Saturday, November 5, 2016

Chloramphenicol Alkaloid 1% (pomadë për sy)

1. ÇFARË ËSHTË CHLORAMPHENICOL ALKALOID POMADË PËR SY  DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
Një  gram i pomadës përmban 10 mg kloramfenikol.

Forma farmaceutike
Pomada për sy është me ngjyrë të bardhë transparente dhe homogjene.

Paketimi
5 g të kësaj pomade janë të paketuara në tubetë të Al që paloset me kapak PP  e vendosur në kuti të kartonit me një tubetë të 5 g pomadë dhe fletëudhëzimi.

Si vepron pomada Chloramphenicol Alkaloid?
Chloramphenicol Alkaloid i përket grupit të barnave të quajtura antibiotik të spektrit të gjërë.
Ky vepron duke e ndalur shumëzimin e bakterieve dhe duke lejuar forcat imunitare të organizmit që ta mposhtin infeksionin.

Kur përdoret pomada Chloramphenicol Alkaloid?
Pomada për sy e kloramfenikolit përdoret për trajtiminn e infeksioneve të syrit ose të kapakëve të syrit të shkaktuara nga bakteriet (konjuktiviti bakterial).
Shenjat e këtij infeksioni janë inflamacioni, skuqja e syve.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CHLORAMPHENICOL ALKALOID pomadë për sy?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Chloramphenicol Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në kloramfenikol, ose në cilindo përbërës tjetër të Chloramphenicol Alkaloid -it.
Shenjat e reaksionit alergjik janë:skuqja, probleme me gëlltitje ose me frymëmarrje, enjtje e buzëve, fytyrës, fytit, gjuhës dhe kruarje dhe enjtje e kapakëve të syve
• Nëse ju ose ndonjë anëtar i familjes tuaj keni pasur ndonjë problem me gjak, duke e futur edhe “aneminë aplastike”.
Ju nuk duhet ta përdorni këtë bar nëse keni ndonjerën nga gjendjet e sipërpërmendura.
Nëse nuk jeni të sigurt, para se ta aplikoni kloramfenikolin bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Përkujdesje të veçanta me Chloramphenicol Alkaloid pomadë për sy
Para se ta aplikoni kloramfenikolin bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
• Nëse keni probleme me të shikuarin.
• Nëse keni dhembje të fuqishme në sy.
• Nëse sytë tuaj janë të ndjeshëm në dritë.
• Nëse keni inflamacion të syve ose skuqje në fytyrë ose në kokë.
• Nëse keni shikim të turbullt.
• Nëse bebzat tuaja duken si jozakonisht.
• Nëse mendoni se keni ndonjë trup të huaj në sy.
• Nëse pak më parë keni pasur konjunktivit.
• Nëse keni glaukomë.
• Nëse sytë tuaj prodhojnë pak lot (sindromi i syve të thatë).
• Nëse keni pasur ndërhyrje kirurgjikale ose me lazer në 6 muajt e fundit.
• Nëse keni lëndim të syrit.
• Nëse jeni duke përdorur pika tjera për sy ose pomadë.
• Nëse mbani lente të kontaktit.
Ju nuk duhet ti vendosni lentet e kontaktit derisa e aplikoni pomadën për sy së paku 24 orë pas kompletimit të trajtimit.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni çfardo bari konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Siguria e pomadës për sy të kloramfenikolit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies ende nuk është e vërtetuar.
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj para se ta aplikoni këtë bar nëse jeni shtatzënë, ose dyshoni se mund të jeni shtatzënë.
Ju nuk duhet ta ushqeni fëmijën me qumësht gjiri derisa jeni duke e aplikuar pomadën për sy të  kloramfenikolit.
Kjo është sepse sasi të vogla të kloramfenikolit mund të kalojnë në qumështin e gjirit.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Ju mund të keni turbullim të vizionit menjëherë pas aplikimit të pomadës për sy.
Nëse ndodhë kjo ju nuk duhet të ngisni makinën ose të punoni me makineri të rrezikshme derisa nuk shihni qartë.
Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Chloramphenicol Alkaloid pomadës për sy
Chloramphenicol Alkaloid pomadë për sy përmban lanolinë anhidroze, e cila mund të shkaktojë reaksione të lëkurës (si dermatit).

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke i marrë barnat në vijim:
• Barna kundër kancerit;
• Barna për sistemin imunologjik si azatioprini.

3. SI TË MERRET CHLORAMPHENICOL  AlKALOID-i pomadë për sy?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Ky bar të mos aplikohet më shumë se 5 ditë pa biseduar me mjekun tuaj.
Si të aplikohet ky bar
• Pastroni duart tuaja.
• Hiqeni kapakun nga tubeta.
• Lakojeni kokën prapa.
• Shtrydheni pomadën 1 cm në brendësi të kapakut të syrit duke mos e prekur syrin.
• Mbylleni kapakun e syrit.
• Mënjanojeni sasinë e mbetur të pomadës me ndonjë leckë të pastër.

Doza që duhet të aplikohet
• Të rriturit, të moshuarit dhe fëmijët me moshë mbi 2 vjeç.
• Aplikojeni pomadën për sy tri deri në katër herë në ditë.
• Nëse simptomat e sëmundjes nuk përmirësohen brenda 2 ditëve bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin
• Vazhdojeni trajtimin për 5 ditë edhe nëse përmirësohen simptomat tuaja.

Nëse keni harruar ta merrni Chloramphenicol Alkaloid-in pomadë për sy
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Chloramphenicol Alkaloid-it pomadë për sy
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit për 5 ditë edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Chloramphenicol Alkaloid -i  pomadë për sy mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Ndërprejeni aplikimin e mëtejme të pomadës për sy Chloramphenicol Alkaloid dhe menjëherë lajmërohuni te mjeku i juaj në këto raste:
• Nëse do të keni ndonjë problem me lëkurë, si skuqje dhe kruarje për rreth syve, ose nëse ata do të jenë të skuqur.
• Nëse do të keni mavijosje të lehta, ose nëse infektoheni lehtë dhe më shpesh sesa zakonisht si edhe nëse do të ndjeheni më të lodhur dhe të dobët.
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse do të keni ndonjërin nga efektet e sipërpërmendura ose nëse ato bëhen serioze ose zgjatin më tepër se disa ditë si dhimbjet dhe djegësima në sy.
Kjo do të zgjatë pak dhe shfaqet menjëherë pas aplikimit të pomadës për sy.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
të ruhet larg arritjes nga fëmijët!

Afati i përdorimit
Të ruhet në temperature nën 25 Gradë Celcius.
Tubeta e hapur e Chloramphenicol Alkaloid  10 mg /g pomadë për sy duhet të përdoret brenda 28 ditëve pas hapjes së parë.
Çdo sasi e mbetur duhet të hidhet pas përfundimit të trajtimit.
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive