Wednesday, November 9, 2016

Grippostad® hotdrink (qeska)

Lënda vepruese: Paracetamol

PËRBËRJA

Lëndë me veprim farmakologjik:

Çdo qeskë me 5 gr pluhur përmban 600 mg paracetamol.

Lëndë të tjera: Acid askorbik (vitamin C) 50 mg, aspartam, etil celulozë, silic koloidale anhidër, sukrozë, acid citrik anhidër, aromë limoni.

Çdo qeskë përmban 3800 mg karbohidrate.

INDIKIMET

Dhimbje të lehta deri mesatare;
Rritje e temperaturës trupore (ethe).
Bari është i përshtatshëm për fëmijë të moshës mbi 6 vjeç, të rinj dhe të rritur.

KUNDËRINDIKIMET

Grippostad nuk duhet të përdoret në pacientët që vuajnë me:

pamjaftueshmëri të lindur të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (rrezik për anemi hemolitike);
mbindjeshmëri të njohur ndaj paracetamolit.
Ky bar duhet të përdoret me kujdes të veçantë (p.sh duke e dhënë më rrallë ose duke pakësuar dozën) dhe nën mbikqyrje mjekësore në pacientët që vuajnë me:

dëmtim të funksionit të mëlçisë (p.sh për shkak të përdorimit kronik të alkoolit, hepatitit) ;
dëmtim të funksionit të veshkave;
sindromë Gilbert (çrregullim i trashëguar i mëlçisë) .
Përdorimi gjatë shtatzënisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji
Gratë shtatzëna nuk duhet të përdorin paracetamol për një kohë të gjatë, me doza të larta ose një-kohësisht me barna të tjerë, pasi siguria e tij në këto kushte nuk është përcaktuar akoma.
Paracetamoli del në qumështin e gruas.
Duke qenë se deri tani nuk janë përshkruar efekte të padëshiruara tek fëmijët që ushqehen me gji, nuk është e nevojshme që të ndërpritet gjiri ndërkohë që nëna përdor paracetamol.

EFEKTET E PADËSHIRUARA

Janë përshkruar raste të rralla skuqjesh të lëkurës, dhe shumë të rralla, me reaksione alergjike, përfshi edhe shpërthimet në lëkurë.
Jashtëzakonisht rrallë, janë përshkruar raste me çrregullim të formimit të gjakut (leukopeni, tromboci-topeni, në raste të izoluara me agranulocitozë, pancitopeni).
Në raste të izoluara, përdorimi i paracetamolit mund të shoqërohet me reaksione mbindjeshmërie (enjtje të fytyrës, vështirësi në frymëmarrje, djersitje, të përziera, rënie të presionit të gjakut, deri në atë masë që mund të shfaqet shoku).

Vini re!
Sapo të shfaqen shenjat e para të reaksioneve të mbindjeshmërisë bari i duhet të ndërpritet dhe duhet të kërkohet menjëherë ndihma mjeksore.
Në raste të veçanta, në persona të prirur, mund të shfaqet bronkospazmë (astma nga barnat kundër dhimbjes).
Mbidozimi mund të shkaktojë dëmtime serioze të mëlçisë.

NDËRVEPRIMET ME BARNA TË TJERA
Ndërveprimet e mëposhtme, ndërmjet Grippostad dhe barnave të tjerë, duhet të kihen kujdes:
Kur paracetamoli përdoret njëkohësisht me barna që shkaktojnë nxitje (induktim) të enzimave të mëlçisë, të tillë si, disa barna gjumësjellëse dhe antikonvulsivë (p.sh glutetimid, fenobarbiton, fenitoinë, karbamazepinë) ose rifampicinë, ka mundësi që edhe dozat e padëmshme të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë.
I njëjti rregull vlen edhe për alkoolin.
Kur përdoren njëkohësisht barna që vonojnë zbrazjen e stomakut (p.sh propantelinë), ritmi i përthithjes së paracetamolit mund të ngadalësohet dhe, për pasojë, efekti i tij mund të fillojë me vonesë. Përshpejtimi i zbrazjes së stomakut (p.sh nga përdorimi i njëkohshëm i metoklopramidit) mund të shtojë ritmin e përthithjes dhe të shkurtojë kohën e fillimit të veprimit të barit.
Përdorimi i njëkohshëm i paracetamolit me kloramfenikol, pakëson ndjeshëm eleminimin dhe rrit helmueshmërinë e këtij të fundit.
Rëndësia klinike e ndërveprimit të paracetamolit me barnat antikoagulantë oralë, derivatë të kumarinës, nuk është përcaktuar akoma.
Nevojitet mbikqyrje mjeksore kur parashikohet përdorim afatgjatë I Grippostad njëkohësisht me antikoagulantë oralë (barna kundër mpiksjes së gjakut, që përdoren nga goja).
Përdorimi i njëkohshëm i paracetamolit dhe AZT (zidovudinë) shton rrezikun për pakësim të numrit të qelizave të bardha të gjakut (neutropeni).
Pacientët që trajtohen me AZT mund të përdorin Grippostad vetëm pasi janë këshilluar më parë me mjekun.

DOZIMI
Në qoftë se mjeku nuk e përshkruan ndryshe, mbani parasysh që:
Doza e paracetamolit varet nga mosha dhe/ose pesha e të sëmurit.
Doza e zakonshme e paracetamolit është 10-15mg/kg, për çdo marrje, ndërkohë që doza ditore e zakonshme është 50mg/kg.
Koha ndërmjet dy marrjeve (intervali i administrimit) është 4-8 orë, dhe gjatë një ditë (24 orë) mund të
përdoren 3-4 doza.

Pesha trupore Mosha Doza e vetme Doza ditore
30-40 kg 10-12 vjeç 1 qeskë 3 qeska
Në fëmijët 6 deri 9 vjeç (22-30kg) këshillohet gjysma e dozës së mësipërme
Mbi 40 kg Mbi 12 vjeç 1 qeskë 4 – 6 qeska
Kur përdoret në të sëmurë me dëmtime të funksionit të mëlçisë, veshkave ose me sindromë Gilbert, dozat e paracetamolit duhet të pakësohen ose koha ndërmjet marrjeve të zgjatet.

MËNYRA E PËRDORIMIT DHE KOHËZGJATJA E TRAJTIMIT
Përmbajtja e qeskës (pluhuri) hidhet në nië enë (gotë, kupë filxhan çaji), në të cilën shtohet ujë i nxehtë, përzihet derisa pluhuri të tretet plotësisht, dhe pihet e nxehtë.
Në rast se Grippostad  përdoret pas ushqimit fillimi i efektit mund të vonohet.
Produktet mjekësore që përmbajnë paracetamol duhet të përdoren vetëm për pak ditë dhe jo në doza të larta, nëse nuk jeni këshilluar më parë me mjekun ose dentistin.

SKADENCA DHE UDHËZIME PËR RUAJTJEN
Ky bar nuk duhet të përdoret përtej datës së skadencës, të shënuar në kuti.
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Ruajini barnat në vende të paarritshme nga fëmijët .

STADA Arzneimittel AG, Stadastrasse 2-18, D-61118 Bad Vilbel, Germany .
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive