Monday, November 14, 2016

Ibuprofen (tableta)

Veprimi
Ibuprofeni është antiinflamator josteroid, me veprim analgjezik dhe antipiretik, i grupit të derivateve të acidit propionik.
Mekanizmi i veprimit të ibuprofenit është inkibimi i enzimit ciklooksigjenaza -1 (COX-1) dhe ciklooksigjenaza -2 (COX-2), gjë që shpie deri te redukimi i biosintezës së prostaglandinave, mediatorë më të rëndësishëm të inflamacionit, dhembjes dhe hiperpireksisë.

Ibuprofeni në masë të njëjtë inhibon COX-1 dhe COX-2, që shpjegohet me një veprim të mirë antiinflamator me veprime anësore gastrointestinale të lehta.
Me veprimin e tij antiinflamator dhe analgjezik, ibuprofeni në mënyrë efikase redukon dhe kontrollon simptomat e ndryshimeve reumatike dhe joreumatike të sëmundjeve muskuloskeletale.

Indikimet

Mjekimi i artritit reumatoid (artriti reumatoid, osteoartriti, spondiliti ankilizant);
artropatitë degjenerative (gonartroza, koksartroza, poliartroza);
sëmundjet inflamatore reumatike dhe joreumatike të indeve të buta (periartriti, mioziti, burziti, sinoviti, tendiniti, tendosinoviti);
në dhembjet e lehta deri mesatare (duke përfshirë dismenorrenë),
në analgjezinë pasoperative, pastraumatike,
në dhembjet e kokës,
dhembjet e dhëmbit,
në ethet dhe dhembjet te fëmijët.
Kundërindikimet

Tremujori i parë i shtatzënësisë dhe gjidhënia;
mbindjeshmëria ndaj ibuprofenit ose acidit acetilsalicilik;
ulçera peptike me gjakderdhje në traktin digjestiv;
insufiçenca hepatike dhe renale;
përdorimi i njëkohshëm edhe i barnave tjera josteroide antiinflamatore;
Ibuprofeni ose antiinflamatorët tjerë josteroidë mund të shkaktojnë sindromën e polipeve nazale, reaktivitet bronkospastik ose angjioedemë;në të sëmurë të tillë janë shfaqur reaksione astmatike dhe anafilaktoide fatale.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Tabletat dhe film tabletat Ibuprofen merren per os.

Të rriturit: në fillim përdoren 1200 mg në ditë, në doza të ndara.
Në raste të rënda mund të përdoren deri 1800 mg në ditë, ndërsa kur faza akute e sëmundjes të jetë vënë nën kontroll, të sëmurëve mund tu jepet dozë mbajtëse në kufijtë prej 600-1200 mg në ditë, e ndarë në 3-4 doza të barabarta.
Por në raste të rënda dhe të rralla, doza mund të rritet maksimalisht deri 3200 mg në ditë.

Fëmijët: marrin 20 mg/kg peshë në ditë, në doza të ndara (në artritin juvenil deri në 40 mg/kg peshë në ditë); nuk rekomandohet për fëmjët me peshë më të vogël se 7 kg.

Efektet anësore
Ibuprofeni tolerohet mirë gjatë përdorimit të gjatë. Efektet anësore janë të lehta dhe të rikthyeshme.
Më të shpeshta janë nga trakti digjestiv: mundim, dhembje epigastrike, ndjenjë e djegies në stomak, vjellje, flatulencë. Efektet anësore, që rrallë mund të shkaktohen janë: ulçera peptike, perforimi i ulçerës peptike dhe hemorragjia, hemorragja gastrointestinale, hepatiti, çrregullimi i testeve funksionale të mëlçisë.

Ruajtja:
Të ruhet në temperaturë nën 25Gradë Celcius, në vend të thatë.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 30 tableta nga 200 mg dhe 400 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive