Wednesday, November 23, 2016

Operil (pika)

Çfarë është opril:
Operil p 0.025% pika për hunde,tretësirë,është vetëm për fëmijë nga 1-7 vjeç.
Për të rritur dhe fëmijë mbi 7 vjeç është e përshtatshme operil 0.05 pika për hundë,tretësirë.
Çdo 1ml Operil P 0.025%,pika për hundë,përmban 0.25 mg hidroklorid oksimetazoline.

Për çfarë përdoret:

rinitit akut të shkaktuar nga të ftohtit;
rinitit alergjik;
rinosinuzit;
inflamacion të veshit të mesit(otit media) për përmirësimin e funksionimit të tubit të Eustakit;
Në ndërhyrjen endoskopike në hundë për frenimin e edemës dhe gjakderdhjes.
Mos përdoret kur:

insufiçencën kardiake kronike;
hipertension;
aritmi;
glaukomën me kënd të ngushtë;
hipertrofinë e prostatës;
porfili;
diabet mellitus.
Mënyra e përdorimit:
Tek fëmijët 1-7 vjeç hidhni 1-2 pika operil p 0.025% në secilën anë të hundës,2-3 herë në ditë.

Gjatë hedhjes së pikave fëmija duhet ta çojë kokën mbrapa dhe të marrë frymë normalisht.

Operil nuk duhet të përdoret:në fëmijët nën 1 vjeç.
Vetëmjekimi me operil duhet të bëhet sipas mënyres së dozimit dhe jo më shumë
se 5-7ditë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet