Tuesday, November 8, 2016

Enalapril (tableta)

Veprimi
Enalaprili është prekursor i cili shndërrohet në formë aktive pas aktivizimit metabolik në enalaprilat.
Frenon enzimin e angjiotenzinës së konversionit, i cili katalizon konversionin e angjiotenzinës I në angjiotenzinë II.
Enalaprili gradualisht zvogëlon shtypjen arteriale, kurse frekuenca e zemrës dhe vëllimi minutar mbesin të pandryshuar.

Indikimet

Hipertensioni arterial primar,
hipertensioni sekondar gjatë sëmundjeve të veshkave (gjithashtu pas insufiçiencës së veshkave dhe nefropatisë diabetike),
pamjaftueshmëria e zemrës,
krizat hipertensive dhe encefalopatitë hipertensive.
Kundërindikimet
Mbindjeshmëria e njohur ndaj enalaprilit ose metabolitit të tij enalaprilat.
Porfiria, shtatzënësia dhe gjidhënia.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Dozimi i përshtatet gjendjes së të sëmurit dhe nevojave të tij.
Nëse është e mundur i sëmuri mundësisht dy deri tri ditë para fillimit të mjekimit duhet të ndërpresë marrjen e diuretikëve, ose të zvogëlojë dozën e tyre dhe të ndërpresë dietën me kufizim kripe.
Mjekimi i hipertensionit, mjekimi i pamjaftueshmërisë së zemrës: doza individuale është 2,5 mg.
Pas marrjes së dozës së parë pacientin duhet të përcjellet së paku edhe 2 orë, përgjithësisht një orë pasi të stabilizohet shtypja arteriale.

Efektet anësore
Efektet anësore janë të lehta dhe kalimtare, për shkak të tyre terapia nuk duhet të ndërpritet.
Efekti anësor më i shpeshtë është hipotensioni (veçanërisht pas dozës së parë).

Shtatzënësia dhe gjidhënia
Kundërindikohet gjatë shtatzënësisë (sidomos në tremujorin e dytë dhe të tretë) dhe në periudhën e të ushqyerit të fëmijëve me gji.

Ruajtja
Bari ruhet në temperaturë të dhomës 15 C-25 C, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.
Të mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari mund të jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 tableta nga 5 mg, 10 mg dhe 20 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet