Wednesday, November 2, 2016

Caravel (tableta)

Përbërja
Një tabletë përmban 25 mg karvedilol.
Një tabletë përmban 6.25 mg karvedilol.

Si vepron Caravel
Tabletat Caravel përmbajnë karvedilol, që i përket grupit të beta-bllokuesve.
Karvediloli ul presionin arterial të gjakut dhe ritmin e zemrës dhe parandalon shfaqen e dhimbjes në kraharor (angina pectoris).
Tek pacientët me dëmtim të zemrës, ai përmirëson funksionin e zemrës dhe simptomat e sëmundjes.
Efekti i tij në ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut shihet 1 deri në 2 orë pas marrjes.
Efekti i plotë në presionin e gjakut zakonisht shihet për 1 deri në 2 javë.

Indikacionet
Caravel përdoret për të trajtuar presionin e lartë të gjakut (hipertension).
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në forma të ndryshme të sëmundjes kardiovaskulare.
Caravel jepet në mënyrë që të parandalohen atake dhe goditje në zemer për një jetë më të sigurt dhe të gjatë.
Përfitim më i madh në mbijetesë me karvedilol.
Caravel përdoret për të parandaluar dhimbjen në kraharor (angina pectoris).
Caravel rekomandohet për pacientet me sëmundje kronike të zemrës.

Dozimi

Në hipertension: doza 6.25 mg dy herë në ditë nga nje tabletë (në mëngjes dhe në mbrëmje).
Doza më e lartë e rekomanduar është 1 tablete 25 mg dy herë në ditë.
Kohëzgjatja e trajtimit do të përshkruhet nga mjeku.

Në dhimbjen e kraharorit (angina pectoris kronike e qëndrueshme): Doza fillestare është 1 tabletë 12,5 mg që merret dy herë në ditë.
Gradualisht mjeku mund të rrisë dozën tuaj. Doza më e lartë e rekomanduar është 2 tableta 25 mg dy herë në ditë.
Nese ju jeni mbi 70 vjeç, ju nuk duhet të merrni më shumë se një tabletë 25 mg dy herë në ditë. Kohëzgjatja e trajtimit do të përshkruhet nga mjeku.

Sëmundje kronike të zemrës: mjeku do të përshtasë dozën sipas gjendjes së shëndetit tuaj. Duhet të merrni barin pas një vakti me pak ujë.
Doza e fillimit është shumë e ulët: Gjysëm tablete 6,25 dy herë në ditë.
Mjeku do të rrisë dozën me kujdes derisa ju të merrni dozën më të përshtatshme.
Doza më e lartë e rekomanduar është 1 tablete 25 mg dy herë në ditë.
Nëse peshoni më tepër se 85 kg, ju mund të merrni maksimumi 2 tableta 25 mg 2 herë në ditë.
Mjeku do të vendosë për kohëzgjatjen e mjekimit.

Kundërindikacionet
Caravel nuk duhet të përdoret në paciente me hipersensibilitet ndaj karvedilolit ose ndonjë prej përbërësve të Caravel-it.
Gjithashtu në pacientë me sëmundje të caktuara të zemrës, mëlçisë ose mushkërive: në azëm bronkiale ose sëmundje kronike obstruktive të mushkërive, insufiçencë të rëndë hepatike çrregulime të ritmit, hipertension pulmonar.

Kujdes
Ushqyerja me gji gjatë trajtimit me Caravel nuk rekomandohet, dhe përdorimi i tij gjatë shtatzansise duhet të bëhet nën kontrollin e mjekut specialist.

Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Të ruhet në pako origjinale i mbrojtur nga drita.
Ky bar nuk kërkon temperaturë të veçantë për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar .

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive