Wednesday, November 16, 2016

Lisidigal HCT (tableta)

Çfarë është LISIDIGAL® HCT dhe përse përdoret
Tabletat Lisidigal® HCT janë një kombinim midis një frenuesi të enzimës angiotensi-konvertaze (ACE inhibitor) si lisinopril dhe një diuretiku tiazidik si hidroklortiazidi.
Tabletat Lisidigal® HCT përdoren në trajtimin e hipertensionit.

Si ta merrni LISIDIGAL® HCT
Pacientët, presioni i gjakut i të cileve nuk mbahet nën kontroll në mënyrë të përshtatshme nga terapia vetëm me lisinopril, mund të marrin tabletat Lisidigal® HCT që përmbajnë 10 mg lisinopril dhe 12.5 mg hidroklortiazid ose tabletat Lisidigal® HCT që përmbajnë 20 mg lisinopril dhe 12.5 mg hidroklortiazid. Rritja e mëtejshme e dozës së të dy barnave varet nga përgjigja klinike; megjithatë në përgjithësi doza e hidroklortiazidit nuk duhet të rritet pa kaluar 2-3 javë nga fillimi i mjekimit.
Pacientët, tek të cilët presioni i gjakut është mbajtur nën kontroll mjaft mirë me një dozë hidroklortiazidi prej 25 mg, por që kanë pasur humbje të madhe të kaliumit, mund të sigurojnë një kontroll të tensionit të gjakut mjaft të mirë nëse ata fillojnë të mjekohen me preparatin që përmban lisinopril dhe hidroklortiazid të kombinuar me dozat 10 mg dhe 12.5 mg, respektivisht.
Doza maksimale ditore e lejuar e lisinopril dhe hidroklortiazid është 80 mg dhe 50 mg, respektivisht.

Ruajtja
Të ruhet nën temperaturën 25 Gradë Celcius.
Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive