Tuesday, November 1, 2016

Bio Kcit Forte (bustina)

Bio KCit forte është një shtesë dietike me bazë citrati kaliumi.
Kaliumi është kationi kryesor brendaqelizor, i pazëvendësueshëm nga elemete të tjera.
Ai luan një rol kryesor per organizmin duke ndërhyrë në pjesen më të madhe të funksioneve jetike.
Bio Kcit forte përdoret në pacientët që kanë humbje të mëdha lëngjesh si rezultat i një djersitje të rëndë, diurezë ose diarre, ose në ato pacientë që marrin barna diuretikë, laksativë e kortizonik.
Bio KCit forte ka një veçanti që e dallon nga të gjithë shtesat e tjera dietike , natyra e tij alkaline.
Pikërisht duke qenë me bazë citrati, një kripë alkaline e bën të dobishem në plotesimin e një diete të ulët në vlera alkaline (fruta, perime)ose në kompensimin për një diete me konsum të lartë të proteinave e yndyrnave që rezultojnë në një ngarkesë acidike të lartë për organizmin.
Ky kusht, lehtëson dhe përdorimin e saj në disa patologji si osteoporoza e gurët në veshka që paraqiten me një nivel të ulët të citrateve në urinë.
Duhet thëne së citrati, kur gjendet në urinë përfaqëson një nga mbrojtjet më të rëndësishme të organizmit kundër gurëve në veshka.

DOZIMI:
Çdo bustinë përmban 2 g citrat kaliumi ekuivalente me 765 mg kalium (20 mEq).
Kaliumi dhe citratet që përmbahen në një bustin përthithen lehtësisht dhe në këtë mënyrë ato kompesojnë kërkesat e organizmit për to.

PËRDORIMI
Këshillohet marrja me stomak plot e 2 bustinave Bio KCit forte në ditë.
Bustina duhet tretur në një gotë uji.
Përmbajtja e një bustine është e barabartë me përmbajtjen e 200-300 g perime të freskëta.

Kundërindikime:
Bio KCit forte kundërindikohet në pacientë me hiperkalemi, osë në ato raste kur kjo mund të shfaqen si rezultat i disa sëmundjeve, si psh insuficiencë kronike renale, diabet metilus i pakontrolluar, dhe një dehidratim akut.
Bio KCit forte gjithashtu kundërindikohet në pacientë që vuajnë nga ulçera gastrike ose duodenale dhe në ato pacientë që kanë një transit të ngadaltë gastrointenstinal.
Duhet patur kujdes në dhënien e Bio KCit forte në ato pacientë që vuajnë nga një insuficiencë renale të lehtë për të evituar raste me hiperkalemi.
Në këtë rast këshillohet marrja në doza të ulëta dhe monitorimi i niveleve të kaliumit.

Bashkëveprime
Marrja sebashku e Bio KCit forte me barna mbajtës të kaliumit si triamtereni, spironolaktoni, amloride, mund të çojë në hiperkalemi. Këshillohet monitorimi i nivelit të kaliumit. Nuk njihen bashkëveprime të tjera me barnat.

Efekte të padëshirueshme dhe Hipersensibiliteti
Gjatë trajtimit, mund të ndodhin rralle herë shqetësime të lehta gastro intenstinale si rëndime abdominale, nauze, e diarre.
Këto simptoma mund të evitohen me marrjen me stomak plot të Bio KCit forte.

Bio KCit forte dhe shtatzënia
Këshillohet marrja e tij gjatë shtatzënise përveç rasteve me hiperkalemi.
Kutia përmban 30 bustina me 2 g citrat kaliumi në formë pluhuri.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive