Saturday, November 5, 2016

Chloramphenicol Alkaloid 5% (pomadë)

1. ÇFARË ËSHTË CHLORAMPHENICOL ALKALOID POMADË  DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Përmbajtja:
Një gram i pomadës përmban 50 mg kloramfenikol.

Forma farmaceutike
Chloramphenicol Alkaloid pomada është me ngjyrë të bardhë transparente dhe homogjene.

Paketimi:
5 g të kësaj pomade janë të paketuara në tubetë të Al që paloset me kapak PE  e vendosur në kuti të kartonit me një tubet e 5 g pomadë dhe fletëudhëzimi.

Si vepron pomada Chloramphenicol Alkaloid?
Chloramphenicol Alkaloid i përket grupit të barnave të quajtura antibiotik të spektrit të gjërë.

Kur përdoret pomada Chloramphenicol Alkaloid?
Pomada e kloramfenikolit përdoret për trajtimin e infeksioneve të lëkurës.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CHLORAMPHENICOL ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Chloramphenicol Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në kloramfenikol, ose në cilindo përbërës tjetër të Chloramphenicol Alkaloid -it.
• Nëse ju ose ndonjë anëtar i familjes tuaj keni pasur ndonjë problem me gjak, duke e futur edhe “aneminë aplastike”.
Ju nuk duhet ta përdorni këtë bar nëse keni ndonjerën nga gjendjet e sipërpërmendura.
Nëse nuk jeni të sigurt, para se ta aplikoni kloramfenikolin bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Përkujdesje të veçanta me Chloramphenicol Alkaloid
Para se ta aplikoni kloramfenikolin bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Përdorimi i zgjatur i antibiotikëve zakonisht mund të rezultojë me shumimin e mikroorganizmave rezistent ose që nuk janë të ndjeshëm, duke i futur edhe kërpudhat.
Nëse gjatë këtij mjekimi shfaqen infeksionet, duhet të ndërprehet aplikimi i barit dhe të ndërmerren masat adekuate.
Te infeksionet e rënda lokale aplikimi i kloramfenikolit duhet të plotësohet edhe me mjekimin e përshtatshëm sistemik.
Nëse ju përdorni pomadë kloramfenikol për kohë më të gjatë, mjeku juaj mund të kërkojë që të marrë dhe ti analizojë mostrat e gjakut për tu siguruar se kloramfenikoli nuk ka ndikuar në ndonjë mënyrë në analizë të gjakut.
Pomada e  kloramfenikolit mund të mos veprojë në disa tipa të infeksioneve.
Nëse nuk përmirësohen simptomat tuaja, menjëherë duhet ta informoni mjekun tuaj.

Përdorimi i Chloramphenicol Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Nuk është e aplikueshme.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Siguria e pomadës së kloramfenikolit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies ende nuk është e stabilizuar.
Ju duhet ta informoni mjekun tuaj para se ta aplikoni këtë bar nëse jeni shtatzënë, ose dyshoni se mund të jeni shtatzënë.
Ju nuk duhet ta ushqeni fëmijën me qumësht gjiri derisa jeni duke e aplikuar pomadën e kloramfenikolit.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk është e aplikueshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
• Barna kundër kancerit
• Barna për sistemin imunologjik si azatioprini

3. SI TË MERRET CHLORAMPHENICOL  AlKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Pomada e kloramfenikolit 5% duhet të aplikohet në lëkurë në shtresë të hollë, dy herë në ditë ose nëse është e nevojshme edhe më shpesh.

Nëse përdorni Chloramphenicol Alkaloid më shumë sesa duhet
Nuk ka mundësi që të arrihet deri te mbidozimi me këtë formë të barit.

Nëse keni harruar ta merrni Chloramphenicol Alkaloid-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Chloramphenicol Alkaloid-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Chloramphenicol Alkaloid -i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Ndërprejeni aplikimin e mëtejshëm të pomadës Chloramphenicol Alkaloid dhe menjëherë lajmëroni  mjekun tuaj në këto raste:
- Nëse do të keni ndonjë problem me lëkurë  të tilla si thumbues,djegie,kruarje,skuqje, ënjtje dhe dermatit.
- Nëse do të keni mavijosje të lehta, ose nëse infektoheni lehtë dhe më shpesh sesa zakonisht si edhe nëse do të ndjeheni më të lodhur dhe të dobët.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Të ruhet në temperature nën 25°C.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive