Wednesday, November 16, 2016

Legalon (kapsula)

Lënda vepruese
Silymarin.  Substanca aktive Extractum Fructus Silybi mariani siccum përkatësisht (36-44:1), tretës: ethyl acetat 98%, 1 kapsulë përmban 173.0 mg -186.7 mg nga ky ekstrakt, që korrespondon me 108.2 mg Silymarin e llogaritur si silibinin (HPLC) .

Përbërësit e tjerë janë polysorbat 80, povidone, sodium carboximethyl starch, magnes stearat, iron oxid E171, dioksid titanium E171, gelatin, sodium lauryl sulphate.

Indikacionet
LEGALON është medikament bimor për trajtimin e dëmtimeve të mëlçisë.
Ai përdoret në mëlçinë e intoksikuar dhe te pacientët në inflamacionet kronike të mëlçisë dhe në cirrozën e mëlçisë.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Doza e zakonshme, si trajtim fillestar dhe në rastet e agravuara, është 2 kapsula 3 herë në ditë, e cila i korrespondon 649.2 mg sylimarin .
Doza mbajtëse është 1 kapsulë 3 herë në ditë, që i korrespondon 324.6 mg sylimarin.
Marrja e LEGALON bëhet me ushqime dhe lëngje.

Kundërindikacionet
Nuk njihen të tilla.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren.
Në raste të ralla janë vërejtur çrregullime gastrointestinale, si psh efekte laksative të lehtë.
Shumë rallë, mund të shfaqen reaksione të mbindjeshmërisë, të tilla si acarim lëkure ose dispne; në këto raste duhet ndërprerë trajtimi dhe drejtojuni mjekut.

Ruajtja
Të ruhet nën temperaturën 25 Gradë Celcius.
Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive