Tuesday, November 8, 2016

EUCARBON

Përbërja:
Extr.Rhei 25,00 mg
Fol. Sennae 105,00 mg
Sulfur Depur 50,00 mg
Garbo Ligni plv. 180,00 mg
Aetherol, Menthea 0,50 mg
Aetherol, Foeniculi 0,50 mg

Vetitë dhe veprimi:
EUCARBON tablet përmban vetëm substanca bimore dhe minerale.
EUCARBON stimulon tërë sistemin tretës, ka efekt të butë laksativ dhe spazmolitik dhe largon dhëmbjet nga grumbullimi i gazrave.

Dozimi:
Foshnjet: si laksativ i butë, tretës dhe agjent digitalisi: 1 deri 2 tableta gjatë ose pas vakteve shoqëruar me lëngje.
Nëse dëshirohet një efekt më i fortë, atëhere doza e mbrëmjes mund të shtohet deri në 3 apo 4 tableta.
Fëmijët: nga mosha 2 vjecare: 1 / 2 deri 1 tablete me ushqim.
Për qëllime rontgeni: 6 deri 8 tableta për të pastruar traktin tretës dhe larguar gazrat.

lndikacionet:

puna e ngadalsuar e zorrëve,
të gjitha format e konstipacionit,
proceset e fermentimit dhe kalbëzimit të zorrëve,
meteorizimi,
fryrja e zorrëve nga gazrat ( ngritje e diafragmës ),
autointoksikacioni i zorrëve,
opstipacioni hemoroidal.
Kundërindikacionet:
Nëse dyshohet për ulçër të stomakut ose në zorrë, apendisit dhe obstrukcion të zorrëve, duhet të ndërpritet marrja e cdo lloj laksativi;
Pacienti duhet të konsultohet menjëherë me mjekun.

Efektet anësore:
Nëse dozimi është i përshtatshëm nuk priten efekte anësore.

Kujdes:
Tejkalimi i dozës së laksativëve mund të trondisi ekuilibrin e ujit dhe elektrolitëve, cka mund të çojë për shembull ne zvogëlimin e tolerancës ndaj komponentëve te digitalisit.
Përsa kohë mjeku nuk e ndalon EUCARBON mund të merret edhe gjatë shtatzanisë.

Paketimi:
Origjinal: 30 dhe 100 tableta.
Spital: 1000 tableta.
Të ruhet në vënde të paarritshme nga fëmijët.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive