Wednesday, November 2, 2016

Calcium (eferveshente)

Veprimi
Kalciumi është elementi kryesor i ndërtimit të sistemit skeletor.
Ka rol të rëndësishëm në aktivizimin e hormoneve (GHRH, tireotropin, LH, histaminës, insulinës, adrenalinës, PTH …), si dhe në lirimin e neurotransmetituesëve (acetilkolinës dhe katekola-mineve).
Ka një rëndësi të madhe në rregullimin e ekscitabilitetit muskular.
Roli i kalciumit qëndron edhe në shpejtimin e reaksioneve enzimatike në qelizë si dhe në proçesin e koagulimit të gjakut përmes aktivizimit të disa faktorëve të koagulimit.

Indikimet
• Gjatë menopauzës,
• gjatë shtatzënësisë (sidomos dy dhe tre mujori i parë),
• në pubertet dhe te adoleshentët,
• sportistët dhe personat të cilët merren me aktivitet fizik,
• pas frakturës së kockave dhe imobilizimit,
• personat pas moshës 60 vjeçare,
• pas ushqimit pa prodhime të qumështit,
• te osteoporoza (me terapi përkatëse).

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Tabletat eferveshente të treten në 2 dl ujë.
Preferohen 3 deri 6 tabletat eferveshente në ditë (600-1200 mg).
Me rekomandim të mjekut lejohen edhe doza më të larta.
Predozimi nuk është i mundur nëse merren sipas udhëzimit, përveç në rastet e dëmtimit të veshkave.

Kujdes
Marrja e kalciumit nuk është e lejuar pa konsultimin e mjekut në rast se kemi të bëjmë me gurët e veshkave, si dhe te personat me hiperkalcemi dhe hiperkalciuri.
Jonet e kalciumit mund të zvogëlojnë përthithjen e tetraciklinave në traktin digjestiv.

Ruajtja:
Të ruhet në temperaturë nën 25ºC, në vend të thatë.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Tubeta me 20 tableta eferveshente Kalcium.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive