Thursday, November 10, 2016

Fleboside (injeksion)

Përmbajtja:
3ml solucion injektabel përmbajnë:

Principi aktiv: Troxerutine 150mg, Carbazokrom1.5mg.

Shtesat: Klorur sodik, ujë për përgatitje injeksionesh.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja:
Solucion injektabel për përdorim i/m.
Flakone nga 3 ml(10 flakone).

Kategoria farmakoterapeutike
Vazoprotektor.

Indikimet terapeutike
Simptoma qe atribohen insufuçiences venose;gjendjeve me fraxhilitet kapilar.

Kundërindikimet
Hipersensibilitet ndaj përbërësve të produktit.

Përkujdesje gjatë përdorimit
Rreziku i efekteve të dëmshme mbi fetusin ose femijës nuk përjashtohet gjatë marrjes së Flebosides injektabël.

Siguria e medikamentit në shtatëzëni nuk është vërtetuar,prandaj këshillohet të evitohet gjatë shtatazënisë.

Ndërveprimet

Asnjë e dhenë.

Këshillime speciale
Eksperienca e deri tanishme me Flebosidin injektabël nuk ka treguar ndonjë të dhënë për limitimin e përdorimit.

Nuk ka asnjë efekt mbi drejtimin e automjetit dhe makinerive.

Doza mënyra dhe koha e marrjes

1-3 flakon në ditë me rrugë i-m.

Përmbajtja e flakonit nuk duhet të përzihet me solucione që përmbajnë acid askorbik.

Mbidozimi

Nuk janë vënë re raste të mbidozimit të Flebosidit solucion injektabël.

Efektet e padëshiruara
Jane vënë re disa raste me eritemë lokale ose të gjeneralizuar në pacientët në të cilët Fleboside injektabël është marrë rrugë intradermike ose subkutane(mesoterapia).
Përdorimi i Flebosidit injektabël në mesoterapi nuk është i autorizuar sepse nuk ka studime klinike të kontrolluara që tregojnë efikasitetin dhe sigurinë e këtyreve rrugëve të marrjes.
Pacienti  duhet të komunikojë me mjekun ose farmacistin për çdo lloj efekti të padëshiruar që nuk përshkruhet në fletën illustrative.

Ruajtja
Të ruhet në vend të thatë larg arritjes së fëmijëve.
Të ruhet nën 25 Gradë Celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive