Saturday, November 5, 2016

Difen Rapid (drazhe)

1.Çfarë është DIFEN®dhe për çfarë përdoret
Diklofenaku është antireumatik josteroid, derivat i acidit fenilocten me veprim të fuqishëm analgjetik, antiinflamatorë dhe antipiretik.
Diklofenaku limiton intenzitetin dhe zgjerimin e procesit inflamatorë.
Me ndërmjetësimin e DIFEN filmatabletave në zonën e infalmuar zvogëlohet reaksioni inflamatorë dhe dhembja.
Ai çon deri te zvogëlimi i temperaturës trupore dhe pengon agregimin e trombociteve dhe zgjatë kohën e gjakëderdhjes.

Përbërja: Një film tabletë përmban: Diklofenak kalijum 50,0 mg.

Paketimi: Kutia me 10 drazhe.

Si vepron DIFEN®
Diklofenaku është antireumatik josteroid, derivat i acidit fenilacetik me ndikim të fuqishëm analgjezik, antiinflamator dhe antipiretik.
Diklofenaku në mënyrë të pakthyeshme lidhet për ciklooksigenazën, enzim i përfshirë në sintezën e mediatorëve të inflamacionit, siç janë prostaglandinet, tromboksani dhe prostaciklina.
Me bllokimin e sintezës së prostaglandineve në pjesën e pezmatuar zvogëlohet reaksioni inflamator dhe dhimbja, ndërsa në sistemin nervor qendror vendoset kontrolli i qendrës termorregullatore, që sjell deri te rënia e temperaturës së lartë trupore.
Me ndërprerjen e sintezës së tromboksanit diklofenaku pengon agregimin e trombociteve dhe zgjat kohën e gjakderdhjes.
Diklofenaku kufizon intensitetin dhe zgjerimin e procesit inflamator duke ndërprerë migrimin e leukociteve polimorfonukleare dhe duke stabilizuar membranën e lizozomeve.
Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Kur përdoret DIFEN®
DIFEN ® rapid përdoren te:
-Terapia te sëmundjet reumatike dhe sëmundjet tjera muskuloskeletore (artritisi reumatoid, osteoartritis, periartritis, tendinitis tenosinivitis, burzitis, spondilitis ankilozant).
-Trajtimi i sulmit akut të gihtit;
-Trajtimi i dhembjes postoperative dhe postreumatike;
-Kolikat e veshkave dhe biliare;
-Trajtimi dhembjeve të menstruacioneve;

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni DIFEN®
Nuk duhet të merrni DIFEN ® tabletat te:
-Alergjia ndaj substancave ndihmëse dhe aktive të barit;
-Përdorimi te pacientët të cilët më herët kanë përjetuar astmë, rinit ose urtikari apo reaksion alergjik ndaj ibuprofenit, aspirinës ose barnave tjera antiinflamatore josteroide;
-Ulcera gastroduodenale, akute ose kronike;
-Dëmtime të palcës së eshtrave;
-Dëmtime të rënda të mëlçisë dhe veshkave;
-Përdorimi te fëmijët më të vegjël se një vit.

Përkujdesjet
Është e domosdoshme që të vërtetohet prania e dëmtimit apo sëmundjes së traktit digjestiv para terapisë me DIFEN.
Te të moshuarit është i shtuar rreziku i paraqitjes së efekteve të padëshirueshme serioze dhe nëse duhet patjetër të përdoret DIFENI, atëherë duhet të përdoren dozat më të vogla efektive të barit dhe ky pacientë duhet monitoruara për mundësinë e paraqitjes së gjakderdhjes gastrointestinale gjatë 4 javëve.
Të sëmurët me funksion të çrregulluar të zemrës, veshkave ose mëlçisë duhet të jenë nën kontroll të rregullt të mjekut.
Me kujdes duhet të përdoret te të sëmurët, të cilët marrin diuretikë.
Diklofenaku me kujdes duhet përdorur edhe te të sëmurët me asmë bronkiale.
Gjatë përdorimit një kohë më të gjatë të difenit është e domosdoshme kohë pas kohe të realizohet analiza laboratorike të gjakut.

Marrja e DIFEN®me ushqim dhe pije
Marja e përnjëhershme e DIFEN®rapid me pije alkoolike do të rezultojë me sedacion të rritur.
Prania e ushqimit në stomak nuk ndikon në veprimin e këtij bari.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Përdorimi i Difenit gjatë shtatzënisë nuk rekomandohet, sidomos në muajin e tretë.
Bari mund të përdoret vetëm nëse mjeku vlerëson se dobia potenciale për nënën tejkalon rrezikun për fëmijën.
Nënat të cilat duhet përdorur barin patjetër duhet ta ndërpresin gjidhënien dhe të zbatojnë ushqimin artificial të fëmijës.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.
Pacientët të cilët kanë pengesa në të parit, kokëdhembje, maramendje dhe përgjumësi gjatë terapisë me këtë barë nuk duhet të drejtojnë automobil ose të punojnë me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Diklofenaku mund të zvogëlojë ndikimin antihipertensiv dhe diuretik të diuretikëve tiazidikë (furosemidi), ndërsa të forcoj ndikimin e diuretikëve të cilët kursejnë kaliumin (spironolaktoni).
Mund të zvogëlojë klirensin e litiumit dhe të sjellë deri te rritja e koncentrimit të tij në plazmë, e po ashtu të rrisë koncentrimin në serum të digitalisit dhe metotreksatit.
Salicilatet i konkurrojnë diklofenakut në proteinat e plazmës dhe nxitin ekskretimin e tij më të shpejtë. Është i madh rreziku nga gjakderdhja nëse njëkohësisht jepen barna antiinflamatore josteroide me antikuagulantë, si dhe rreziku nga efektet hipoglikemike nëse jepen në të njëjtën kohë me antidiabetikë. Nëse njëkohësisht përdoren medikamentet antiinflamatore josteroide me kortikosteroidë mund të paraqitet rreziku nga gjakëderdhja gastrointestinale.
Duhet shmangur përdorimin e përbashkët të dy ose më tepër barnave antiinflamatore josteroide (përfshirë edhe aspirinën).
Diklofenakun nuk duhet aplikuar 8-10 ditë pas përdorimit të mifepristonit, meqë barnat antiinflamatore josteroide reduktojnë efektin e mifepristonit.

3. Si përdoret DIFEN®
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Të rriturit
Doza e zakonshme e barit: 100-150 mg/ditë, e ndarë në 2-3 doza të veçanta.
Doza mbajtëse: 50 mg 1-3 herë në ditë.
Për mënjanimin e dhimbjeve të lehta: 50-100 mg/ditë.
Në dismenorenë primare, doza caktohet individualisht, zakonisht aplikohet 100-150 mg/ditë, e ndarë në 2 deri 3 doza të veçanta.
Te dhimbjet e forta doza ditore mund të rritet në 200 mg/ditë.
Tabletat duhen pirë të tëra gjatë ushqimit ose menjëherë pas ushqimit, me gotë uji.

Fëmijët
DIFENI rapid drazhe nuk u lejohet fëmijëve nën moshen 14 vjeçare.
Fëmijët më të mëdhenj se 14vjeç: 1 Difen rapid 2 herë në ditë.

Nëse përdorni DIFEN®më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Simptomat: kokëdhemja, vjellja, marramendja. Mjekimi është suportiv dhe simptomatik.
Duhet sa më shpejt të nxitet vjellje ose lavazh i stomakut.
Në rast të paraqitjes të hipotensionit duhet kompensuar vëllimin e plazmaekspanderëve, ndërsa në pamjaftueshmëri akute të veshkave përdoret dopamina ose dobutamina.
Konvulzionet duhet trajtuar me antikonvulzivë nga grupi benzodiazepinave (diazepam).
Diureza e shprehur, hemodializa ose hemoperfuzioni nuk kanë ndonjë vlerë terapeutike, sepse diklofenaku në tërësi lidhet me proteinat e plazmës.

Nëse haroni të merrni DIFEN®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
Vazhdoni përdorimin e barit në intervale të zakonshme.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe DIFEN®mund të shkaktojë efekte anësore.

Trakti gastrointestinal: më shpesh shfaqen mundim, vjellje, dispesion, dhimbje në bark, diarre, hematemezë dhe gjakëderdhje gastrointestinale, ndërsa më rrallë gastritis, ulçerë gastroduodenale me gjakëderdhje, pankreatiti, stomatiti aftoz dhe glositi.

Sistemi nervor qendror: rrallë shfaqen maramendje, kokëdhembje, përgjumësi, depresion, lodhje ose reaksione psikotike, çrregullim i shijes, të parit dhe dëgjimit.

Reaksionet në lëkurë: kruarje, puçrra, urtikari.

Reaksione nefrotoksike: rrallë paraqiten nefritisi intestinal, sindromi nefrotik dhe pamjaftueshmëria e veshkave.

Reaksione hepatotoksike: rrallë paraqiten zmadhim i aktiviteteve të enzimeve të mëlçisë, hepatiti, verdhëza.

Reaksione hipersensitive:
a) Reaksione alergjike jospecifike dhe anafilaksi,
b) Reaksione të traktit respirator përfshirë astmën , bronkospazmën ose dispnenë,
c) Kruarje, urtikari, purpura, angioedemë dhe më rrallë dermatiti buloz (përfshirë nekrolizën epidermale, eritemën multiforme dhe dermatitin eksfoliativ).

Gjak: mjaft rrallë shfaqet trombocitopenia, leukopenia, agranulocitoza, anemia hemolitike dhe anemia aplastike.
Hipertensioni dhe edemet shumë rrallë paraqiten gjatë terapisë me barna antiinflamatore.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Afati i përdorimit.
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive