Saturday, November 5, 2016

Difrarel E (tableta)

Extrakt myrtilli 50mg, ά-tokoferol 50mg
Kapilari në nivelin e retines përbën një element thelbësor për funksionimin e fotoreceptorëve dhe me ndryshimin e kapilarit do të ketë dhe ndryshime metabolike,si dhe ndryshime të likidit.
Alterimi i paretit kapilar që shkaktohet nga HTA,diabeti do të çojë në shfaqen e shpejtë të edemave eksudative ose mikrohemorragjike.
Difrareli E në përgjithësi rezervohet për oftalmologjine.

Indikacionet
Trajtim i shqetësimeve të të parit me ndriçim të ulur (mesopike) dhe shqetësime të të parit gjatë natës (skotopike) si dhe në praninë e një miopie evolutive tek fëmijët.

Kundërindikacionet
Kundërindikacionet në rast hipersensibiliteti të njërit prej përbërësve të tabletës.
Nuk ka të dhëna për efektet foetotoksike apo malformacione në gratë shtatëzëna.

Dozimi dhe kohëzgjatja e mjekimit
Merren 3-6 tableta në ditë për 20 ditë të muajit, dhe përseritet kura në rastet kur është e nevojshme.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive