Monday, November 14, 2016

Idek (gel, spraj)

Për parandalimin dhe trajtimin e irritimeve nazale.
Për rivendosjen e mjedisit dhe funksionit fiziologjik të mukozës nazale.

IDEK spray dhe IDEK gel indikohen në rastet kur nevojitet:
1. hidratim i mukozës nazale në gjendjet e tharjes së mukozës nazale  me origjinë të ndryshme.
2. barrierë efektive mbrojtëse që kufizon kontaktin e mukozës nazale me agjentë të jashtëm.
3. reduktim i  sekrecioneve të shtuara nazale.

Aloe
Krijon një shtresë të hollë që mbron mukozën nazale nga ngacmimet e agjentëve të jashtëm.

Acetil Cisteina
Vepron përmes efektit antioksidant.

Acidi hialuronik
Lejon që të ruhet hidratimi i mukozës nazale duke kufizuar hiper-reaktivitetin e saj.

Eukalipti
Luan një rol rifreskues duke ndihmuar frymëmarrjen.

Hidraton mukozën nazale
Rivendos barrierën mbrojtëse efektive .
Redukton sekrecionet e shtuara nazale.

IDEK spray
Bombël për sprucim 15 ml.
Realizoni 1 ose 2 sprucime në secilën nga vrimat e hundës dhe masazhojeni lehtësisht nga jashtë duke e shpërndarë solucionin në mënyrë të njëtrajtshme.
Përsërisni aplikimin sipas nevojës.

IDEK gel
Tubet 7.5 g
Aplikoni dozën e duhur të xhel-it në secilën nga vrimat e hundës dhe masazhojeni lehtësisht nga jashtë duke e shpërndarë xhelin në mënyrë të njëtrajtshme.
Përsërisni aplikimin sipas nevojës.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet