Saturday, November 5, 2016

Daktarin krka

Xhel për gojë:

Mikonazol (si nitrat) 100mg/5g.

Daktarin përdoret:

për parandalimin dhe mjekimin e infeksioneve mikotike të gojës e faringut ;
infeksionet gastrointenstinale;
mbiinfeksionet të shkaktuara nga bakteret Gram-negative.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Xheli daktarin përdoret pas ushqimit.
Doza është 15mg/kg peshë në ditë.

Të rriturit:
1 deri në 2 lugë kafe xhel (5-10ml) 4 herë në ditë.

Fëmijët:

Fëmijët mbi 6 vjeç: 1 lugë kafe (5ml) 4 herë në ditë.

Fëmijët nga 2- 6 vjeç: 1 lugë kafe (5ml) 2 herë në ditë.

Fëmijët nën 2 vjeç:  ½ luge kafe (2.5ml) 2 herë në ditë.

Shënim i rëndësishëm: Trajtimi me xhelin duhet vazhduar edhe  48 orë mbasi janë zhdukur simptomat.

Kundërindikimet:
Nuk njihet ndonjë kundërindikim nga mikonazoli.

Përkujdesjet

Mikonazoli mund të fuqizojë efektin e :

Antikoagulantëve
Antiepileptikëve;
Hipoglicemizuesve;
Shtatzënia
Xheli i mikonazolit nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë.

Efektet anësore
Ndonjëhere mund të vërehen çrregullime gastro-intenstinale të lehta kalimtare.
Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për më shumë informacion.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive