Tuesday, November 1, 2016

Bethagen (krem)

1. Çfarë është Bethagen® dhe për çfarë përdoret?
Bethagen® kremi përmban kombinim të kortikosteroidit të fortë betametazonit dhe antibiotikut gentamicinë.
Përdoret për lehtësimin e pezmatimeve dhe kruarjes te sëmundjet e ndryshme të lëkurës.

Përbërja: 1 g krem përmban: Betametazon 0,5 mg (në formë dipropionati) Gentamicinë 1,0 mg (në formë sulfati).

Paketimi: Tub me 15 g krem Bethagen® krem.

Si vepron kremi Bethagen®?
Bethagen® kremi përmban betametazon i cili pengon ose zvogëlon zhvillimin e reaksioneve lokale inflamatore dhe gentamicinën e cila pengon sintezën e proteinave të bakterieve të ndjeshme.

Kur përdoret kremi Bethagen®?
Bethagen® kremi përdoret te:
• Sëmundjet e infektuara dhe ekzematozë lëkurore (format akute, subakute dhe kronike): dermatit kontakti dhe alergjik, dermatiti profesional, dermatiti seboroik, dermatiti atopik dhe infantil, neurodermatiti, intertrigo, ekzema anale dhe gjenitale, dermatiti numular dhe dihidrotik;
• Pezmatimeve të infektuara akute joalergjike lëkurore: dermatiti nga dielli dhe drita, dermatiti nga rëntgeni dhe thumbimet e insekteve;
• Ndryshimeve të infektuara lëkurore (dermatozat): psoriasis vulgaris, dermatitis exfoliativa dhe lichen rubber planus.

2. Çfarë duhet të dini para fillimit të terapisë
Informoni mjekun nëse merrni barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolizmi, jeni të tejndieshëm në barna ose keni pasur reaksione alergjike në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin
Bethagen® kremi nuk duhet ta përdorni:
• nëse jeni të tejndjeshëm në përbërësit e barit.
• nëse keni sëmundje infektive virusale (variçelë, herpes zoster), bakteriale dhe fungale.
• nëse keni akne ose rozace.
• nëse keni ulkus të lëkurës ose plagë.
Bethagen® kremin nuk duhet ta përdorni te fëmijët më të vegjël se 1 vjeç.

Vërejtje dhe masa të kujdesit
• Bethagen® kremin nuk duhet ta hidhni në sy dhe afërsi të syve.
• Nuk rekomandohet aplikimi i kremit në mjekimin e psoriazës me ndryshime difuze.
• Aplikimi i barit nën fashën okluzive në sipërfaqe të mëdha, si dhe aplikimi te fëmijët mund të çojë deri te absorbimi i konsiderueshëm dhe deri te shfaqja e veprimeve të padëshirueshme.
• Te fëmijët e vegjël rrudhat e lëkurës dhe pelenat mund të ndikojnë si fashë okluzive dhe të rritin absorbimin përmes lëkurës.
• Kremin nuk duhet aplikuar në vendet me qime.
• Gjatë shfaqjes së djegies së fortë, aplikimin e barit duhet ndërprerë.

Përdorimi i kremit Bethagen® me ushqim
Marrja e ushqimit nuk ka ndikim në veprimin e barit.

Përdorimi në shtatzani dhe në gjidhënie
Para se të filloni të përdorni ndonjë bar, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Shtatzania
Gjatë tre muajve të parë të shtatzanisë nuk rekomandohet aplikimi i barit, përveç aplikimit të shkurtër në sipërfaqe të vogël të lëkurës, edhe atë vetëm nëse dobia e pritur për nënën është më e madhe sesa rreziku për fëmijën.

Gjidhënia
Aplikimin afatgjatë të barit në sipërfaqe të mëdha të lëkurës duhet shmangur gjatë periudhës së gjidhënies, për shkak të mundësisë së absorbimit dhe shpërhapjes të barit në qumësht.
Mos të aplikohet kremi në lëkurën e gjirit para dhënjes së gjirit.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë drejtimit të automjeteve dhe makinave
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Çfarë duhet të dini për materiet ndihmëse të cilat i përmban kremi Bethagen®
Bethagen® kremi përmban cetostearil alkool dhe klorkrezol.
Në rast të shfaqjes së reaksioneve lokale në lëkurë (p.sh. dermatit kontakti) drejtojuni mjekut tuaj.

Çfarë duhet pasur kujdes nëse merrni barna tjera
Të keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe me barnat të cilat tashmë nuk i përdorni, si edhe në barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Njoftoni mjekun tuaj nëse merrni, nëse së afërmi keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recete mjeku.
Antimikrobikët bakteriostatik zvogëlojnë efektin e gentamicinës.

3. Si përdoret kremi Bethagen®
Nëse mendoni që kremi Bethagen® shumë dobët ose shumë fuqishëm në organizmin tuaj, drejtojuni mjekut ose farmacistit tuaj.
Mjeku juaj do tu këshillojë për sa kohë duhet të merrni kremin Bethagen®.
Mos ndërpritni trajtimin, nëse para kësaj nuk keni njoftuar mjekun.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Bethagen® kremi qitet në sipërfaqet e sëmura dy herë në ditë me fërkim të lehtë.
Te ndryshimet kronike të lëkurës, mjekimi duhet vazhduar edhe disa kohë mbas tërheqjes së të gjitha simptomave për të parandaluar recidivin.

Nëse keni përdorur më shumë sasi bari sesa që do të duhej
Nëse keni aplikuar dozë më të lartë të kremit Bethagen® bisedoni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.
Gjatë aplikimit afatgjatë në sipërfaqe të madhe të lëkurës, aplikimit në lëkurë të dëmtuar, me fashë okluzive, te të porsalindurit dhe foshnjat, personat e moshuar, personat me funksion të dëmtuar të mëlçisë, dermasteroidet mund të shkaktojnë edhe veprime sistemike, siç janë: supresioni reversibil i boshtit hipotalamus-hipofizë-gjëndra mbiveshkore, sindromi Cushing, hiperglikemia.
Gjatë aplikimit afatgjatë në sipërfaqe të mëdha të lëkurës së dëmtuar gentamicina mund të shkaktojë reaksione toksike.

Trajtimi
Hemodializa mund të jetë e dobishme për eliminimin e gentamicinës nga gjaku, kurse është e rëndësisë së madhe te rastet kur ekziston dëmtim i theksuar ose rrezik i dëmtimit të funksionit të veshkave.
Në raste shumë të rralla mund të vjen deri te bllokada neuromuskulare e gentamicinës e cila mund të eliminohet me injektim të kalciumit dhe neostigminës.

Nëse keni harruar ta përdorni kremin Bethagen®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e kapërcyer të barit.
Nëse keni harruar të përdorni kremin Bethagen®, përdoreni sa më parë sipas dozimit të rekomanduar dhe mënyrës së përdorimit.

Çfarë ndodh nëse menjëherë ndërpreni përdorimin e kremit Bethagen®
Nëse menjëherë ndërpreni përdorimin e këtij bari nuk priten kurrfarë efektesh negative.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse edhe të gjitha barnat tjera edhe kremi Bethagen® mund të ketë efekte të
padëshirueshme.
Efektet më të shpeshta të padëshirueshme paraqiten lokalisht në vendin e lyerjes me krem.
Mund të shfaqen rashi, kruarja, iritimi, djegësira, tharja e gojës, tëhollimi i lëkurës, mund të ndryshohet ngjyra e lëkurës, janë të mundshme gjakderdhje të imta, zgjerim i enëve të gjakut dhe hirsutizëm i shtuar i asaj pjese të trupit.
Gjithashtu, mund të shfaqen strie, akne, pezmatim i folikulit të qimes dhe infeksione sekondare me myshqe. Lyerja afatgjatë e barit në sipërfaqe të mëdha të lëkurës së dëmtuar mund të çojë deri te efektet e padëshirueshme.
Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomash të cilat do të mund të jenë reakcione të padëshirueshme në kremin Bethagen® dhe nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Të ruhet në temperaturë deri 25°C.
Bari të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!

Mënyra e dhënies të barit
Bari jepet me recetë mjeku.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive