Thursday, November 10, 2016

Farmacyclin (pomadë)

Veprimi
Farmacyclin® është preparat i kombinuar me hidrokortizon dhe antimikrobik me spektër të gjerë, oksitetraciklinë.
Hidrokortizoni në doza terapeutike vepron fuqishëm në mënyrë antiinflamatore dhe antialergjike, kurse oksitetraciklina vepron në mënyrë bakteriostatike.

Indikimet

Ekzema akute dhe kronike me prejardhje alergjike dhe toksike, të infektuara në mënyrë sekondare,
Dermatiti alergjik i shkaktuar me barna, me preparate kozmetike dhe substanca sintetike,
Dermatiti seboroik,
ndryshimet në lëkurë tek diatezat eksudative, te fëmijët, neurodermatiti kronik, eritrodermia,
Reaksionet alergjike të shkaktuara nga thumbimi i insekteve,
Dermatiti alergjik i shkaktuar nga rrezet e diellit.
Kundërindikimet

Alergjia në hidrokortizon dhe oksitetraciklinë,
tuberkulozi i lëkurës,
infektimet primare bakterore (impetigo, piodermitë, furunkulozat),
sëmundjet kërpudhore të lëkurës,
herpesi akut simpleks,
variçela dhe vaksinimi,
ndryshimet ulçeroze në lëkurë,
përdorimi i zgjatur te fëmijët.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Vendi i sëmurë në lëkurë lyhet në një shtresë të hollë me pomadë 3-5 herë në ditë.
Mjekimi zgjat 10 ditë.
Tek neurodermatiti kronik, nëse është nevoja, mjekimi mund të vazhdohet për 4-6 javë.

Efektet anësore
Preparati tolerohet mirë.
Në raste të rralla mund të paraqiten infektime sekundare dhe dermatiti alergjik kontaktues.

Afati i përdorimit
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 5 g dhe 20 g pomadë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet