Tuesday, November 22, 2016

Medilax (mikroklizma)

Veprimi
Medilax® është masë xhelatinoze, përbërësit e të cilit pas aplikimit rektal, shkaktojnë lirimin e ujit të lidhur për feçes, dmth. peptizojnë, zbusin masën fekale, e rrisin vëllimin, dhe shkaktojnë lubrifikim.
Gliceroli dhe sorbitoli mund të veprojnë në mënyrë stimulative në mukozën e zorrëve.
Të gjitha këto efekte stimulojnë aktivitetin e peristaltikës së zorrëve dhe shkaktojnë defekim.
Përbërësit e Medilax® praktikisht nuk përthithen në qarkullimin sistemik.

Indikimet
Indikimet për Medilax® janë të gjitha format e konstipacionit.
Përdoret te të rriturit, fëmijët dhe te personat e moshuar.
Përparësi e veçantë është përdorimi i thjeshtë dhe higjenik i barit.

Përdoret në këto raste:

konstipacioni (rektal dhe sigmoidal),
konstipacioni në shtatzani,
fekalomet që pengojnë defekimin,
përgatitja e pacientit (për vizitë mjekësore gjinekologjike, ekzaminime anale, përgatitja për endoskopi dhe rektoskopi),
konstipacioni habitual dhe tranzitor te fëmijët mbi 3 vjeç.
Kundërindikimet
Medilax®, sikurse edhe stimuluesit tjerë të rektumit, nuk duhet të përdoret te inflamacionet akute hemorroidale me hemorragji, infektimet dhe dhembjet.
Nuk përdoret te rektokoliti hemorragjik.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Kur krijohen kushtet për defekim maja e kanilës së tubetit futet në rektum.
Tubeti shtypet dhe përmbajtja zbrazet në rektum.
Defekimi fillon pas 5 deri 20 minuta.
Në disa raste te fekalomat duhet zbrazur 2 tubeta.

Efektet anësore
Medilax® në raste të rralla përkeqëson gjakderdhjet hemorroidale akute, infektimin dhe dhembjet.
Nuk ka kurrfarë shenja dhe të dhëna nga literatura për intolerancë të Medilax®.
Nuk dëmton mukozën e rektumit dhe nuk ka veprime anësore.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15-25 Gradë celcius, në vend të thatë dhe të freskët.
Bari të mbahet larg nga kontakti me fëmjët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 6 mikroklizma nga 5 ml.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet