Saturday, November 5, 2016

Cicatridina (ovula vaginale)

Përbërësi kryesor i këtij produkti është Acidi Hialuronik.
Ai është një polisakarid i klasës së glikozaminoglikanëve, të cilët janë përbërës natyral të organizmit të njeriut.
Acidi hialuronik, në nivel fiziologjik, gjendet i shpërndarë gjerësisht në shumë inde dhe lokalizohet kryesisht në matriksin jashtëqelizor.
Acidi Hialuronik zotëron cilësinë që të lidh dhe/ose marrë ujin dhe në të dy këto raste ai pakëson largimin e ujit nga indet.
Funksioni kryesor i Acidit Hialuronik është krijimi i një mjedisi të lagësht, i cili ofron kushtet optimale për një riparim të shpejtë dhe efikas të indeve: në të vërtetë, hidrimi lehtëson si proçesin e migrimit të qelizave, ashtu edhe ndarjen e tyre dhe për pasojë ndihmon shërimin dhe riepitelizimin e shpejtë dhe pa dhimbje të sipërfaqeve të dëmtuara.
Në përgjithësi, kjo cilësi e acidit hialuronik jo vetëm ndihmon në ruajtjen e elasticitetit dhe funksionalitetit të mukozës, por edhe e mbron atë nga ndikimi i radikaleve të lira, falë vetive antioksidante të tij.
Përbërësit e tjerë të produktit, ekstraktet natyrale të Aloe vera, Centella asiatica dhe Calendula officinalis, përveç se kanë veprim emolient dhe qetësues, ndihmojnë procesin e shërimit falë vetive higroskopike që janë pasojë e pranisë në ato të karbohidrateve komplekse.

PËRBËRJA
Acid Hialuronik (hialuronat natriumi) 5mg;
• Ekstrakt vajor i Centella Asiatica;
• Ekstrakt vajor i Calendula;
• Ekstrakt vajor i Aloe Vera;
• Vaj esencial i Melaleuca.

LËNDA VEPRUESE KRYESORE
Lënda vepruese kryesore e këtij produkti është Acidi Hialuronik.
Acidi Hialuronik ndikon mbi:
• formimin e koagulit;
• veprimtarinë fagocitare;
• lëvizshmërinë dhe proliferimin e fibroblasteve;
• angiogjenezën;
• depozitimin e matriksit;
• ri-epitelizimin.

LËNDËT E TJERA VEPRUESE
Në sinergji me Acidin Hialuronik, produkti përmban lëndë vepruese të tjera.
Këto lëndë vepruese janë:
• ALOE VERA (Pakëson inflamacionin, duke ndihmuar përbërësit e tjerë që të depërtojnë më shpejt).
• CALENDULA OFFICINALIS (Ka veprim të fuqishëm antiedematoz dhe veprim protektiv (mbrojtës) ndaj kapilarëve).
• CENTELLA ASIATICA (Përshpejton procesin e riparimit indor).
• MELALEUCA OIL (Lëndë natyrale me cilësi antibakteriale).

INDIKIMET
Trajtim ndihmës i procesit të riparimit të gjendjeve atrofike dhe distrofike të mukozës vaginale.
Ndihmon proçesin e riparimit indor pas lindjes, pas kirurgjisë gjinekologjike, në gjendjet distrofike që pasojnë kemioterapinë, rrezatimin jonizues, tharjen e vaginës në moshat e vjetra si pasojë e pamjaftueshmërisë estrogjenike.

SHËRIMI I PLAGËVE VAGINALE
Cicatridina Ovule Vaginale ndihmon proçesin e shërimit të plagëve të shkaktuara nga lezionet vaginale të çdo lloji:

Kolposkopia
Konizimi
Kirurgjia gjinekologjike
Radioterapia
Kemioterapia
Pas lindjes.
THARJA VAGINALE
Falë vetive lagështuese të Acidit Hialuronik, Cicatridina Ovule Vaginale indikohet në të gjitha rastet e tharrjes vaginale, përfshi edhe ato të shkaktuara nga pamjaftueshmëria estrogjenike.
Cicatridina Ovule Vaginale është një trajtim jo hormonal.

Mënyra e përdorimit:
Pas kolposkopisë,marrjes së materialit per analiza laboratorike,radioterapisë,ndërhyrjeve kirugjike etj:
1 vovulë vaginale në ditë,varësisht nga shkalla e lezionit.
Në rastet e atrofisë vaginale si pasojë e menopauzës,gjatë trajtimit LHRH,dyspareunia etj:
1 ovulë vaginale në ditë për 20-30 ditë, por mund të vazhdohet me 1 ovulë vaginale në ditë edhe më gjatë nëse mjeku e sheh të arsyeshme.

Kundërindikacionet:
Cicatridina vaginalete nuk ka kundërindikime,kundërindikohet vetëm në rastet e ndjeshmërisë ndaj ndonjë përbërësi të produktit.
Ajo nuk pengon në rastet kur përdorim kontraceptive oralë apo kondomë.

KLASIFIKIMI
Cicatridina Ovule Vaginale klasifikohet si Pajisje Mjekësore (Medical Device) e klasës II B.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive