Saturday, November 5, 2016

Deltacorten (tableta)

PËRMBAJTJA
Tableta 5mg.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PAKETIMI
-kuti me 10 tableta 5 mg në blister.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Prednizoni i përket grupit të glukokortikoideve antireaktiv.
Prednizoni nuk ka aktivitet biologjik por duhet të aktivizohet në organizem,ku i nënshtrohet një shndërimi të shpejtë në prednizolon,metabolit aktiv i steroideve,që rrit efektin antiinflamator.

INDIKACIONET TERAPEUTIKE
Prekjet e fushës reumatologjike si terapi shtesë në marrjet me kohë të shkurtër(që pacienti të kalojë fazën akute ose një riakutizim)në:

Artit reumatoid(raste të rralla mund të kërkojnë një terapi mbajtëse me doza të vogla),sëmundja Still,spondiliti ankilozant,krizat akute të gutës.
Sëmundje të kolagjenit:gjatë një riakutizimi ose si terapi mbajtëse në raste të rralla të lupusit eritematoz sistemik,dermatomozite,periartrit,karditi reumatik akut.
Për të kontrolluar gjendjet alergjike të rënda të pa trajtuara në mënyrën e zakonshme:astma bronkiale,dermatiti i kontaktit,dermatiti atopik.Sarkoidoza.
Sëmundjet hematologjike:anemia hemolitike e fituar(autoimune),për trajtim paliativ të leuçemisë dhe limfomave të të rriturve,leuçeminë akute të fëmijëve.
Si shtesë terapie në trajtimin e kolitit ulçeroz.
KUNDËRINDIKIMET
Hipersensibilitet ndaj komponenteve të produktit,tuberkuloz,ulçera peptike,herpes simplex okular,infeksion sistemik mikotik.
Zakonisht kundërindikohet në shtatëzëni dhe gjatë ushqimit me gji (shiko dhe përkujdesjet e përdorimit).
Ne kortikoterapi të zgjatur këta pacientë duhet të marrin një kimioprofilaksi mbështetëse.

Kortikosteroidet duhet të merren me kujdes në rastet e mëposhtme:

kolit ulçerativ me rrezik perforacioni;
rastet me infeksionet piogjone të zakonshme;
divertikulite;
anastomoza intestinale të vjetra;
insufiçencë renale;
hipertension;
diabet;
osteoporozë;
miastenia grave.
DOZA MËNYRA DHE KOHA E ADMINISTRIMIT
DELTAKORTENI është një preparat që administrohet me rrugë orale:
doza terapeutike të sulmit tek të rriturit me peshë mesatare është 20-30 mg në ditë.
Kjo dozë ulet shpejt në harkun e një jave dhe vazhdohet me një dozë mbajtëse mesatarisht 10 mg në ditë: mund të kërkohen dhe doza mbajtëse më të vogla në raport me peshën trupore ose moshën e pacientit.

RUAJTJA
Të ruhet në temperaturë 25-30 Gradë Celcius.
Të ruhet larg arritshmërisë së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet