Monday, November 14, 2016

Itraconazol Axapharm (kapsula)

Çfarë është Itraconazol Axapharm dhe kur përdoret?
Itraconazol Axapharm është një ilaç kundër sëmundjeve të ndryshme fungale të lëkurës, të gjenitaleve dhe të gojës.
Për këtë mjafton kryesisht një kohëzgjatje e shkurtër e trajtimit.
Itraconazol Axapharm ndikon edhe kundër sëmundje të caktuara fungale të thonjve dhe të organeve të brendshme, por për këtë nevojitet një periudhë më e gjatë e trajtimit.
Ai ndërhyn në metabolizmin e membranës së qelizave mikotike; përmes kësaj ato vdesin ose mund të zhduken më lehtë nga mbrojtja e vetë trupit.
Itraconazol Axapharm duhet të përdoret vetëm me recetën e mjekut.

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Ky ilaç ju është përshkruar nga mjeku juaj për trajtimin e sëmundjes suaj aktuale.
Antimikotiku në Itraconazol Axapharm nuk është efikas kundër të gjithë mikroorganizmave që shkaktojnë sëmundje infektive.
Përdorimi i një antimikotiku të zgjedhur gabimisht apo të dozuar jo si duhet mund të shkaktojë komplikime.
Mos e përdorni asnjëherë vetvetiu për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Edhe në rast të infeksioneve të mëvonshme nuk duhet ta përdorni Itraconazol Axapharm pa konsultim të ri mjekësor.

Kur nuk duhet të përdoret Itraconazol Axapharm?
Në rast të mbindjeshmërisë së njohur ndaj njërës prej substancave të përmbajtura nuk duhet të merret Itraconazol Axapharm.
Gjatë shtatzënisë Itraconazol Axapharm nuk duhet të merret, me përjashtim nëse mjeku janë të orientuar për shtatzëninë dhe e udhëzojnë shprehimisht; shtatzënia para marrjes së Itraconazol Axapharm duhet të përjashtohet.
Gratë në moshën e lindjes duhet të mbrohen në mënyrë efikase nga shtatzënia gjatë trajtimit me Itraconazol Axapharm si edhe gjatë një cikli të tërë menstrual pas përfundimit të trajtimit.
Nëse keni probleme nga insufiçienca e zemrës atëherë ju nuk duheti ta përdorni Itraconazol Axapharm, përveç në rastet kur mjeku është e informuar për këtë gjë dhe me qëllim ju ka përshkruar atë.
Në qoftë se gjatë trajtimit me Itraconazol Axapharm do të ju shfaqën frymëmarrja e shpejtë, shtim i papritur në peshë, këmbë të ënjtura (fryra), lodhje jo e zakonshme apo zgjimi i rastësishëm gjatë natës, ju duhet patjetër menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore.
Informojeni mjekun, nëse jeni alergjik ndaj ilaçeve të tjera kundër sëmundjeve fungale apo nëse vuani ose keni vuajtur nga ndonjë sëmundje e zemrës.
Kur të merrni Itraconazol Axapharm, nuk duheti t’i merrni këto ilaçe: ilaçe të caktuara kundër alergjive (Terfenadina [Teldane®, Triludan®], Astemizoli [Hismanal®], Mizolastina [Mistamine®]); disa ilaçe për trajtim të Angina Pectoris (dhimbje të mëdha dhe shtypëse në gjoks) apo të shtypjes së lartë të gjakut e posaçërisht Bepridil dhe Nisoldipin; Cisapridi [Prepulsid®] një ilaç kundër disa çrregullimeve të tretjes; ilaçe që ulin kolesterinën (p.sh. Simvastatina [Zocor®], Lovastatina, Atorvastatina [Sortis®]); mjete të caktuara për gjumë (Midazolami [Dormicum®], Triazolami [Halcion®]); Pimozidi [p.sh. Orap®] dhe Sertindoli [Serdolect®] kundër çrregullimeve psikotike; Levacetilmetadoli, një ilaç për trajtimin e varësisë nga opioidi; Ergotalkaloide si p.sh. Dihidroergotamina dhe Ergotamina për trajtimin e migrenës; Ergotalkaloide si p.sh. Ergometrina dhe Metilergometrina [Methergin®], të cilat përdoren për kontrollin e gjakderdhjeve dhe për nxitjen e kontraksionit të uterusit pas lindjes dhe disa ilaçe kundër aritmisë si Kinidina [p.sh. Kinidin-Duriles®] dhe Dofetilidi.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Itraconazol Axapharm?
Gjatë sëmundjeve ekzistuese të mëlçisë apo nëse gjatë trajtimit me një ilaç tjetër janë konstatuar efekte të padëshiruara në mëlçi, do të duhej të informohet mjeku, ngaqë në këto raste është i rritur rreziku për probleme të rënda të mëlçisë.
Ndërpriteni marrjen e Itraconazol Axapharm dhe shkoni menjëherë tek mjeku juaj, nëse gjatë trajtimit shfaqen simptomat si mungesa e oreksit, pështirosje, vjellje, lodhje, dhimbje të stomakut ose urinë e errët.
Është e rëndësishme që për këto simptoma ta informoni menjëherë mjekun tuaj, sepse ndoshta mund të shfaqen probleme të mëlçisë me rrjedhë të rëndë.
Kur të merrni Itraconazol Axapharm, mjeku juaj do të urdhërojë ndoshta ekzaminime të rregullta të gjakut.
Arsyeja për këtë është konstatimi i hershëm i çrregullimeve të mëlçisë, sepse çrregullime të tilla mund të shfaqen shumë rrallë.
Nëse keni probleme me veshka, do të duhej ta informoni mjekun tuaj, sepse eventualisht duhet të përshtatet doza.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj, nëse në duar ose shputa shfaqet një ndjenjë e pazakonshme, dobësi apo mpirje.
Informojeni mjekun tuaj, nëse keni probleme me zemër apo nëse vuani nga një sëmundje e veshkave ose e mëlçisë.
Nëse mjeku juaj megjithatë ua përshkruan Itraconazol Axapharm, ai/ajo do të duhej t’u japë udhëzime, se për cilat simptoma duhet të keni kujdes të posaçëm.
Shkoni menjëherë tek mjeku ose e kontaktojeni atë menjëherë, nëse shfaqen probleme me frymëmarrje (gulçim), nëse papritmas humbni peshë, nëse ënjten këmbët, gjatë lodhjes së pazakonshme ose nëse gjatë natës përnjëherë filloni të zgjoheni jashtëzakonisht shpesh.
Tregojini mjekut apo farmacistit tuaj se çfarë ilaçesh merrni momentalisht.
Edhe gjatë trajtimit me Itraconazol Axapharm mos merrni ilaçe të tjera pa e informuar më parë mjekun tuaj (shiko edhe «Kur nuk duhet të përdoret Itraconazol Axapharm?»).
Disa ilaçe mund të zvogëlojnë fort ndikimin e Itraconazol Axapharm.
Kjo vlen para së gjithash për disa produkte për trajtimin e epilepsisë (p.sh. Carbamazepina [Tegretol®], Fenitoina [Epanutin ®], Fenobarbitali [Luminal®]) dhe për trajtimin kundër tuberkulozit (p.sh. Rifampicina [Rimactan®], Rifabutina [Mycobutin®], Isoniazidi [Rimifon®] dhe për përgatitjet që përmbajnë lule balsami (Hypericum perforatum) (=produkte bimore që përdoren tek disponimi i keq dhe simptomat depresive). Ju do të duhej andaj gjithmonë ta informoni mjekun tuaj, nëse merrni njërin prej këtyre produkteve, ashtu që ai/ajo të mund të ndërmarrë masat përkatëse. Kombinimi me ilaçe të tjera e bënë të nevojshme përshtatjen e dozës së Itraconazol Axapharm ose të ilaçeve përcjellëse, për të cilën megjithatë vendos mjeku juaj. Prandaj informojeni mjekun tuaj, nëse merrni njërin prej këtyre ilaçeve:
– medikamente kundër sëmundjeve të zemrës ose tensionit të lartë të gjakut (Digoksinë [p.sh. Digoxin®], Disopiramid [Norpace®]; disa antagonistë kalciumi) dhe Cilostazol;
– ilaçe për «hollimin e gjakut» (antikoagulant);
– disa antibiotikë si Klaritromicinë [p.sh. Klacid®], eritromicinë [p.sh. Erythrocin®] dhe Rifabutinë [Mycobutin®];
– Metilprednisolon [p.sh. Medrol® dhe Depo-Medrol®], Budesonid [p.sh. Pulmicort®], Flutikason [p.sh. Axotide®] dhe Deksametason, ilaçe që jepen për t’u marrë, për t’u inhaluar apo si injeksion gjatë sëmundjeve pezmatike, astmës dhe alergjive;
– Ciklosporinë A [Sandimmun®] ose Takrolimus dhe Rapamicinë (po ashtu e njohur edhe si Sirolimus), ilaçe që jepen shpesh pas transplantimeve të organeve;
– ilaçe të caktuara kundër infeksioneve me virusin HIVs (Inhibitor të HIV-proteinazës);
– ilaçe të caktuara kundër kancerit;
– ilaçe kundër anksiozës si Buspiron [p.sh. Buspar®] dhe Alprazolam [p.sh. Xanax®] ose ilaçe kundër çrregullimeve të gjumit (Trankilizer) si Brotizolam [Lendormin®];
– Ebastinë, një ilaç kundër alergjive;
– Reboksetinë, një ilaç kundër depresioneve;
– Fentanyl, një bar i fortë kundër dhimbjeve;
– Eletriptan [Relpax®] për trajtimin e migrenës;
– Halofantrinë për terapinë e malaries;
– Repaglinid [NovoNorm®], një ilaç për trajtimin e diabetit (sheqeri i ngritur në gjak).
Informojeni mjekun tuaj, nëse vuani nga neutropenia (mungesa e granulociteve) ose AIDS ose nëse keni një organ të transplantuar. Doza e Itraconazol Axapharm duhet eventualisht të përshtatet.
Fëmijët: Ngaqë mungojnë përvojat me Itraconazol gjatë trajtimit të fëmijëve, ai duhet të jepet vetëm, nëse dobia e trajtimit është më e madhe se rreziqet e mundshme.
Rreth kësaj vendos mjeku juaj.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Itraconazol Axapharm gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Gjatë shtatzënisë nuk duhet të merret Itraconazol Axapharm (për masat e kujdesit shiko «Kur nuk duhet të përdoret Itraconazol Axapharm?»).
Gjatë dhënies së gjirit Itraconazol Axapharm nuk duhet të merret pa konsultimin e mjekut, sepse sasi të vogla të substancës aktive kalojnë në qumështin e nënës.

Si ta përdorni Itraconazol Axapharm?

Të rriturit: Nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga mjeku, Itraconazol Axapharm duhet të merret si vijon:
Sëmundjet mikotike të lëkurës:Sëmundja me mikozë në lëkurën me qime apo pa qime: 1 kapsulë në ditë gjatë 2 javëve.
Sëmundja e mikozës në këmbë dhe në duar: 1 kapsulë në ditë gjatë 4 javëve.
Pityriasis versicolor (Infeksion fungal i epidermës): 2 kapsula 1× në ditë gjatë javës së parë.
Infeksione fungale të vagjinës apo të pjesëve të jashtme gjenitale: Në ditën e konsiliumit: 2 kapsula pas ushqimit të ardhshëm. Në ditën vijuese: 2 kapsula pas ushqimit të parë.
Infektimi me myshqe (candida albicans) në gojë dhe faring: 1 kapsulë në ditë gjatë 2 javëve.
Mukozat e thonjve: Mjeku juaj do të vendosë se a është për t’u zgjedhur një terapi e vazhdueshme apo një terapi ciklike (përsëritje periodike):
Terapia e vazhdueshme: 2 kapsula 1× në ditë gjatë 3 muajve.
Terapia ciklike: 2 kapsula 2× në ditë gjatë 1 jave e pasuar me 3 javë pauzë (=1 cikël). Në rast të infektimit fungal të thonjve të gishtave të dorës ky cikël të përsëritet 1×, në rast të infektimit fungal të thonjve të gishtave të këmbës të përsëritet 2×.
Vetëm në rast të sëmundjes së thonjve të gishtave të dorës: Java 1: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol Axapharm. / Java 2: S’ka terapi. / Java 3: S’ka terapi. / Java 4: S’ka terapi. / Java 5: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol Axapharm. / Java 6: s’ka terapi; fundi i terapisë.
Sëmundja e thonjve të gishtave të këmbës me ose pa thonjtë e gishtave të dorës: Java 1: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol Axapharm. / Java 2: S’ka terapi. / Java 3: S’ka terapi. / Java 4: S’ka terapi. / Java 5: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol Axapharm. / Java 6: S’ka terapi. / Java 7: S’ka terapi. / Java 8: S’ka terapi. / Java 9: 2× në ditë 2 kaps. Itraconazol Axapharm. / Java 10: s’ka terapi; fundi i terapisë.
Infektimi mikotik i organeve të brendshme: Varësisht nga lloji i infeksionit janë të nevojshme 1× në ditë 1 kapsulë deri në 2× në ditë 2 kapsula gjatë disa muajve.
Kapsulat Itraconazol Axapharm do të duhej të merren gjithnjë drejtpërdrejt pas një ushqimi të plotë me pak lëngje. Në mënyrë që Itraconazol Axapharm të pranohet mjaftueshëm në trup, duhet të ketë mjaftë acide në stomak. Prandaj do të duhej që ilaçet që neutralizojnë acidet në stomak, të merren më së largu 2 orë para marrjes së Itraconazol Axapharm. Nëse merrni ilaçe që bllokojnë prodhimin e acideve gastrike, Itraconazol Axapharm nuk do të duhej të merret bashkë me lëngje kola. Në raste të dyshimeve pyetni mjekun apo farmacistin tuaj. Substanca aktive e Itraconazol Axapharm mbetet në lëkurë edhe gjatë 2–4 javëve pas përfundimit të trajtimit dhe gjatë 6–9 muajve në thonj. Për këtë arsye ndikimi optimal arrihet shpeshherë tek pas disa javëve përkatësisht muajve pas mbarimit të terapisë dhe defektet në lëkurë përkatësisht thonj zhduken shpeshherë tek gjatë kësaj kohe. Prandaj mos u shqetësoni, nëse menjëherë gjatë terapisë nuk vëreni ende asnjë përmirësim, dhe vazhdoni trajtimin me Itraconazol Axapharm, ashtu siç është udhëzuar nga mjeku juaj. Një terapi antimikotike e filluar do të duhej të zhvillohet aq gjatë siç ka udhëzuar mjeku. As doza ditore e as kohëzgjatja e terapisë nuk guxojnë të ndryshohen pa konsultimin me mjekun apo farmacistin tuaj. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj. Mos e ndryshoni dozimin e përshkruar me vetiniciativë.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Itraconazol Axapharm?
Gjatë marrjes së Itraconazol Axapharm mund të shfaqen këto ndikime anësore: çrregullime të lehta të traktit gastrointestinal (pështirosja, vjellje, diarre, dhimbje të stomakut, kapsllëk, flatulenca), dhimbje të kokës, marramendje, çrregullime menstruale si gjakderdhje të ndërmjetme ose gjakderdhje të vonuara mujore, impotencë (çrregullim funksional i ereksionit), dobësim i muskujve, dhimbje të muskujve, dhimbje të gjymtyrëve, çrregullime të shijes apo rënie e flokëve. Reaksionet të mbindjeshmërisë ndaj Itraconazol Axapharm paraqitën shumë rrallë. Këto reaksione mund të shfaqën si ekzemë (skuqje e lëkurës, kruajtje,urtikarie), gulçime, vështirësi me frymëmarrje dhe/ose fytyrë e ënjtur. Në rast të shfaqjes së reaksioneve të rënda alergjike si mbindjeshmëria ndaj dritës së diellit, reaksion i rëndë i lëkurës, ju menjëherë duhet ta kontaktoni mjekun juaj. Po të ndodh kjo, ndërpriteni terapinë dhe shkoni tek mjeku juaj. Shkoni menjëherë te mjeku juaj ose kontaktojeni atë menjëherë në rast të shfaqjes së problemeve të frymëmarrjes (gulçim), gjatë shtimit të papritur të peshës, gjatë ënjtjes së këmbëve, gjatë lodhjes së pazakonshme ose nëse gjatë natës befas filloni të zgjoheni jashtëzakonisht shpesh, sepse këto mund të jenë shenjat e para të një dobësie të zemrës. Njëri apo disa prej simptomave vijuese mund të shfaqen gjatë çrregullimit të funksionit të mëlçisë, që ndodh shumë rrallë: mungesë e oreksit, pësh tirosje, vjellje, lodhje e pasqaruar, ekstreme, dhimbje të stomakut, verdhëza (ngjyrimi në të verdhë i lëkurës ose e pjesës së bardhë të syrit), urina e errët, jashtëqitja me ngjyrë të çelur. Në raste të tilla do të duhej të ndërpritet terapia dhe të informohet mjeku, sepse një çrregullim i funksionit të mëlçisë mund të marrë një rrjedhë të rëndë.E kontaktoni mjekun juaj nëse keni çrregullime në të parë (shikim të turbullt apo të dyfishtë) apo ushtimë në veshë ose nëse e humbni kontrollin e urinimit (inkontinencë e urinës) ose nëse urinoni më shpesh se zakonisht.
Nëse shfaqet çfarëdo shenjë tjetër e sëmundjes, për të cilën supozoni një lidhshmëri me marrjen e Itraconazol Axapharm, do të duhej menjëherë të shkoni tek mjeku apo farmacisti juaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Kapsulat të ruhen në temperaturë dhome (15–25°C) në paketimin origjinal, të mbrojtura nga lagështia dhe në vende që fëmijët nuk mund t’i mbërrijnë.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Itraconazol Axapharm?
1 kapsulë Itraconazol Axapharm përmban 100 mg Itraconazol si substancë aktive; si edhe substanca të tjera ndihmëse për prodhimin e një kapsule.

Ku mund të merrni Itraconazol Axapharm? Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut. Paketime me 4,15 dhe 30 kapsula.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive