Saturday, November 5, 2016

Chymoral Forte (drazhe)

1. ÇFARË ËSHTË CHYMORAL FORTE® DHE PËR ÇFARË PËRDORET
CHYMORAL FORTE® tabletat gastrorezistente merren të plota në stomak të zbrazur menjëherë pas lëndimeve, sepse atëherë lirohet tripsina dhe kemotripsina prej tabletave gastrorezistente dhe apsorbohen në zorrë të holla.
Kjo mënyrë e administrimit mbron enzimet nga aktiviteti shkatërrues i acidit pepsin në stomak dhe fuqizon përthithjen në zorrë të holla.

CHYMORAL FORTE® tabletat gastrorezistente përdoren në:
-pezmatime, edema, hematoma, dhimbje të shoqëruara me traumën aksidentale dhe kirurgjikale, episiotomies, çrregullimet inflamatore të pelvikut, pas prerjes cezariane, histerectomi, fraktura, lëndime të muskujve dhe nyjeve, hemiation intervertebral (ishias) për të reduktuar dëmtimin nekrotik dhe për të rritur depërtimin e antibiotikut në sëmundjet kronike respiratore.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI CHYMORAL FORTE®
CHYMORAL FORTE® është i kundraindikuar në pacientë që kanë një histori të hipersenzitivitetit ndaj enzimave.

Kur nuk duhet të përdorni CHYMORAL FORTE®:
• Nëse jeni alergjik në enzima apo në ndonjërin nga përbërësit e tabletave;

Jini posaçërisht të kujdesshëm me CHYMORAL FORTE®:
• Nëse jeni shtatzënë, duhet të përdoret vetëm në ato rastë kur me të vërtetë është i nevojshëm, sepse nuk ka studime mirë të kontrolluara se si ndikon ky bar në gra shtatëzëna.
Ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj edhe në qoftë se rastet e përmendura më lartë ju kanë ndodhur në të kaluarën.

Marrja e barit me ushqim dhe lëngje.
Tabletat duhet të gëlltiten të plota, me ose pa lëngje, kur stomaku është bosh, më mirë gjysmë ore para ushqimit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
• Nëse jeni shtatëzënë, duhet të përdoret vetëm në ato raste kur me të vërtetë është i nevojshëm, sepse nuk ka studime mirë të kontrolluara së si ndikon ky bar në gra shtatëzëna.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Ky bar nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Marrja e barnave tjera (Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera)
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna tjera, duke përfshirë edhe ato që merren pa recetë të mjekut.
Acidet, bazat dhe antiseptikët mund të çaktivizojnë tripsinën dhe kemotripsinën.
Gjithashtu, kloramfenikoli inhibon aktivitetin e kemotripsinës.
Epinefrina 1:100 do të çaktivizojë kemotripsinën brenda një ore.

3. SI TË MERRET CHYMORAL FORTE®
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërroni dozën ose të ndërpreni trajtimin pa konsultimin paraprak me mjekun tuaj.
CHYMORAL Forte tabletat merren nga 1 tabletë 4 herë në ditë, gjysëm ore para ushqimit apo sipas udhëzimeve të mjekut.
Tabletat duhet të gëlltiten të plota për të mbrojtur dhe ruajtur rezistencën ndaj lëngut të stomakut.
Mjekimi duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur pas lëndimit të pësuar.
Mos harroni të merrni barin.
Nëse keni përshtypjen se bari ka veprim shumë të fortë ose shumë të dobët, konsultohuni me mjekun tuaj ose farmacistin.

Nëse përdorni CHYMORAL FORTE® më shumë sesa duhet (mbidoza)
Nëse ju keni marrë më tepër CHYMORAL FORTE® sesa që është rekomanduar, menjëherë shkoni në spitalil më të afërt.

Nëse keni harruar të merrni CHYMORAL FORTE®
- Merreni dozën e kaluar sa më shpejtë që është e mundur.
- Nëse është afruar koha për marrjen e dozës së radhës, atëherë pritni deri atëherë për të marrë barin tuaj dhe kaloni dozën e harruar.
- Mos i merrni dy doza njëkohësisht.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si edhe të gjitha barnat e tjera, edhe CHYMORAL FORTE® mund të japë efekte të padëshiruara.
CHYMORAL FORTE-i mund të shfaqë irritime gastrointestinale , përzierje, vjellje si dhe është raportuar për disa reaksione alergjike.
Nëse ju përjetoni ndonjë efekt anësor nga CHYMORAL FORTE® që nuk është i përmendur në këtë fletudhëzim, ju lutemi informojeni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. RUAJTJA DHE QËNDRUESHMËRIA
Të ruhet në temperaturë nën 25°C, e mbrojtur nga drita.
Të mbahet larg arritshmërisë nga fëmijët!

Afati
36 muaj.
Ky bar nuk duhet të përdoret pas datës së skadencës e cila është e shtypur në paketim dhe në blister.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar jepet edhe pa recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive