Saturday, November 5, 2016

Denta-Far (pika)

Përbërja
1 g tretësirë përmban:
Cariophyli aetherolum 0.05 g
Camphora 0.05 g
Mentholum 0.005 g
Aethanolum concentratum ad 1,0 g

Veprimi
Denta-Far® pikat kundër dhimbjes së dhëmbit paraqesin preparat dental i cili përbëhet nga komponente aktive natyrore me veprim lokal dhe anestetik në kavitetin e dhëmbëve.
Vaji eterik i karanfilit ka veprim të fuqishëm antibakterial dhe anestetik lokal.
Kamfori natyror bashkë me mentolin përmirësojnë qarkullimin në rrënjën e dhëmbit dhe kështu ata manifestojnë veprim antiseptik dhe qetësues.
Ato e zbusin dhimbjen e dhëmbit dhe japin ndjenjë relaksi.

Indikimet

Për zbutjen e dhimbjes në rrënjën e dhëmbit (veprim antiseptik dhe anestetik lokal).
Kundërindikimet

Denta-Far® pikat nuk rekomandohen te personat që kanë mbindjeshmëri ndaj ndonjërit prej përbërësve të preparatit.
Fëmijëve nën moshën 7 vjeçare nuk duhet t`u jepen pika Denta-Far® sepse edhe sasia më e vogël e kamforit në preparate mund të shkaktojë kolaps, depresion respirator dhe komë. Pikat Denta-Far® nuk duhet të përdoren gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjidhënies.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Te fëmijët mbi 7 vjeç dhe te të rritur, 2-3 pika pikohen në kunj pambuku dhe 2-3 herë në ditë fërkohen këndet e dhëmbëve.
Pikat pikohen në vendin ku ka filluar dëmtimi i dhëmbit (dentitio difficilis)

Ruajtja
Të ruhet në paketim original, në temperaturë deri 25°C, i mbrojtur mirë nga drita dhe lagështia.
Të mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
shishe plastike me 5 ml tretësirë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive