Tuesday, November 22, 2016

Megalotec Cytotect (solucion për infuzion)

Lënda vepruese
Imunoglobulinë Citomegalovirusit.
(1ml solucion përmban 100mg proteina, nga të cilat 95 % janë antitrupa kundër citomegalovirusit.)

Indikacionet
Në gratë shtatzënë të infektuara nga cytomegalovirus (CMV) e cila mund të shkaktoje dëme të rënda për fëmijën e palindur, të tilla si verbëri ose shurdhim që shfaqen vitin e parë ose të dytë të jetës.
Infeksioni kongjenital i CMV është shkaku kryesor i defekteve në raport 1 në 750 në foshnjet e porsalindura.
Transplante: në infeksionet rezistente nga antiviralet .

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit

Në grate shtatzënë: java e 28; 2ml/kg/peshe vazhdon me 1 ml /kg/peshe javën e 31,34 dhe 37.

Transplantet: i/v 50 UI (i korrespondon 1 ml) /kg për 4-5 ditë.
Administrimi duhet të fillojë para dhe pas transplantimit. Për qëllimet e profilaksisë, administrimi mund të fillojë deri në 10 ditë para transplanti, sidomos në pacientët të cilët janë bartës cytomegalovirus.
Në përgjithësi, të paktën 6 doza të vetme duhet të jepet në intervale prej 2-3 javë.

Administrimi
Cytotect® Megalotec® duhet ngrohur në temperaturën e dhomes para përdorimit.
Cytotect® Megalotec® duhet të bëhet infuzion I/V me një fluks 0,08 ml/kg/orë gjatë një periudhe prej 10 min.
Nëse Megalotect tolerohet mirë, norma e infuzionit gradualisht mund të ngrihet në një maksimum prej 0.8 ml/kg/orë (që korrespondon me 20 pika / min në të rriturit).

Kundërindikacionet
Pacientet alergjike nga imunoglobulinat veçanërisht nga IgA.

Efektet anësore

Dhimbje koke,
të vjella,
temperaturë,
ndjeshmëri ndaj dritës,
rënie të tensionit,
dhimbje në artikulacione dhe në shtyllën kurrizore.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet