Wednesday, November 16, 2016

Legalon SIL (pluhur për solucion)

Lënda vepruese
Silibinin-C-2, 3-hydrogen succinate, disodium salt.

Përbërësit e lëndës aktive:
1 flakon me 598.5 mg pluhur për përgatitjen e solucionit përmban:
Silibinin-C-2, 3-hydrogen succinate, disodium salt. 598.5 mg {e barabart me 476 mg Mono-dihydrogensuccinat krip natriumi (HPLC) që i korespondon 350 mg (315 mg HPLC) Silibinin.

Përbërës të tjerë: Inulina.
Paketimi : 4 fl pluhur për prodhimin e një tretesire infuzioni.

Indikacionet

Efekte të larta antivirale kundër hepatitit C si dhe kundër intoksikimit të mëlçisë nga kërpurdhat helmuese .
Studimet e fundit kanë zbuluar efekte të larta antivirale kundër hepatitit C.
Mënyra e përdorimit është e njëjtë me një kohëzgjatje prej 15 ditësh.
kundër intoksikimit të mëlçisë nga kërpurdhat helmuese .
Mekanizmi i veprimit toksik i helmit të kërpurdhave kryhet duke frenuar e sintezës se m-RNA gjë që çon qelizën drejt vdekjes (shkatërrimit.).
Toksiciteti i amatoksinës është shumë i lartë, doza vdekjeprurese për një të ritur është 4-8 mg.
Ku një kërpurdhe mesatare e Amanita phalloides përmban 10 mg .
Amanita virosa dhe Amanita vera  kanë po të njëjtën koncentrim ndërsa te Galerina dhe Lepiota përmbajtja është më e vogël.
Silibinina bën bllokimin, pengimin e futjes së amatoksinës në  qarkullimin enterohepatik.
Dhe para së gjithash stimulon sintezën e proteinave qelizore.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Këshillohet 20 mg Silibilin për Kg/peshë, e ndarë në 4 doza për çdo 2 orë kohëzgjatje nën një vëzhgim të vazhdueshëm për ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve.
Për çdo infuzion merren   5 mg kg/peshë.
Për trajtimin e një pacienti 70 kg peshë trupore bëhet e tërë përmbajtja e një fl ( 350 mg Silibinin). Pas një intervali prej 4 orësh përsëritet e njëjta sasi (4+2 = 6 orë}, për 24 orë bëhen 4 infuzione. Mënyra e përdorimit është infuzion intravenoz.
Përmbajtja e thatë e flakonit shkrihet me 35 ml serum ( p.sh 5% glukozë ose 0.9% natrium chlorid) (1 ml = 10 mg Silibinin).
Masat për dezintosikacionin  extracorpral si p.sh hemoperfuzion ose hemodializë duhet të fillojnë në intervalet e pushimit të infuzionit, për të bërë të mundur ruajtjen konstante të  Silibinines në gjak.
Bëhen kontrolle të rrepta për të ruajtur ekulibrin elektroliteve e atë acido-bazik si dhe balancimin e likideve.
Me dozën e rekomanduar prej 20 mg kg/peshë dhe me sasinë e serumit të përdorur për tretje dhe injektohen rreth 0.36 mmol Natrium për kg/peshë.
Legalon Sil duhet të fillohet sa më shpejt të jetë e mundur pas helmimit edhe kur nuk është përcaktuar me saktësi diagnoza përfundimtare  e helmimit nga kërpurdha.
Infuzioni do të zgjasin për ditë me radhë deri sa të rallohen shenjat e klinike të helmimit.

Kunderindikacionet
Nuk njihen të tilla.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Shumë rallë mund të shfaqen  ndjesi nxehtësie në trup gjatë injektimit të infuzionit.
Nëse vëreni te vetja efekte anësore që nuk janë parashikuar në këtë fletëudhëzim atëhere njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Ruajtja
Tё ruhet nё vend tё thatё larg lagёshtisё.
Tё ruhet nёn 25 Gradё Celcius.
Tё ruhet larg arritjes sё fёmijёve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive