Monday, November 14, 2016

Hexifen (tableta)

Përbërja

1 tabletë përmban 2 mg dhe 5 mg trihexyphenidyl hydrochloridum.

Veprimi
Barnat antimuskarinike e ushtrojnë efektin e tyre antiparkinsonik, duke e korigjuar rritjen e tonusit të kolinoreceptorëve, që mendohet se shfaqet në parkinsonizëm, si rezultat i pamjaftueshmërisë së dopaminës.
Patogjeneza e këtij proçesi është ende e paqartë dhe mjekimi i sotëm me barna ka si qëllim të korigjojë çrregullimet e balansit neurohumoral.
Ndonëse ky mjekim nuk e parandalon përparimin e sëmundjes, ai gjithsesi e përmirson shumë cilësinë dhe shpresën e jetës, për shumicën e të sëmurëve.

Në shumicën e të sëmurëve efektet e tyre janë të moderuara, duke zvogëluar tremorin dhe rigiditetin, por pa ndonjë veprim të dukshëm në bradikinezi.
Ata ushtrojnë një veprim sinergjist kur përdoren bashkë me levodopën dhe janë të dobishëm në uljen e sialorresë.

Indikimet
Hexifen® përdoret në të gjitha format e parkinsonizmit (pasencefalitik, aterosklerotik dhe idiopatik), së bashku me levodopën, në uljen e rigiditetit të spazmave muskulare, tremorit dhe të shtimit të theksuar të pështymës që e shoqëron parkinsonizmin.
Indikohet edhe për kontrollin e çrregullimeve ekstrapiramidale, të shkaktuara nga barnat që veprojnë në sistemin nervor qendror, si rezerpina dhe fenotiazinët.
Në përgjithësi antikolinergjikët duhet përdorur me kujdes në të sëmurit që marrin antidepresiv triciklikë ose frenues të monoaminoksidazës (IMAO).
Në të sëmurët që janë duke përdorur antidepresivë, doza e Hexifen® në fillim duhet ulur dhe i sëmuri duhet mbikqyrur me kujdes.

Kundërindikimet
Mbindjeshmëria ndaj barit, mbajtje e patrajtueshme e urinës, glaukoma me këndë të ngushtë, obstrukcioni gastrointestinal.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Në fillim 1 mg në ditë; doza rritet gradualisht; doza e zakonshme mbajtëse është 5 – 15 mg në ditë, e ndarë në 3-4 doza të barabarta.

Efektet anësore
Marrje mendësh, tharje goje, konstipacion, turbullim i të parit, mbajtje e urinës, aritmia kardiake, rritje e presionit intraokular, në raste të rralla mund të shfaqet ekzantema, haluçinacione, parotidi supurativ, ileusi paralitik.

Ruajtja
Bari ruhet në temperaturë të dhomës 15°C-25°C, në vend të thatë i mbrojtur nga drita.
Bari të mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.

Paketimi
Kutia me 100 tableta nga 2 mg.
Kutia me 100 tableta nga 5 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive