Wednesday, November 2, 2016

Calcifolin (kapsula)

Vetitë farmakologjike
Acidi folinik luan rol të rëndësishëm në sintezen e bazave purinike e pirimidinike në organizëm, të pazëvendësueshme në sintezën e ADN-së vecanërisht në nivelin e indit hemopoetik.
Si i tillë acidi folinik është aktiv në të gjitha anemitë e shkaktuara nga mungesa e folateve.

Indikimet
Calcifolina përdoret me efikasitet si substance dezintoksikuese gjatë seancave të kemioterapisë sipas protokolleve në fuqi.
Calcifolina vepron si “RESCUE” (shpëtues) gjatë terapive me aminopterine, metotreksat dhe antagonistë të acidit folik duke antagonizuar efektet anësore të induktuara prej tyre.
Calcifolina vepron si antidode specifike në rast intoksikimi me metotreksat si nga mbidozimi i tij ashtu edhe në rast të marrjes aksidentale.
Calcifolina indikohet në të gjitha format e anemive nga mungesa e folateve.
Calcifolina rekomandohet gjatë shtatzënisë kur nevoja fiziologjike për folate është më e rritur duke parandaluar edhe keqformimet e mundshme (spina bifida) që zhvillohen në mungesë të folateve.

Përdorimi në shtatzëni
Anemitë e shkaktuara nga mungesa e folateve gjatë shtatzënisë mund të trajtohen në mënyrë të efekshme me Calcifoline.

Kundërindikimet
Personat që kanë mbindjeshmeri ndaj produktit dhe përbërësve të tij.
Acidi folinik nuk duhet administruar në trajtimin e anemive megaloblastike të shoqeruara me mungesën e vitaminës B12.
Në këtë rast acidi folinik duhet të shoqërohet me vitaminën B12.

Mënyra e përdorimit
Në shtatëzëni dhe terapinë e anemive nga mungesa e folateve trajtimi fillohet me një dozë ditore 25 mg për 8-10 ditë dhe në rast të pergjigjes pozitive ndaj trajtimit doza mund të ulet në 15 mg në ditë deri në normalizimin e kuadrit hematologjik ose në zhdukjen e shenjave klinike.
Si antidot në rastet e mbidozimit të metotreksatit: duke qenë se Calcifolin është një antidot specifik i metotreksatit lejon neutralizimin e efekteve toksike të tij në sistemin hemopoetik dhe mukozat e traktit digjestiv.
Për trajtimin e efekteve anësore të metotreksatit këshillohen vetëm katër doza 15 mg Calcifoline çdo 6 orë.
Në rastin e administrimit aksidental të metotreksatit duhet të administrohet Calcifolina në dozë më të madhe ose të barabartë me metotreksatin brenda një ore.
Administrimi si antidot pas orës së parë ka rezultuar më pak i efektshëm.
Në rastet e përdorimit në kemioterapi sipas protokolleve përkatëse.

Mbidozimi
Deri tani nuk janë raportuar shenja mbidozimi.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive