Monday, November 14, 2016

Hydramin (bustina)

Fuqia e kombinimit
Klor (Cl) 165. 6 mg: luan rol thelbesor në ruajtjen e ekuilibrit hidro elektrolitik qelizor.
Klori është anioni kryesor që përmban lëngu gastrik.
Natrium (Na) 134. 8 mg: luan rol në rregullimin e përshkueshmërisë së membranës qelizore.
Magnezium (Mg) 104. 4 mg: luan rol në një sërë mekanizmash rregullatore në nivelin muskular dhe nervor.
Kalium (K) 38. 3 mg: luan rol thelbesor në trasmetimin e impulsit nervor, kontrollin e kontraksioneve muskulare dhe rregullimin e presionit arterial.

Indikacionet
Hydramin indikohet në të gjithë rastet kur nevojitet zëvendësim dhe /ose ruajtje e lëngjeve dhe elektroliteve në organizëm:
- Çrregullimet gastrointestinale me origjinë të ndryshme të shoqëruara me diarre dhe/ose të vjella;
- Gjendjet që shoqërohen me humbje të mëdha të ujit dhe elektrolitëve përmes djersitjes brenda një periudhe të shkurtër kohore si psh. Ushtrimet fizike, temperaturat e larta, ekspozimi në diell.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Rekomandohet një bustinë në ditë, por doza e HYDRAMIN është individuale dhe duhet ti përgjigjet kërkesave individuale të çdo personi.
Përmbajtja e plotë e një bustinë HYDRAMIN tretet në një gotë uji 200 ml ose ne 500 ml ujë të pijshëm në temperaturën e mjedisit.
Solucioni i përftuar pihet menjëherë (në rastin kur përmbajtja tretet në gotë 200 ml me ujë të pijshëm).
Përmbajtja e një bustine përdoret vetëm një herë.
Në rast nevoje të mëtejshme duhet të përgatitet përmbjatja e një bustine tjetër HYDRAMIN.

Kundërindikacionet
HYDRAMIN nuk duhet përdorur në:

Diarretë e rënda të vazhdueshme ose në ndonjë gjëndje tjeter që kërkon dhënien e lëngjeve me rrugë parenterale.
Pacientët me insufiçencë të rëndë renale (oliguri ose anuri).
Obstruksionet ose perforacionet e traktit tretës.
Gjëndjet e hiperkalemise me origjine të ndryshme (acidozë diabetike, dëmtimet masive të indeve të buta, krizat hemolitike të rënda, etj).
Kujdesi gjatë përdorimit
HYDRAMIN duhet të përdoret me kujdes në:

Pacientët me insufiçencë kardiake ose gjendjet e tjera që mund të ndikojnë në ekskretimin e K nga veshka.
Nuk duhet të tretet në lëngje që përmbajnë elektrolite, të tilla si qumështi ose lëngjet e frutave.
Humbjet e mëdha të lëngjeve duhet të trajtohen me dhënien e lëngjeve me rrugë parenterale.
Gjatë shtatëzanise dhe ushqyerjes me gji mund të përdoret vetem kur konsiderohet domosdoshmërisht e nevojshme dhe të mirat e mundshme të përdorimit e kalojne rrezikun për fetusin dhe nënën.
Asnjë efekt anesor nuk është vërejtur gjatë përdorimit të HYDRAMIN. Megjithatë nëse të vjellat janë gjithashtu të pranishme dhe dozat e administruara janë më të larta dhe/ose më të shpeshta se ato të rekomanduara, të vjellat mund të përkeqësohen. Të vjellat ndalojnë me rregullimin e duhur të frekuencës së marrjes dhe /ose sasisë së administruar.
Ruajtja
Të ruhet në ambjent të thatë e të freskët.
Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive