Saturday, November 5, 2016

Difrarel 100 (tableta)

Në 400 mg të preparatit përmbahen 100mg ekstrakt antocianosidik mirtilli, 5mg betakaroten.
Alterimet e të parit janë reflektim i mikroqarkullimit të përgjithshëm dhe mund të preki shumë organe si syri, indi nervor dhe veshka, dhe për të pakësuar këto alterime,përdoret Difrarel i cili mbron nga komplikacionet e patologjive të rëndësishme si: Diabeti dhe HTA.
Rrit rezistëncen kapilare;
Forcon strukturen e kolagjenit;
Pakëson radikalet e lira dhe lufton stresin oksidativ të mikroqarkullimit të retinës dhe LDL.

Indikacionet
Difrareli 100 indikohet në :

Trajtimi i çrregullimeve funksionale të insufiçencës veno-limfatike që janë këmbë të lodhura ,dhimbje , dekubituse;
Trajtim simptomatik i shqetësimeve që prekin funksionin e kapilarëve fragil;
Trajtim i uljes të të parit dhe shqetësimeve të fushës vizuale me origjinë vaskulare;
Degradim progresiv i konstatuar në fundus okuli.
Kundërindikacionet
Kundërindikacionet në personat që kanë hipersensibilitet nga çdonjëri prej përbërësve.

Efektet anësore
Shumë rrallë mund të japë shqetësime gastrointestinale.

Shtatëzënia  dhe gjidhënia
Nuk ka të dhëna për foetotoksicitet apo malformacionet.
Megjithatë duhet të këshillohen me mjekun specialist përpara përdorimit të preparatit.

Dozimi dhe kohëzgjatja
Merren 3-6 tableta në ditë për 20 ditë në muaj dhe në rast nevoje përsëritet kura.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet