, brucelozë akute.
Indikohet edhe në toksoplazmozë dhe nokardiazë, infeksionet në kirurgji dhe në stomatologji.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria ndaj sulfamideve e trimetoprimit, në të sëmurët me dëmtim të theksuar parenkimal të mëlçisë, diskrazitë të gjakut, insufiçienca e rëndë e veshkave, në periudhën e fundit të shtatzënësisë, në fëmijët e lindur para kohe dhe në të porsalindurit (në 6 javët e para të jetës).

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç: 2 tableta nga 480 mg 2 herë në ditë.
Mjekimi afatgjatë dhe doza e mbajtjes: 1 tabletë 480 mg, 2 herë në ditë.
Te infeksionet e rënda: 2-3 tableta 480 mg 2 herë në ditë.

Efektet anësore
Bactrin® tolerohet mirë në dozat e preferuara.
Efektet anësore më të zakonshme janë çrregullimet në traktin digjestiv (të vjella, glosit, pankreatit, stomatit, diarre, dhe në raste të rralla enterokolit pseudomembranor) dhe reaksionet alergjike të lëkurës (urtikarie, eritemë multiforme, sindrom Stivens-Xhonson, të kruara, sëmundje e serumit, si dhe fotosensibilizim).
Janë konstatuar edhe çrregullime hematologjike, si (agranulocitozë, anemi aplastike, anemi megaloplastike, trombopeni, hipoprotrombinemi, methemoglobinemi).
Nëse shfaqet ndonjë nga efektet anësore të mësipërme, mjekimi me Bactrin® duhet të ndërpritet.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15ºC – 25ºC, në vend të thatë i mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i përdorimit
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta nga 480 mg
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive